Wednesday, December 27, 2017

Hasan Aliaj - Për të gjithë Ju bashkëkombës një 2018 me plot realizime!


Ditet festive te Dhjetorit nuk paten atmosferen e disa viteve me pare, krahas gezimit, pa e ndjere me kapi trishtimi i arsyeshem sepse prisja qe Nena ime te me telefonante si çdo vit, por jo, Ajo para disa diteve na u largua ne ameshim, Ajo, e shtrenjta ndodhet ne thellesin e asaj grope qe e pashe me syt e mije te perlotur, Ajo, ndodhet e vetmuar larg syve dhe pranis sone. 


Nuk e di se çfare bene o Nena ime poshte atij pirgu me dhe, aty poshte ku te mungon gjithçka…, nga kjo kllapi qe me mbertheu me shkeputi trokitja e gotes se djalit dhe gruas, por mendja me qendronte diku large ne token time te vendlindjes Vlore. Atje, thelle ne ate pjese toke, apo nuk e di ne Hapsire a Gjithesi siç thone…!! ku ndodhet mburoja jone e shumevuajtura Nene… 


Si mund te me shqitet shpejte nga mendja kure gjithçka eshte e fresket, imazhet prekese te asaj dite renqethese te largimit ne perjetesi dhe gjithe ato kujtime te mrekullueshme, perkedhelje, vuajtje, gezime, qarje, te cilat me kane mbeshtjelle aq forte sa nuk eshte e lehte te shkeputesh siç pretendojne disa…!
Por, sa here qe me pllakos trishtimi ose merzitja e kam gjetur nje ilaç, shkruaj ose lexoje. Kete dite feste fillova te lexoje librin e lene pergjysem “Storia della guerra di grecia” “Historia e luftes se Greqise” me autor Mario Cervi. 


Ky liber per nga permbajtja me ngjan si nje dokument autentik me vlere historiografike sepse ne faqet e tije jane te pasqyruar me detaje te rralla
gjithçka qe ka ndodhur ne realitet ne ate kohe e cila konsiderohet periudha me e heret e historise italiane. Po ti hedhim nje sy kopertines se librit do te ndeshemi me dy fraza lapidare te autorit, te cilat flasin qarte e ne menyre te sinqerte. 
Ato, rrjedhshem shprehin nje deshmi&realitet, Ato, na shtyjne drejte kahut pozitive qe kete liber ta lexojme me endje e laps ne dore. Nese po, jam i bindur qe perpara do te na hapen dritare te reja dhe patjeter qe do te mesojme diçka te re per çfare ka ndodhur ne realitet si: para dhe ne periudhen e Mbretit Zog, ne vitin 1939 ne Shqiperi dhe 1940 ne Greqi. 


Qysh ne paraqitje ky liber ka diçka bindese, çdo faqe e tij eshte e mbushur me informazione te sakta e jo gojedhena, me dukumenta te dala nga proçes verbalet, telefonatat e gjeneraleve dhe te vete Musolinit, telegrame orgjente, levizjet e batalioneve dhe regjimenteve, ditaret e vet eksponeteve kryesor, gazeta zyrtare…, por ajo qe me shtyne ta audhuroje kete liber, eshte serioziteti ne trajtimin e ngjarje&ndodhive, guximi, kapaciteti intelektual, prezenca e vete autorit ne keto episode, sepse Ai sherbente ne armaten e ekupacionit te Greqise si Sottotenente di fanteria (kembesorise).


Postimet e mia per kete vit 2017 po i mbyll me kete liber historik shume domethenes. Me fotot e paraqitura dhe shenimet perkatese mendoje se do te
kuptoni se çfare trajtohet dhe do te futeni shume shpejte ne labirinthet e asaj periudhe qe akoma qendron ne erresire. 

Pikerisht duke u nisur nga ky fakt historiografia jone do te ndihmohet shume per te shkruar me realizem periudhen e luftes.


Ndonjehere ndodh qe nga e verteta mund te hidherohemi, por qe brezave tane t’ju leme deshmi te sakta eshte detyra e cilido prej nesh qe gjithmon te themi e te shkruajme vetem te verteten. 

Une kete pune bashkerisht me gazeten “Rrenjet” po kryej e do te kryej ne vitet ne vazhdim, duke mbetur me shpresen qe mos te jem i gabuar. 
Per te gjithe Ju bashkekombes nje 2018 me plot realizime!



Miqesisht 

Hasan Aliaj Lapardha (Aulona)






No comments:

Post a Comment