Etimologjia e fjalës “Shtrungë” – Gjuha shqipe origjinaliteti i
saj!
Kjo fjalë në pamje të parë të
jep përshtypjen e një fjale të zakonshme, madje ndoshta e re në fjalorin e
shqipes – por jo nuk qëndron e tillë.
Tek asnjë gjuhë tjetër e vjetër
apo e re qoftë ajo, nuk mund ta gjejmë këtë fjalë kaq fort kuptimplote,
bindëse, si në gjuhën shqipe, deri në origjinën e saj, burimin nga ku rrjedh
kjo fjalë – prejardhja e saj.
Sigurisht sinonime të fjalës
shqipe “shtrungë” ekzistojnë në gjithë gjuhët e tjera, europiane ose jo të
tilla por ato thjeshtë janë një opsion, përafresë të kuptimit të saj prijës
(primar) dhe krejt të pa origjinë krijuar ashtu në rrugë e sipër të pathemelta.
Ku qendron sekreti, bukuria,
origjinaliteti i kësaj fjale të pastër, e veçantë gjithashtu e gjuhës baritore
shqipe?
“Shtrungë” do të thotë;
“rrugë” e ngushtë, shtrënges, e shtrënguar “udhë” (ull-ë, urrë, urdhër) pra një
“shteg” i ngushtë përpara vathës së bagtive të imta ku ato janë të detyruara të
kalojnë një nga një, për tu mjelë më pas nga bariu i tyre
Pra kemi të lashtën fjalë shqipe: Rrugë + St – rrënjën bashtingëllore të pandryshueshme e cila na jep emërtimin (Strrugë – Struga – shqiptaro/maqedonase) dhe sigurisht dhe fjalën tonë që po trajtojmë “Shtrungë”
Pra kemi të lashtën fjalë shqipe: Rrugë + St – rrënjën bashtingëllore të pandryshueshme e cila na jep emërtimin (Strrugë – Struga – shqiptaro/maqedonase) dhe sigurisht dhe fjalën tonë që po trajtojmë “Shtrungë”
Tek shqipja gjuhë kjo e lashtë
PIE vlerësuar ajo, gjejmë edhe fjalën tjetër po aq specifike lidhur ngushtë për
sa thamë më sipër ajo është fjala “Tra” ose “Trung” prej të cilave përsëri në vizionin
tonë shfaqen si një “rrugë” e ngushtë, e gjatë, mundësisht e drejtë, nga ku
mundësohet Transporti a po tranziti i mjeteve apo çfardo llojë lëvzjeje
gjallesash, etj.
Eshtë gjuha shqipe krejt e
veçantë specifike e cila ndërton fjalët e saj të hershme prej hershmërisë së
saj mbi rrënjët njërokshe, si asnjë gjuhë tjetër
Të kërkosh pikërisht këtë
fjalë “shtrungë” - rrugë e ngushtë, e ngucur -Strugë -shtrungë, tek gjithë gjuhët e tjera në përdorim zor se do e gjeni fare
atë, por nëse ekziston ajo nuk ka të njëjtën formë ndërtimi si tek gjuha shqipe
dhe do i duhen më shumë se një fjalë e vetme për ta zëvendësuar atë.
Gjuha Shqipe @ Mili Butka.
No comments:
Post a Comment