Saturday, May 27, 2017

Fjala  “La” e gjuhës shqipe – Etimologji

Vihet re dukshëm, se në fjalorin e gjuhës shqipe mungojnë mijëra fjalë, larguar ato nën petkun e fjalëve “të huazuara”.

Ndërkohë shumë fjalë të tjera të fjalorit të gjuhës shqipe pranohen me lehtësi nga akademikët tanë se qëndrojnë si të huaja.  Pra ka një problem këtu, pse shumë fjalë të ashtuquajtura të “huazuara” qëndrojnë dhe disa prej tyre janë fshirë krejt nga ky fjalor i gjuhës shqipe?

Një prej këtyre fjalëve është pikërisht fjala: “La; lartë” dhe mendoj se është hequr qëllimisht madje me një program të qartë antikombëtar. Në vitet tona kur kemi qënë në shkollë fillore koha e monizmit, na detyronin të mos e shkruanim fjalën: “La” por lart ashtu siç donin të na mësonin të shqiptonim bashkëtingëlloret pa zanorën ‘ë’ tipike shqiptare.

Në gjuhën shqipe gati çdo shkronjë e alfabetit të saj jep një fjalë njërrokshe – kjo ishte ndoshta qëllimi që na detyronin të mos i shqiptonim bashkëtingëlloret të shoqëruara me zanoren ‘ë’ nga pas tyre.

Në të gjithë teritorin shqiptar, nga të dy dialektet e nëndialektet e saj ende ndodhet e përdoret pastër kjo fjalë e lashtë e gjuhës shqipe, “La”. Në zonën e Oparit Korçë, të gjithë kur i pyet prej nga je prej nga vjen ata përgjigjen: “Vij ose jam nga Opari La” ndërkohë tek gjuha shqipe gjejme një shprehje tjetër kur duam që ti urojmë dikujt suksesin e aritur prej tij e urojmë: “La e më la”

Fjala “La” e gjuhës shqipe buron prej dy simboleve të saj nga më të lashtat kemi foljen: A = ashtë dhe “L = la”- bashkimi i këtyre dy simboleve na jep fjalën e pastër shqipe: A/la = ashtë La; lart; N/al-t në qiell baraz “YLL”, është kjo fjalë e shqipes e cila jep sinonime të tjera në gjuhën shqipe dhe më gjerë, me kuptimin Ala = ashtë lart, ashtu si në të gjithë shqipërinë e mesme  ku: Ala = Akoma, sepse tregon largësi, dhe thuhet: “Ala ska mbritur = ende ska ardhur”

Sinonimet janë të pafundme aq sa ato duken sikur largohen nga kuptimi i saj më i parë: Al = Yll.

Por Ylli, yjet lart në qiell, janë të zjarrtë “të ndritur” ata qëndrojnë “la e më la”- lart në krye, ndaj në gjuhën shqipe pjesa e sipërme La në trupin e njeriut quhet: B/all nga ku kemi emra, prijsash apo mbretërish “Ball”, po ashtu quhen majat e maleve të nalta apo vet fjala shqipe: M/al.

Duke marrë parasysh vizionin që krijon në mendjen njerëzore imazhi i një ylli atje la në qiell, i ndritshëm i pastër “Xixë” prej saj kemi edhe fjalën shqipe: “Laj” u la u ba - u bë dritë, pra fjala shqipe “Laj” buron direkt prej imazhit “symbol” i yllit shndritjes së tij.

Provojmë një shembull tjetër, thjeshtë për “Yllustrim = ilustrim” – pra prej fjalës ‘Yll” kemi fjalën fikse, Ilustrim duke ditur se shkronja ‘Y’ e shqipes  dialekti i jugut “Jonane” lexohet ende sot: Ypsilon = I. Pra kemi: Yll = IL – Ilio = Diell, por jo vëtëm kaq tek gjuha shqipe gjejmë sërish fjalën tjetër gati internacionale: Lajka, apo “Like” shkruar në anglisht, pra kemi të bëjmë direkt me sinonimin fjalës rrjedhë nga fjala Yll;  I/llustrim, Llustra, Lajka (laj thaj) ledhatoj.

LAJKATAR mb. keq.

  1. Që të bën lajka, që të flet me lajka; që shpreh lajka; lajkatues. Njeri lajkatar. Fjalë lajkatare. Me zë lajkatar. 
    Që bën ledha, ledhatar; lozonjar. Vajzë lajkatare.


Në gjuhën greke:Yll = Astra, e ndërkohë e njëjta fjalë gjendet edhe tek anglishtja: Star = Yll, pra duket qartë se fjalët e mësipërme trajtuar janë shumë larg nga fjalori i tyre si dy gjuhë respektivisht të vjetra europiane

Eshtë fjala e prinshqipes: A/la= èshtë La, nga ku buron fjala Yll e njohur si semite: El = Yll, prej nga ku burojnë shumë fjalë të tjera jo vetëm në shqip, ndërto po sjellim fjalën shqipe: Eja = Eja (hajde këtu) pra afrohu nga la/rt apo lar/gësia ku je, në greqishte kemi E/la = Eja, (l = j), e njëjta ndodh edhe tek gjuha vllahe (rrèmène): A ku La = aj/de këtu La; Eja.

Si vizion i yjeve “lënë” me vete të “Lira” apo lindur si bij të Yllit më të madh të zjarrtë qiellor: Diellit – Atit-Zeus, tek shqipja gjejmë fjalën: Le; Lind, por edhe “e le” e lëshon më vete “e la” mënjanë etj. Ndërsa tek gjuha greeke kemi: El = Ili/ko = material, dhe ndërnacionale kjo fjalë: El = Element, përbërës të së tërës; Unibërë, bërë-një; Univers (Ba/x – Bashk’) lidhje besnike të një bashkësie (hapësire) të pa trup: Ba/ska apo Ska/ba.




Mili Butka@ Gjuha Shqipe
*Aleksander Hasanas*


No comments:

Post a Comment