Wednesday, December 14, 2016

DARDANI TË BËNË COPË E GRIMË...


DARDANI TË BËNË COPË E GRIMË...
- Një tradhti e madhe kombëtare. 
- O ju të pushtuar nga mendje të poshtra... 
- O popull, mjaftë kemi parë ëndërra të mira me sy hapur.
- O Ati Madh! Ç’pret, tundi edhe njëherë nga themlet këtë milet e këta pushtetar...
- A mundë të jënë këta zerzop morali dhe pamorali i Dardanisë. Kjo histori përfundon kështu: i ligu e tradhtari fshihet nën petkun e shtetit, ndërsa shteti është i detyruar të vesh rrobat e të ligut. 
Ruajuni nga turpi më shumë se nga vdekja, se ky turpi është më i gjatë se vdekja...
Një nismë dhe shembuj jo veç për t’u zënë në ngoje, po edhe për t’a vënë gishtin kokës. Kaq do t’i duhej retorikës pronto, për të hedhur një hije të rëndë mbi çështjen e Mitrovicës, sa herë që shfaqej në horizontet e Brukselit dhe tregohet bujare, ndaj serbisë, megjithatë, në befasitë e saj. Lojrat, prej të cilave të gjithë ne kemi marrë aq të dhëna për natyrën e pushtetarëve, janë të mbushura me shembuj të rrezikut të një tradhëtie të hapur e të jashtëzakonshme. Ku vend, kjo Dardani, ju ka borxh lirinë dhe historia do të na gjykojë (pas) neser ne të tjerëve se ç’bëmë më këtë Dardani.
Në vitet ’60, ’70, ’80 e ’90-ta kishte zgjimë kombëtar dhe ishte pikërisht kjo detyra jone e madhe. Ishte një rrugëtim i gjatë e i lodhshëm katakombësh, ku u detyrua të jetonte ndjenja për bashkim kombëtar, por edhe rrugëtimi tjetër të gjatë, atij të lirisë. Arritja e lirisë është një hapë ndërsa i dyti është ruajtja dhe mbrojtja e kufijve tanë dhe promovimi i saj. A e kemi përbushur këtë mision të dytë. 
Jo! E tradhtuam atë.
Janë të shumta përmasat e kësaj tradhtie. Do ta nisja nga vetë fjala tradhti, e cila në rrafshin politik, si kuptimor, ashtu edhe historik lidhet ngushtë me kontekstin nga cilët njerëz ka ndodhur kjo tradhti e hapur. Fjala tradhti vjenë nga latinishtja coniuratio që i ka në rrënjet e saj fjalën missio e që do të thotë mision në dëm të shtetit. Tani do ta shijojmë “bukurinë” e këtij arti makabër të autorëve shqiptarë, o shqiptar tradhtarë. Shumë i kemi dëgjuar gënjeshtrat e tyre nga ato që s’duhet dëgjuar e i dëgjojmë, duke vjellur për çdo ditë kundër Dardanisë e në veçanti kundër Debëlldesë, kundër maleve të Rogovës, kundër Mitrovicës e kundër Deçanit etj.
- Këto dy figura makabre, të poshtra politike, Hashimi e Isa më duken pjesë të hartës së Dardanisë, të bërë copë e grimë.
- Kush është Mitrovica? 
- Mitrovica?
- S‘i gjanëm nuk e kuptuan dot këtë emër...
- Si gjanëm nuk i kuptuan votuesitë e Drenicës emrat e dy figurave më të shëmtuara dhe më antikombëtare të kësaj toke. 

- Është versioni i sotëm i Dardanisë antike, një version i përçudnuar i saj. Prerjet janë bërë nga dy duar të pasigurta, apo thënë më sakt, nga dy duar të vrazhda nga Broja e Prapashtica, që dinë të therinë me thikë, të presinë me shpatë, të qëllojnë me kërbaç, të të burgosin, të të vrasin në burg, të të gjuajnë me plumba, por jo të vizatojnë. Megjithatë, para tërë popullit gjenden dy figura e shumë deputet zuzarë, të cilët më duken si pjesë të hartës Dardane, të ndarë në menyrë të përçudshme. 
Nuk e di se çfarë pjelle janë, nuk e di se çfarë harte është: gjeografike apo historike, serbo-malazeze apo politike, komike apo tragjike, policore apo e Daçiçit...
Këtë hartë e ka bërë dora që e vrau Mitrovicën, Debëlldenë, malet e Rugovës, Deçanin etj. Para së njejtës tragjedi jemi sot, ndaj Dardanisë. Unë e përshkrova me fjalë, ndaj të cilave shumë tradhtarë nuk janë të ndjeshëm, për këtë dramë shqiptare të përjetuar nga mijëra e dhjetëra mijëra viktimë të pafajshme: gra e fëmijë, pleqë e plaka, të këtij populli paqëdashës. 
Imazhe të forta të trupave përpëlitës më erdhën në mendje... dhe pezull mbi ta qëndronte, maska e murtajës, maska e tradhtisë. Ne duhet të kthehemi dhe do të kthehemi te drama shumë herë, kur vullneti ynë do të japë shenjat e lodhjes. Edhe atëherë kur fjala mjaft do të dëgjohet si lutje as si kërcënim.
Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktim e automatizimit territorial të shqiptarëve. Historia, si mjet për të mbrojur dhe zhvilluar indentitetin dhe integritetin kombëtar, ndoshta vendimtar dhe me rëndësi nga shkombëtarizimi, ndarjet e imponuara nga fundamentalizmi islam, tradhtia, korrupsioni, si dhe nga të çarat që mund të lindin dhe të thyejnë e copëzojnë zhvillimin tonë të përbashkët kulturo-historikë gjithë shqiptar. 
Më pak dogma, më pak tradhti, më pak mosmarraveshje. Më pak TRADHTI, do të thotë më pak fatkeqësi: nëse nuk është e vërtetë, qofsha unë i gabuar.
Politika e Brojës, Prapashticës dhe pushteti, ndonjë parti politike ka edhe ndonjë individ, një regjim e një sistemi jo çdo herë janë në shërbim të interesit, në menyrë të veçantë programit për bashkim kombëtar! Pushtuesit fqinjë bëjnë elaborate më çnjerëzore të na asimilojnë, të na ndajnë, të na ndjekin dhe të na zhdukin nga trojet etnike. Ata eksperimentojnë me fatin tonë, kurse ne shqiptarët jemi bërë durimtarë dhe tradhtarë të zellshëm. 
Durimit mund t’i vijë fundi si çdo gjëje në jetë. Kjo është një porosi shumë e rëndësishmë edhe sot. Pra, ne nuk mund të sillemi brenda një rrethi të mbyllur. Duhet të hulomtojmë rrugët që çojnë në zgjidhjen e problemit gjithë shqiptarë. Nuk mund të merremi vetëm më pasojat që na i shkaton armiku dhe gjak prishurit shqiptarë. Ne duhet t’u prijmë ngjarjeve e proceseve, e jo shkojmë verbërisht pas tyre. Këtë mund ta bëjmë dhe dyhet ta bëjmë, sepse kemi akademi, universitete dhe të gjitha institucionet shkencore. 
Para një shekulli rilindasit tanë kanë ditur të mblidhen, të bëjnë çëndresë dhe kanë arritur ta organizojnë tërë një lëvizj kombëtare, gjithë shqiptare (si ajo e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit).
Tani shtrohet pyetja: po pse, ne sot nuk mundemi? Pse nuk i themi gjërat ashtu siç janë? Secili shqiptar duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare, për bashkim kombëtar... 

Të gjithë bashkarisht e me një program kombëtar mund të bëjmë më shumë. Drama shqiptare sot o kurr kërkon edhe një program të qartë kombëtar. Ata që prishin me dorën e tyre. E kanë vështirë që ta ndreqin nesër! Kështu, shumë më shpejtë do të arrijmë integrimin e gjithë shqiptar. Pra, duhet të trupëzohemi në proceset historike kombëtare dhe të gjitha përpjekjet duhet shkrirë në zgjidhjen e tërësishme. 
Për të shembur fronin e TRADHTISË, bajraktarllykut, injorancës, klanzmin dhe përçarjet brenda qeverisë dhe partive politike. Siç thoshte poeti, ne duhet të ngremë çështjen kombëtare, ku uniteti ynë do të jetë mbi të gjitha. Sami Frashëri kishte vlerësuar me të drejtë se shpëtimin e atdheut dhe begatin e tij nuk duhet ta presesh kurrë nga të tjerët, po nga vetë populli. Mbi të gjitha dhe mbi këtë bazë duhet të gjejmë dhe mundemi formulën më praktike që ne na shpie drejt zgjidhjes së problemit tonë gjithëkombëtdar dhe bashkimin e saj në një territor të vetëm...
Sot apo dje, një murë i ri në mes të Evropës kurvë. Më doli sërish një lajmë i zi. Ngriva në vend. U ktheva në shtëpi me një përzirje ndjenjash në shpirt, nga njëra anë, sa herë kujtoja frazën “tradhti” nuk më hiqet nga mendja, zemra më rrihte me vrull dhe ndieja se si hapej përpara meje një tradhti kombetare. Intuita më thoshte se një forcë e madhe, që gjer atij çasti flinte, do të shpërthente tek unë... 
Unë dua të them diçka, por goja, buzët, nuk m’u bindën në vend që të flasnin, ato lëshuan një të qarë të ngjirur. A pajtohesh me mendimin tim o Hashim Broja e Mustaf Prapashtica? Kishte kohë që më mundonte enigma e të dytit, mjekërrzinjtë shqiptarë. Më mundonte sidomos shpjegimi i verbërisë, prej së cilës trembeshim të gjithë. E kjo ndodhi në Mitrovicë, një murë mes të Dardanisë.
Heshtja rreth e rrotull dhe njëfarë shkretimi i udhëkryqeve nuk tregonte gjë tjeter veçse afrimin e shpejtë të saj. Nuk dukeshin as zëra njerëzish, as bulërima kafshësh. Në fund arritën. Ata ishin të veshur me këmisha turpi e të zeza. Rrëshqasin tradhtarët si krimbat e që lëvizin si gjarpërinj, vdekja. Sa…? Kjo do të thoshte po përgatitej një therrje e re, ndarje qytetesh. Në gjunjë, o tradhtar, o të pabesë! Tregoni respekt për emrin e Mitrovicës. T’ju shkatrrojmë strofkullatë e kuçedrave kanosëse, të gatshëm për të ushtruar tradhti dhe coptime tjera. E shtrembëruan dhe përdhosën Mitrovicën.
O Përendi, ç’kohëra të prapa që erdhën! O Përendi, ç’shenja të zeza dhe ugurzeza! Çdo gjë në këtë kohë për ne bëhet së prapthi. Pamja e hartës së Dardanisë, duket shumë e coptuar, fytyra e Mitrovicës, emri më erdhën në mendje të përgjysmuara, si një bukë e gërryer në trupin tim. M’u duk sikur se po buzëqeshte me vete, që tregonte mundimin e saj. Ne çka, të përgjumur. Qyteti Mitrovicës ishte pushtuar dhe i ndarë përgjysmë. Kjo do të thotë se në qytet kishte ushtarë serbë arab të përzier me gjak prishur shqiptar.
Ne nuk mund ta kuptojmë dot se ç‘do të thotë shteti i lirë, sepse ne po rritemi në tradhti e korrupsion. Në asnjë mënyrë s’e kuptoja dot se si mund të sëmurej një shtetë, një popull i tërë. Domethënë s’ka as shqiptarë, as gjak shqiptari? U kalbën burgjeve dhe u vranë shumë shqiptarë, me e emrin e Dardanisë në gojë. Na dha zoti një DARDANI që rrinte gjithmonë i drejtuar drejt qiejve, një krah anglezi dhe amerikani, tani pritni kur serbët të na hedhin një tjetër hartë edhe më të shëmtuar e të coptuar...



Afrim Caka

No comments:

Post a Comment