Saturday, November 5, 2016

S'TË KAM VËLLA - Poezi - Nga Zymer Mehani.

S'TË KAM VËLLA



S'të kam vëlla
Ty turk e shkja
As ty, i ziu shqiptar
Që për ca para dhe ar u bëre tradhtar


S'të kam vëlla
As ty, o i marrë
Ty "i kombit kosovar"
Heu, dalësh fare sa më parë


S'të kam vëlla
Ty që e theve besën
Që s’ke turp fare dhe e shan Nënë Terezën
Që për të varfërit pat ngjallur shpresën


Vëlla s'të kam
Turk Erdogan as serb Milan...
Krajl e sulltan
Vëllezërit e mi quhen ALBAN...


S'të kam vëlla
As du me t'pa
Ty që kombin e tjetërson
Dhe ndërron fytyrat si kameleon




           Zymer Mehani




No comments:

Post a Comment