Monday, January 2, 2017

Albanian-Archaeology: Gjiri i Gramës - Karaburun - Mbishkrime për nder të perëndisë Poseidon



The Bay of Gramatës (or as the locals call it, the Bay of Gramës) is located at the foot of the western slope of the Karaburun Peninsula and is considered as one of the the most unique surprises of the peninsula because of its rich history. 


Even in ancient times this bay served as a docking port for ships and boats. Located in an uninhabited zone where you can only visit by way of water transportation (the main roads are nearly impossible due to the very rocky and hilly mountain terrains, and the main roads turn into very tight and narrow passageways only accessible by mule) there you will find a small natural beach that is about a 50 m stretch. 

Since antiquity, the 6th century BCE, the massive boulders that are found in this Bay served as the quarry for construction of cities. On the walls of the Bay, you can very easily see the carvings made by sailors expressing their reverence for the god of the sea: Poseidon. 


There you can find the names of emperors and personalities, including the name of the Illyrian King, Gent. Today these carvings are a unique treasure for the Mediterranean. There are many ancient writings, starting from the 4th century before Christ, especially the ones, in Latin, written in the first century after Christ. 

You can find the names of Mark Anthony and Pompeii and an assortment of drawings. Amongst them: ships, crosses, anchors, shields, etc… In this bay there is cave with the same name and in on its stoney walls you will find drawings and writings that express gratitude for generosity and hospitality. 


Materiali në shqip
Gjiri i Gramatës (ose siç quhet ndryshe nga vendasit, Gjiri i Gramës), ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Gadishullit të Karaburunit dhe vlerësohet si një nga surprizat më të veçanta të Gadishullit, në pikëpamjen historike.
Kjo dhe për faktin, se në lashtësi, ky gji ka shërbyer si vend pushimi për anijet. Në një zonë të pabanuar, ku mund të arrihet kryesisht nga deti (këtu rruga tokësore është shumë e vështirë, për shkak të terrenit malor, e cila reduktohet në një shteg të ngushtë kalimi mushkash), gjendet një plazh i vogël natyror, me gjerësi rreth 50 m.


Në antikitet, që nga shek. VI p.e.r., shkëmbinjtë masivë, që gjenden në këtë gji, kanë shërbyer si gurore për ndërtimin e qyteteve. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime, të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit, perëndisë së detit. Aty gjenden emra perandorësh dhe personalitetesh, midis të cilëve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot përbën një vlerë unikale, për detin e Mesdheut.
Në shkrimet e shumta, që i përkasin periudhave të hershme, duke nisur nga shekulli IV, para Krishtit, veçojnë ato latine, që përkojnë me shekullin I, pas Krishtit, ku gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj..

Në këtë gji ndodhet edhe shpella, që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës, dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falënderime për bujarinë dhe mikpritjen.


Ledio Konxholli  - @ - Mili Butka.

No comments:

Post a Comment