Monday, May 29, 2017


Një kujtim i largët për një POET shumë të dashur; NDOC GJETJA


i cili pas disa ditësh ka përvjetorin e ikjes por jo të harrimit.



EPITAF PER VETEN


Këtu prehet ai që quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht në botë
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithë njerëzit i quante shokë.




Kur pa që ëndërra kalkulohej me kompjutër
kur pa se idealet rrëzoheshin në kolltuqe
kur jepte buzëqeshje dhe merrte skërmitje
zuri sytë me dorë dhe vendosi të ikte.


Dhe shkoji e hyri në manastirin e Unit
të shpëtonte shpirtin nga gjuhëligat e lehjes
...Pastaj e përcollën në banesën e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhës.


Në çastin e mbrame një hënë e përgjakur
e puthi në ballë dhe thirri "Nënë"
Mos kërkoni të dini për të më tepër
se iku sikur të mos kishte qënë.



Si lezhjan, ku jetova mbi 18 vjetë, natyrisht e kam njour poetin Ndoc Gjetja por prezantimin me të e kam patur në një moment tepër interesant që nuk e harroj sa të jem gjallë.

Një ditë, po kaloja mbi urën e Drinit në Lezhë dhe pashë se nga krahu tjetër po kalonte miku im i mire, Shrimtari Devolli, Agim Isaku. Ai ishte së toku me Ndocin.
Agimi do më thërriste të ndalesha dhe do më pyeste nëse e njihja Ndocin. I thashë se e njihja por kurrë nuk isha prezantuar me të. Kështu ai do më prezantonte me Ndocin të cilin, mesa dukej, po e përcillte për tek stacioni i trenit.

Prezantimi qe befasues dhe alegoriko – shpotitës siç e kishte zakon Gimi me miqtë e tij të afërt për të krijuar të papritura të këndëshme. Ai do më thoshte:
"Adash, po të prezantoj me një fshatar si ty....S'besoj se njiheni?"
Flakë për flake ju përgjigj Ndoci:
"Fshatin e mos e hëngesh!" dhe më zgjati dorën duke shtuar një shprehje metaforike shumë të goditur, "Ne jemi ura, ndërsa ti Agim Isak, je këmbëza e urës...Megjithatë, ne i shërbejmë popullit por pa shpinën tënde s’mund të qëndrojmë dot.”

E pa se unë ngela paksa i çuditur nga që s’dita se si të reagoja për momentin prandaj shtoi,
"Na prezantoi si fshatarë ne të dy lezhianët e vërtetë se vetë është qytetar nga Qyteti Bujqësor i Bilisht që prodhon produkte bujqësore më shumë se Bërdica ime dhe ndoshta edhe se fshati jot.
T’i thuash tjetrit, 'fshatin mos e hëngësh' siç i thashë në fillim, është njëlloj sikur t’i thuash 'vdekësh për bukën e gojës' por ai do rrojë se shoqërohet me ne fshatarët...Hahahaaaa”
©Agideba

No comments:

Post a Comment