EDHESA_EMA/THEA
Mbretëria
e Maqedonisë, - shkruajnë Paurson dhe Cayx, - ia detyron origjinën e saj një
kolonie Pellazgësh të dëbuar nga Hestiotida (krahinë në Thesali – Argosi i lashtë) prej Kadmenëve,
rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosën në Pind nën emrin Maqedonas dhe u
shtrinë deri në Ematia”.
Pra, Maqedonët antikë ishin me etni Pellazge, ashtu siç ishin edhe Ilirët, Thrakët, Epirotët, Etruskët, Trojanët, Mikenasit…, etj. Të gjitha këto fise e popuj kishin të njëjtën rrënjë, etni, gjuhë, kulturë dhe të njëjtin gjak – ishin Pellazgë.
Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua aty rreh vitit 796 para erës sonë (p.e.s.), e drejtuar nga mbreti Karan.
Maqedonasit
nuk ishin grekë. Demosteni (filozof grek) i cilësonte ata
si ”barbarë”, domethënë jo grek, dhe po ashtu, përpara tij edhe
Homeri shkruan se maqedonët shkuan në ndihmë të Trojës së rrethuar nga Grekët.
Pra, Maqedonët antikë ishin me etni Pellazge, ashtu siç ishin edhe Ilirët, Thrakët, Epirotët, Etruskët, Trojanët, Mikenasit…, etj. Të gjitha këto fise e popuj kishin të njëjtën rrënjë, etni, gjuhë, kulturë dhe të njëjtin gjak – ishin Pellazgë.
Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua aty rreh vitit 796 para erës sonë (p.e.s.), e drejtuar nga mbreti Karan.
Emri Maqedoni, siç shkruajnë edhe historiografët grekë, vjen nga fjala “Emathia”, që ka qenë emër i krahinës ku është formuar shteti i Maqedonisë antike, me simbolin kombëtar: Dielli me 16 rreze.
Krahinat e maqedonisë së lashtë ishin: Pieria, Elime, Emathia, Eordea, Oresia, Botiea, Lyncestia, Almopia, Pellagania, Halkidikia, Bizalti, Sintiku, Odomantiku dhe Edonidi.
Mbreti i parë i Maqedonëve ishte
Karani, i biri i mbretit të Argut, Timenit. Timeni bashkë me Kresfontin dhe
Aristodimon, ishin tre prijësit e Dorëve, që nga rrethinat e Thesalisë kaluan
në Moré, ku vendosën pushtetin. Meseninë e mori Kresfonti, Spartën Aristodimo
ndërsa Argun Timeni.
Pasi vdiq Timeni, të bijtë u grindën për fronin. Fedoni ia doli të marrë fronin për vete, ndërsa Karani vendosi të ikte larg që të gjente një vend tjetër për të sunduar, por më parë shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit. "Mbretërinë tënde ta ngresh atje ku të shohësh të prehet një kope dhishë"
Pas shumë ditësh udhëtimi arriti në një vend të bleruar, ku pa një kope dhishë. Aty ai ndërtoi qytetin, e tij të cilin e emëroi në kujtim të shenjës “Dhisë” të derguar nga zoti, që nga ajo kohë, ajo ishte në zakonin e vënë në krye të ushtrisë së tij për të udhëhequr atë në fushëbeteja, ai e quajti këtë vënd “Edesa” emrin e Aegae (Dhi).
…
Pra e shkruar nga shumë autorë të
lashtë e të rinjë, studiues, historianë e gjuhëtarë, emri “Edhesa” do të thotë
Dhi – E' dhisë, vend i Dhisë; “Edhesa”
Ka përpjekje si përherë nga
tendecioze studiues grekë të cilët duan ta lidhin emrin “Edhesa” me fjalën e
lashtë, “Αχ = ujë” pellazge gjithashtu, por të përvetësuar nga grekët si shumë
fjalë të tjera apo krejt dialekte si ajo “dorike”, “joniane” “mikeniane”
etj të cilat vetëm greke nuk janë, duke pretenduar se vend i Dhive – Edhesa,
quhet ashtu për shkak të burimeve dhe ujrave të shumta aty …
Edhesa quhet “Edhesa” – ku qëndron
kjo rrënjë; “Αχ = ujë”?
Sigurisht dimë se Dhia në
gjuhën e sotme greke huazuar prej arvanitasve quhet (γιδα) gida – Aegae; këtu ndoshta kemi nje lidhje të kësaj
rrënje – fjalë “Αχ” – por Aegida = Dhi, Dhia e malit Amalthea dhe Jo Ujë.
Pamë më sipër se edhe historiografët grekë, shkruajnë se fjala “Emathia”, që ka qenë emër i krahinës nga ku është formuar emri i Maqedonisë antike.
Ëmathia – a nuk është ky emri i
Mëmës Dhi – Amalthea –“mëmës” së vet Zeusit, e cila e ushqeu me “tamlin” e saj Zeusin fshehur
atje në Kretë, në malin e “Atit - Ida”.
Pra më se e qartë, kjo fjalë ky
emërtim i takon gjuhës shqipe: E'ma Thea; E'mathia - 'Maχedoni;
Machedoni – Maqedoni. (Mathedonia)
Ema = ëma, m'ëma ashtu si ende sot në gjuhën shqipe: Ëma = Mëm'- Mëma.
Ema = ëma, m'ëma ashtu si ende sot në gjuhën shqipe: Ëma = Mëm'- Mëma.
Zoti të birin e Jovanit, pra Aleksandrin, në
Bibël e quan cjap, Pirroja dhe Skënderbeu në kapelet e tyre vunë kokën e Dhisë kjo nuk është rastësi.
Mbreti Karan
Emri Caranus është
padyshim i lidhur shumë ngushtë me më arkaiken në dialektin dorik
"karanos = krye", kryetar - prijës (sundimtar) Kjo sigurisht që është e mundur për të identifikuar këto dy fjalë, pasi ato rrjedhin nga e njëjta rrënjë "kara" (Kr) do të thotë kreu, pra udhëheqës, mjeshtër mbretërore. Fjala "koiranos" tashmë kishte kuptimin e sundimtarit apo mbretit në Homeri (15). Kështu, në dialektin dorik fjala "karanos", nga kuptimi i saj si një epitet (udhëheqës, sundimtar) dhe si një substantive (mbret).
Mili Butka @ Gjuha Shqipe#Aleksander Hasanas#
No comments:
Post a Comment