Ka vajza edhe sot,
që endin pëlhurë,
qëndisin,
bëjnë qilima,
perde për dritaren me pamje nga deti.
që endin pëlhurë,
qëndisin,
bëjnë qilima,
perde për dritaren me pamje nga deti.
Dritaret janë sy,
perdja ferexhe,
që fsheh epshet e myslimanes.
perdja ferexhe,
që fsheh epshet e myslimanes.
Padyshim,
nuk janë Penelopi,
padyshim,
as Odisea nuk vjen më.
nuk janë Penelopi,
padyshim,
as Odisea nuk vjen më.
Bëj
dashuri me shume gra.
''Penelopi!''
i them në gjumë.
''Odisea im!''
më përgjigjen perdet…
dashuri me shume gra.
''Penelopi!''
i them në gjumë.
''Odisea im!''
më përgjigjen perdet…
Varka më pret
si qeni besnik i fatit tim
Shkojmë...Ira!
si qeni besnik i fatit tim
Shkojmë...Ira!
(Ira, quhet varka ime).
Ndonjëherë
gënjehet edhe ajo,
kërkon të zërë pulbardha
E dashur,
hip në varkën time
Që të mos jem vetëm.
Gjysmën
e jetës lexuam mitologji,
gjysmën tjetër
do t’i gjejmë se s’bën
Ne fillim
kërkojmë Odiseun tënd
më pas Penelopin tim.
Odiseee...!
Penelpiii...!
Zërat vdesin
në ngushticën e Gjibraltarit.
Mos u trishto
e dashur,
mbështille mjerimin
me lëkurën e artë,te dashit
do të dukesh më e bukur.
Odiseee...!
Penelopiii...!
Sa shpejt u plakem...!
Kur Poseidoni
trupat tanë të mbytur
ia dorzoi Geas, i tha:
para se te vdisnin, kishim bashkuar duart.
Odise-Penelopi
i kishin thënë njëri-tjetrit!...
No comments:
Post a Comment