Tuesday, January 10, 2017

Poezi: - "Nuk dua të shkoj në parajsë" — Nga Gentjan Hasanas



Nuk dua
të shkoj në parajsë,
veç varrin ta kem me dritare!
Një ditë të bardhë,
si kjo e sotmja,
ku gjithçka është prej dëbore,
më jep leje 24-orëshe!
Me ujqit të vallëzoj
në luginat ku hëna fshihet!
T’i puth një nga një
lulet e dimrit
dhe buzët e “asaj ilegales!”
Në kthim,
veç tulipanin e zi do të marr
zbukurim për dritaren time!
...(volos..10..1..17.(


No comments:

Post a Comment