Sunday, November 6, 2016

SI VRITET NJE KOMB?

SI VRITET NJE KOMB?
Nga Prof. Engjell Gishti


Mendimtaret me te medhenj te Botes kane vene re me te drejte se nese do te vrasesh nje komb, duhet se pari ti vrasesh atij krenarine kombetare; duhet ti mohosh heronjte; duhet ti mohosh veprat; duhet ti mohosh librat; duhet ti mohosh historine! E me vone mund te shkruash libra te rinj me histori te re, me heronj te rinj, me vepra te reja, me zakone te reja.... te cilat mund tja u japesh per te mesuar femijeve; dhe patjeter qe do krijosh nje mendesi te re; nje popull te ri! 

A nuk bene keshtu greket kur e krijuan kombin e tyre ne fillim te shek XIX? Madje ata bene edhe me shume: ata i ndryshuan edhe gjuhen popullit te cilin e quajten me vone “popull grek”! Dokumentat thone se Europa ngriti shkolla te tera per femijet “grek” qe keta te mesonin “shkrim e kendim” ..... dhe pane se keta femi thjeshte nuk dinin as greqisht! 
Por as europianet e as greket nuk u shkurajuan: u mesuan femijeve “barbare” greqisht, u mesuan atyre se ata “e kishin humbur gjuhen e tyre si pasoje e dhunes allvanite”; i bene krenare per qenien e tyre te re si greke; prodhuan prej tyre nacionalistet me te medhenj greke qe ne shume raste bene edhe masakra mbi popullin e tyre te origjines ne veri-perendim te Greqise!
Dhe kete (sukses per ta), Greket, nuk e arriten ne nje vit apo dy, ne nje dhjetvjeçare apo dy, por e arriten duke punuar me strategji shekullore! Politika e helenizimit te shqiptareve fillon se paku me misionin e Kozma Etoliatit (vitet 1700) dhe 23 agjitatoreve te tjere si ai te cilet mallkonin gjuhen shqipe dhe kulturen e saj si gjuhe dhe kulture te djallit, pervetesuan kishat tona, hapen shkollat greke etj, etj.... 
Rezultatet ata i pane se pari gjate Revolucionit Grek 50 vite me vone kur praktikisht te gjithe peshen e revolucionit e mbajten shqiptaret; rezultatin e pane pas formimit te shtetit te tyre kur ata nuk menduan kurre te ngrinin shkolla shqipe per arvanitesit (por edhe keta nuk e ngriten fort zerin e tyre per keto shkolla), duke filluar nje proçes te forte asimilimi qe me te drejte Hahn qe e
vezhgonte nga afer kete proçes na thote se “brenda tre brezave elementi shqiptar ne Greqi do jete prane zhdukjes!”;
rezultatin e pane me 1912 - 14 kur ata (duhet ta pranojme) gjeten mjaft mbeshtetes shqipfoles ne politiken e tyre te Helenizimit dhe aneksimit te Epirit, e madje edhe ne organizimin e bandave te masakres ndaj Shqiperise se Jugut te pagezuar me emrin e ri “Vorrio Epir”; rezultatin e pane gjithashtu edhe ne fund te Luftes se Dyte Boterore kur shqipfolesi Zerva beri masakra te patreguara ndaj vellezerve te tij te nje gjaku; 
dhe rezultatin e shohin akoma sot me shume shqipfoles ne territorin tone te cilet agresionin grek e shesin si viktimizim edhe me mirte nga çe bejne vete greket! Ja pra se sa vlere ka (per ate qe e perdor) vrasja e historise se nje kombi; vrasja e krenarise se tij kombetare; vrasja apo (e thene me tinezisht) “ç’mitizimi i figurave kombetare” sic eshte ne rastin tone figura e Skenderbeut apo e Nene Terezes! 
Ndaj armiqte e kombit tone nuk rreshtin kurre duke fallsifikuar e “diskretituar” te gjithe heronjte tane duke nisur nga mesuesit e thjeshte te shqipes apo prifterinjte qe u meshonin ne gjuhen shqipe banoreve te dioqezes se vet e deri tek figurat me te medha qe ka nxjerre kombi yne si Kostandini, Skenderbeu etj. Sa me e madhe eshte figura, aq me e madhe behet dhe lufta. Ja pse here pas here, vit pas viti, ne degjojme ne mediat tona emisione qe synojne “çmitizimin” e Heronjve tane Kombetare!
Dhe kush eshte – do thoni ju - ne krye te ketij “aksioni kulturizues” ne Republiken e Shqiperise Politike? E kush mund te jete tjeter perveçse ai qe medjat e Serbise e mbajne si shkencetarin e madh, eruditin, filozofin e kombit tone me emer me frymezim rus “Fatos” dhe me mbiemer me shpirt sllav “Lubonja”!
Kush do ishte tjeter veçse ai qe vleresohet nga mediat greke si “objektivi”, qe “nuk ndikohet nga nacionalizmi i shfrenuar shqiptar”, etj etj. Eshte ai qe vleresohet nga mediat italiane dhe franceze si “luftetari i paepur i demokracise” (paradoksalisht eshte nje nga ata qe na ka sjelle diktaturen); “i shumevuajturi i paperkulur” etj etj qe meriton dhe çmime ne emer te paqes!!!! 
Me pak fjale ky eshte heroi yne i se ardhmes sepse ne nuk jemi te zhvilluar mjaftueshem qe ta kuptojme! Ja pse pas disa vleresimeve te tilla, pas tij u rreshten si miza pas mjaltit shume te ngjashem te tij (qe nuk po i permend) ne krye te te cileve ishte nje bir i nje prej krimineleve me te keqinj qe nga nxjerre kombi yne (edhe me i keq se ata shqipfoles qe kane bere masakra mbi shqiptaret) qe mbartte emrin Ardian Klosi! 
Kur pane se sa shume komplimente u beri dhe “bota e qyteteruar” (natyrisht nepermjet fijeve e kanaleve qe fqinjet tane gjithkahere rruajne ne Perendim), keta trima shqipetare, edhe me shume u pelqeu misioni i tyre donkishotesk ne lufte kunder heronjve te kombit tone! Nuk lane teori antishqiptare (qe kuptohet se ku gatuheshin) qe keta sahanlepires te mos i merrnin e te mos ja servirnin shqiptareve si shpikje te tyre! 
E tille ishte psh teoria greke sipas se ciles nen Perandorine Osmane nuk kishte kufij dhe popujt jetonin te perzjerre midis tyre, ndaj kur erdhi momenti i percaktimit te kufijve ishte gati e pamundur ta beje kete (sepse ne Maqedoni psh kishte sllave, shqiptare, vllahe, greke, turq etj), ndaj per percaktimin e kufijve nuk kishte rruge tjeter vecse ti referoheshim Mesjetes me Perandorine Bizantine (qe sipas tyre ishte e gjitha greke) apo me heret kohes antike kur “greket sundonin Mesdheun” 
Imagjinoni se si dalin shqiptaret e mjere nga teori te tilla! Per ta eshte qesharake te thuash se Epiri nuk ishte grek! 
Per ta edhe Beratin e kane themeluar greket! Shkurt me teori te tilla, greket, kane mbi 20 vite qe kerkojne te na “deshmojne” perkatesine greke te Shqiperise se Jugut! Dhe a do kishte per ta menyre me te mire propagandimi se sa me gojen e nje shqipfolesi “erudit”, “filozof”, “mendimtar” si Fatos Lubonja
Ndaj edhe ne debatin e fundit me kete teme, ku kryeministri i Shqiperise dha vetem nje fakt historik qe vertet na ben krenar si komb, perseri me kete teze tashme 26 vjeòare Lubonja u hodh ne mbrojtej te helenizmit! 
Kaq u ka djegur grekeve dhe kelysheve te tyre ky fakt historik (por ka dhe qindra te tjere) sa te acaruar emocionalisht e akuzuan Edi Ramen si “injorant qe nuk njeh historine” dhe idiotesira te ketij lloji! 
Madje Lubonja i rrjedhur, po na thote ne emision se “injoranti Edi Rama nuk e dinte qe ne ate kohe Parthenoni kishte 3000 vite qe ishte ndertuar”!!!! (ne fakt as 2300)! Shikoni se ku arrin injoranca dhe idiotesia e ketyre njerzeve, qe pretendojne ta bejne “injorant” Edi Ramen kur ai permend nje fakt te vetem historik! Sipas tyre, po e zure ne goje fjalen Akropol apo Parthenon, duhet te besh te gjithe historikun e kesaj qendre arkeologjike edhe ne disa mijera faqe leksione, perndryshe keta njerez kaq te ç’ekuilibruar te akuzojne si injorante historie! 
O truthare nga Lubonja ne Tirane e deri ata ne Athine: 
Edi Rama mori nje moment historik, mbi nje personazh historik, nje shqiptar qe
komandonte ne Athine me emrin Gjergj Dushmani dhe veprimin e tij shume civil dhe pararendes mbi mbrojtjen e Parthenonit!
Pyetja qe mund te shtrohet ne kete rast eshte: a eshte i vertete ky personazh dhe a eshte e vertete se u angazhua duke rrezikuar jeten e vet dhe te trimave te tij ne mbrojtje te Parthenonit, pra te nje qendre kulturore me rendesi per njerzimin?! Por ju e dini shume mire se pergjigja eshte pozitive; ju e dini shume mire se Edi Rama nuk tha asnje te pavertete; ju e dini shume mire se Athina e Atika ne ate kohe ishte shqipfolese, ndaj edhe ju djeg, ndaj edhe ju nervozon deri ne humbjen e llogjikes! 
Sepse juve ju vjen keq qe kete akt qe i paraprinte ne shekuj historise nuk e beri nje grek, por e beri nje hero shqiptar! Ku? Pikerisht ne zemren e zemres se Greqise! 
Ndaj dhe ju djek kaq shume sa nxirrni nga goja fjale te denja per nje spital te shendetit mendor! Keta njerez si Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Halil Matoshi etj se kane per gje te na hedhin ne tryeze teorite nga me antishqiptare (pa na shpjeguar objektivin e vertete te tyre natyrisht) duke i propoganduar ato sikur te jene fjala e fundit e shkences! 
Psh ceshtja e “Epirit helen” ne mos i sherben helenizimit te Shqiperise se Jugut, se paku, sherben si kunderpeshe e ceshtjes came! Dhe te mendosh se ka kaq shume dokumente, piktura e fotografi qe deshmojne jo vetem Epirin, por edhe gjithe Greqine te populluar nga shqiptaret! Por edhe ne kete disavantazh kaq te madh faktik, keta njerez e marrin guximin te na thone ne tavoline krejt te kunderten, pa pike turpi, e madje duke i akuzuar kundershtaret si folkloriste e nacionaliste te semure! 
Natyrshem te lind pyetja: po si munden keta njerez ne gjithe idiotesite e tyre te kene kaq hapsire televizive ne mediat tona? 
A ka dicka tjeter ne kete mes? 
Ne cdo vend te Europes keto pyetje nuk do kishin mbetur pa pergjigje, por ne jetojme kohen e çoroditjes ideore e shteterore ku ende duhet te krijohet koncepti i Sigurise Kombetare dhe aksioneve ne favor te saj! 
A ndodh ne vendet e tjera qe oratoret e tyre te flasin sikurse flasin keta njerez ne dem te interesit kombetar? Natyrisht qe jo! 
Po atehere perse duhet te ndodhe ne Shqiperine tone (etnike natyrisht)?! Matoshi ne Prishtine na thote se po ndihet keq se I ka ardh Skenderbeu ne mes te vendit “dhe e ka leshue bythen midis sheshit te Prishtines.., kur ky Hero zbukuron pothuaj te gjitha kryeqytetet e Europes
E gjithe Bota beson se nje nga cilesite me te mira te shqiptareve eshte mikpritja (“shqiptari nuk ja mbyll deren as hasmit”), ndersa Matoshi (qe ne latinisht don me thene “budalla” ose “i çmendmi”) ja mbyll deren edhe Heroit tone Kombetar! Po me Skenderbeun ishte kap edhe Fatosi para pak vitesh se bashku me Ardian Bilbil Klosin dhe Oliver Shmidt! 
"Skenderbeu -a kupton ti- luftoi kunder turqve sepse e detyronte kanuni – kupton ti - ligji I hakmarrjes! Turqit I vrane baben, Ivanin (!) –kupton ti - keshtu kanuni e detyronte te ngrihej, se perndryshe nuk do kishte fytyre para malsoreve te vet – kupton ti!" - keto ishin fjalet e Lubonjes! 
Ndersa A. Klosi vazhdonte
"Lufta e shqiptareve ka qene nje lufte e fiseve malsore te udhehequra nga Skenderbeu, ndersa, nese duam te flasim per lufte mbarepopullore, kete e kane bere popullsite ortodokse te Ballkanit Qendror!" !!!!!! 
Ketu vetem fjala Serbi mungon, por edhe me analfabeti e kupton! Pra sipas Lubonjes e Klosit, kush e ka bere luften kunder turkut na qenkan serbet dhe jo ne shqiptaret! Pa cka se dokumentat e kohes thone se ishin fillimisht greket e me pas serbet ata qe I ftuan turqit ne Ballkan! 
Pa cka se dokumentat thone se ishim ne shqiptaret qe luftuam 36 vite rrjesht pa pushim kunder turkut musliman, ndersa serbet pas nje beteje te humbur I dhane sulltanit vajzen e sundimtarit te tyre per te zbukuruar haremin e tij; pa cka se serbet dhe boshnjaket I bashkuan ushtrite e tyre me ato te sulltanit dhe erdhen e rrethuan Krujen; 
pa cka se Skenderbeu dhe ushtria shqiptare u fut thelle ne Rashke e dogji fshatra e qytete serbe sepse keta si aleate te turqve penguan bashkimin me Huniadin etj etj etj! Valle nuk I dine keto te verteta (te provuara nga dhjetra dokumente joshqiptare, por serbe e turke) Donkishotet tane Klosi, Lubonja, e Matoshi
Natyrisht qe nuk ka nevoje per pergjigje sepse pergjigja kuptohet shume mire! Nga ana tjeter, keta "heronj" ferrash e mbajne veten per "perendimore" te medhenj...., po si ka mundesi qe qendrimi I tyre ndaj simboleve tona kombetare na del I njejte me arabet e turkoshaket muslimane me fanatike??!!!! 
Keta, shume luftra kunder shqiptarise na I bejne ne emer te kultures perendimore, kunder orientalizmave, kunder erresires qe na solli muslimanizmi...., po si shpjegohet qe ne fund na dalin me te njejten teori fondamentaliste muslimane e cila denon fort cdo figure tone kombetare???!!!!! 
Ka vetem nje pergjigje: me sa duket, armiqte e Shqiperise (etnike natyrisht), te bardhe e te zinj, te veriut apo te jugut, te lindjes apo te perendimit, kur vjen puna qe duan ta luftojne Shqiperine, I lene grindjet midis tyre dhe dalin me platforma te perbashketa e te njejta per goditjen e identitetit dhe vetedijes sone kombetare! 
Dhe per tja arritur ketij qellimi, a nuk do ishte me e frutshme per ta qe pikerisht keto teori te dilnin ne televizionet tona (natyrisht me leket qe ata paguajne nen banke), e mundesisht te thena nga "dijetare" shqiptare (ne fakt vetem shqipfoles) kaq shume te pompuar prej tyre?

Po a jane keta njerez te vetmit persona qe perpiqen kaq shume ti bejne deme interesit tone kombetar? Natyrisht qe jo! Pervec te paguarve, ka shume prej nesh qe e demtojne interesin tone kombetar here nga padija e here edhe nga dashuria e tepert! Kohet e fundit ne degjuam nje lajm mbi formimin e nje qeverie Came ne Bruksel! 
Ç’fare eshte kjo qeveri fantazem e çfare mund te beje ajo konkretisht ne terrenin e Camerise? Natyrisht asgje! Po ç’mund te beje ajo me teper se dy shtete shqiptare me te gjitha instituxionet e tyre dipllomatike nderkombetare dhe qe me kushtetuten tone jane te detyruar ta mbrojne kete ceshtje?” Perseri mund te themi se nuk mund te bejne as 1%! Atehere perse sherben nje “qeveri” e tille? 
Kam frike se te nisur nga deshira dhe dashuria e madhe, ne kete rast, ne me shume i japim Botes argumenta ne dem te ceshtjes çame se sa realisht e ndihmojme ate! Per me shume kjo ndodhi pikerisht kur komisioneri Hahn shprehu shqetesimin mbi zgjidhjen e kesaj çeshtjeje! 
Pikerisht menjehere pas ketij shqetesimi ndodhen dy ngjarje: vajtja e Ilir Metes ne Athine ku tha se “duhet te shohim perpara”, pra tha se nuk do shohim mbrapa nga e shkuara ku gjendet dhe çeshtja çame (dhe keshtu greket shume bukur i thone europianeve, po ju ç’doni kur kete problem nuk e duan vete shqiptaret?); dhe se dyti ndodhi kjo deklarate demostrative e “Krijimit te Qeverise Came”! 
A mos valle perseri u dhame ne dore grekeve material per te luftuar çeshtjen çame ne syte e europianeve? 
Une nuk e di pergjigjen, por uroj ta kem gabim!
Por ka edhe plot sjellje te tjera tonat qe realisht na çojne ne demtim te interesave tona kombetare! Kemi pare plot filma shqiptare ku injoranca ne zoterimin e historise i çon produktoret dhe regjizoret tane ne gabime kaq trashanike sa ne qe merremi me fushen e historise na vjen nje rrebelim qe nuk dime ku ta shprehim! 
Keshtu shohim se fale kesaj injorance, shume harta te Camerise, na e paraqesin kete krahine pa Janinen (sepse e barazojne Camerine me Thesprotine duke u bere sherbimin me te mire grekeve), pikerisht kryeqendren e Camerise; ne ndonje tjeter film qe trajton ceshtje te Luftrave Ballkanike, regjizori e sheh lumin Reke si kufi natyror midis shqiptareve e sllavo maqedoneve duke haruar se matane Rekes gjendet qyteti me i madh i shqiptareve te pakten ne keto 500 vitet e fundit, Shkupi!
Ne nje tjeter film (me metrazh te shkurter), “tregohet” se sa gjaknxehte (ne fakt tregohet se sa idiote jane kosovaret) jane shqiptaret saqe sapo degjuan rrezimin e kullave ne 11 Janar – te bindur vetem nga instikti i tyre se kete pune mund ta kishin bere vetem serbet, u mjaftuan edhe me vetem kaq per te rifilluar luften kunder serbeve ne Kosove! 
Dhe ja ku do na vije se shpejti edhe nje film tjeter (home sweet home = shtepi e embla shtepi) ku do tregohet se kosovaret jane kaq idiote sa me shume e duan birin e tyre te vdekur si hero nga serbet se sa te gjalle ne shtepi! Dhe kur ne vete, me paret tona, me njerzit tane, i propozojme Botes prodhime te tilla, me çfare guximi do mund ti kerkojme llogari Europes kur ajo na paragjykon aq shpesh ne zgjidhjen e problemeve tona kombetare!

Le te kujtojme ketu se vendet e tjera, Turqia psh, per berjen e nje filmi historik si “Ertogryl” angazhon deri 4 historiane akademike te cilet perpiqen ne detaje (duke fallsifikuar besueshem) ta ngrejne sa me lart realitetin historik te ish-Perandorise se tyre!
Le te kujtojme ketu se Greqia i beri nje proteste SHBA-se sepse ne nje film te Hollivudit, Aleksandri i Madh paraqitej si homoseksual! Le te kujtojme se emrin, as edhe vetem emrin “Maqedoni” Greqia nuk ja le ne perdorim shtetit ne veri te saj! Le te kujtojme se komisionerit Hahn i dergoi 4 letra proteste sepse permendi fjalen “çam”!
Natyrisht do ishte bukur qe popujt me vullnet te perbashket, me nje llogjike te ftohte, te mund te arrinin ti shikonin te vertetat ne sy ashtu sikurse bejne sot amerikanet ne vendin e tyre! Ata e kane nivelin e larte te civilizimit qe pi con psh te demaskojne masakrat e tyre ndaj popujve indigjen indiane; por kete nivel civilizimi nuk e ka ende Spanja e Portugalia, Hollanda e Anglia; e jo me shtetet e Ballkanit! 
Duhet ta themi se shqiptarit nuk i ka munguar kurre ky dimension futurist (edhe shembulli i Gjergj Dushmanit e tregon kete),por nese ne jemi te rrethuar nga nje ambjent i tille ku kerkohet edhe shkarja me e vogel e kembes per kapital gjeopolitik, a mund te sillemi ne me mentalitetin amerikan?! 
A e kemi ne luksin te sillemi si nje superfuqi si Amerika, kur kemi kaq halle me nje komb te ndare ne 5 shtete dhe ku rrethuesit tane kerkojne cdo element per te na denigruar e asimiluar ne menyre qe te justifikojne padrejtessine qe i kane bere ne shekuj ketij vendi? 
Besoj se nuk ka nevoje per pergjigje: mjafton te shikosh rrotull dhe do shohesh se filma shume te mire behen edhe duke mos e share atdheun tend; edhe keshtu me se te perbaltur!

kanunitv.blogspot.al/2016/11/6.



No comments:

Post a Comment