Të filloj këtë
studim pa një vështrim të thuktë historik të Evropës perëndimore, më duket pak
për këto vepra, sidomos për lashtësinë antike të botës dhe të Evropës. A janë
në mendje këta shkencëtarë të botës perëndimore që i botojnë mija libra të
bukur e të shtrenjtë, në të cilat mësojnë miliona fëmijë, nxënës e studentë, që
të jenë aktivë për brezat e ardhshëm të njerëzimit. Të gjitha këto libra të
historisë janë mbushur me fjalën “grekë”, jo pellazgë; të cilët dihet se thonë
sikur këta “grekë” të vjetër e paskan folur “gjuhën greke” dhe jo gjuhën
fenikase, prandaj paskan qenë “shumë të zotë”?!...
T`u kthehesh
të gjitha librave do të shkonte kohë e gjatë. Por ne po i kthehemi vetën
enciklopedisë së botës dhe Evropës, në radhë të parë http://www.wikipedia.org[1], e cila i ka
më së shumti lexues në gjuhën angleze, pastaj gjermane dhe e cila është e
quajtur si një “enciklopedi e lirë” e kësaj bote, që nuk ka asnjë grupë
akademikësh të botës, që do të merrnin me kompetencë akademike një veprimtari
të tillë për tërë botën. Ata janë në radhë të parë si shkencëtarë të njohur të
botës dhe të Evropës, por assesi nuk kishin një shoqatë apo lidhje të
akademikëve më kompetentë për tërë botën dhe kontinentin.
Të kjo
Enciklopedi e Lirë e Botës dhe e Evropës, në gjuhën angleze dhe gjermane, duhet
paraprakisht të shikojmë faqet e shkruara për historinë e lashtë; për Greqinë,
Maqedoninë e lashtë; të ashtuquajturën “Maqedoninë e Greqisë” etj. dhe t`i
lodhim sytë duke lexuar gënjeshtrat akademike të tyre. Madje, wikipedia greke,
spanjolle e ruse janë shumë kundër asaj që lidhet me emrin “shqiptar”,
“shqipe”, “shqiponjë” etj.
Në radhë parë
duhet t`i kthehemi enciklopedisë mbi Greqinë, në gjuhën gjermane, që e quajnë
“Grichenland”, dhe të marrim emrin e saj pikërisht në gjuhën vendase, si e
quajnë shencëtarët vendin e siujdhesave, sepse Greqia është e regjistruar kudo
vetëm “Ελληνική Δημοκρατία, Ellinikí Dimokratía, Hellenische Republik”.
Kur ta marrim
parasysh si është quajtur ajo me këtë emër, neve do të na duheshin qindra vite
për t`a nxjerrur të vërtetën historike në shesh. “Greqia” nuk bënë të quhet
“Hellenische Republik”, as “Grichenland” e “Greece ”, por të llogaritet
pikërisht një shtet i të kaluarës së famshme historike pellazgo-ilire.
Versionit të
saj në shqip, mund të themi se është hapur shumë vonë, dhe se ajo nuk i ka
mbushur faqet e saj sa i përket Greqisë së Lashtë e të Mesjetës, por do të
kishim thënë se edhe ajo duhet të ndryshojë toponimin “Greqia” dhe etnonimin
“grek”, në trajtën e tyre më të saktë.[2] Në të
gjitha ato pjesë ku ka të bëjë historia me pellazgo-ilirët e lashtë dhe
rëndesinë tyre për tërë botën; Evropën; Gadishullin Ilirik; Italinë Romake;
Azinë e Vogël; Afrikën Veriore; etj. duhet të korigjohet në lidhje me të gjitha
shkrimet e mia kritike dhe shkrimet e tjera të shkencave. Le t`a dinë
mirëmbajtësit e Wikipedia-s, se pellazgo-ilirët kishin të bëjnë kurdoherë vetëm
me shqiptarët.
E deshi këtë
bota apo nuk e deshi, shqiptarët duhet ta ngrisin zërin e tyre. Dikur do të
ndalet edhe bota e do t`a shohin se çka është e vërteta për shkencat. Dihet se
në fillim do të kishte polemika nga e tërë bota, por shkenca do të jetë
gjakftotë dhe e qetë ndaj këtyre polemikave dhe shkencorisht do t`a jepte
qëndrimin e saj.
Popullata e
madhe pellazge ka edhe kombe të tjera, që janë ndarë prej kombit tonë, të cilat
gjuhën e tyre “nacionale” e kane zhviluar prej gjuhës “mëmë” pellazge. Por, çdo
gjë që do të shkruhet për ta, duhet ditur se e ka lidhjen me origjinën e tyre
të zhvillimit të historinë të pashkëputur ndaj shqiptarëve.
Paraardhësit e
kësaj bote dihet se janë Iliro-pellazgët, Yllirët dhe Pellazgët, apo siç
thoshte i ndjeri i ynë Prof. Nezir Myrta: Pellgasët, të marrë prej historisë së
lashtë e prej etimologjisë, se ata kanë jetuar nëpër pellgjet e sotme të
“Greqisë”,[3] ndërsa
distancohen me gjuhë, të dalura prej gjuhës së përbashkët, gjuhës mëmë apo
foshnjarake, që i përmbledhë gjuha shqipe.
Nga pellazët
apo nga pellgasët sot ka kombe të tjera relativisht të mëdha. Por neve na
interesojnë atë që bien ndesh me të pavërtetat historike. Nga historia e
lashtësisë ajo që i hedh përdhé gënjeshtarët grekë është lufta e Trojes, që u
bë nga pellazgo-ilirët dhe nuk u bë nga “grekët”, sepse atëherë nuk kishte
aspak “grekë”.
Pa marrë
parasysh se kush ishin Tojanët e çka do të thoshte Troja, duhet të themi se
trillimet greke në këtë drejtim, në kohët e zymta të prehistorisë, në të cilën
“grekët” duan ta marrin gjithë “lavdinë” e tyre në këtë “luftë mitike”, nuk e
kanë asnjë bazë dhe janë gënjeshtra shkencore, sepse lufta e Trojes është bërë
nga pellazgo-ilirët e jo nga “grekët”. Ajo është luftë e fiseve pellazge, në
mes vete, dhe ka një argumentim tjetër, sepse nuk ka ekzistuar kompakte
“Greqia”.[4]
Gjërat që janë
thënë, i kemi si dëshmi. Po kthehemi te
perriudha tjetër, të cilën ata e marrin si “gjenezë” të veten, me kufij të
gjërë dhe renome të madhe, nëpër kontinente e mbi popuj të tjerë. Kjo është
periudha e Aleksandrit të Madh. Për këtë periudhë po përplasemi me botën
pseudoshkencore të Evropës e Botës, të bazuar nëpër gënjeshtrat shkencore të
grekëve; të sllavëve; të spanjollëve; dhe të Evropës së gjërë.
Nuk ka nevojë
ti numrojmë mija librat e historisë, në të cilat i mësojnë fëmijët e tërë
botës, por do të marrim gënjeshtrën klluqe “greke”, në vend se të marrim
pellazgët apo pellazgo-ilirët, në të cilat nuk ishim “grekët”. Edhe nëse janë
quajtur “grekë”, pa patur nevojë të shpjegojmë pse janë quajtur “grekë”[5] ata e
kanë quajtur kështu një territor të vogël, të cilën e ka mundur Aleksandri i
Madh.
Për këte duhet të përplasemi me botën shkencore, me Evropën shkencore, e
edhe me të sotmit “grekë”. Dhe se ky territor nuk e ka folur gjuhën “greke”,
por ka folur gjuhën e shkruar fenikase. “Gjuhë zyrtare” nuk ka pasur në atë
kohë, madje është folur gjuha shqipe në atë kohë. Ajo ka qenë gjuhë paralele
deri në shekulin XIX, kur edhe arvanitasit e kanë folur tërësisht.
Edhe njëherë
po e marrin një thënie kapitale, të nxjerrë nga pjesët e publikuara më parë,
“Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, pjesët 1-12, por nga arësyet
e ndryshme nuk e kemi e publikuar tërësisht, e cila thotë: “Hapi i parë në
likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e
tij, kulturën e tij, historinë e tij.
Atëherë, vini dike të shkruajë libra të
rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë
është dhe çfarë qe”.[6]
Pra,
kombi i ri e i vjetër iliro-pellazg dhe shqiptar, më i pari në botë, nuk e
njehë historinë e vet të stërlashtë; nuk e sheh veten e tij prej se kur ka
ardhur në këtë botë; nuk e dallon aspak rrugën e tij nëpër luftëra të tmerrshme
e të pandaluara mija vite të tëra nëpër këtë rruzull tokë, që i themi “globus”;
dhe ndalet pak e përciptazi vetëm në ate çka e kanë mësuar nga të
ashtuquajturit “albanolog”, të cilët thonë se gjuha shqipe është shkruar vonë,
madje shumë vonë, që nga Manastiri i Maqedonisë...
Gënjeshtrave
greke u ka ardhur fundi. Dinastia e maqedonëve është shumë e lashtë, saqë
banorët e trevës së quajtur “Hellada”, të kooptuar edhe prej disa
“shkencëtarve” gënjeshtarë jo vetëm të këtij vendi, por edhe shqiptarë, e
marrur prej qytetit Elada të Thesalisë, e cila është më lashtë se sa “Greqia”,
por në emërtimin e sotëm “grek” ajo mbetet e shkruar “Ellinikí Dimokratía”, dhe
pak kush e qanë kokën për këtë.
Maqedonia ka
ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje edhe në lashtësi, kur një pjesë e
Greqisë është quajtur "Hellada". Greqia si shtet unik nuk ka
ekzistuar, madje kurrë me këta kufij që ka sot e as me kufijtë që vet që i
lëvizë. Shkenca është shkencë, nuk është gënjeshtër e cila shkon nëpër periudha
të ndryshme mijëvjeçaresh, as nëpër territore që nuk kanë qenë, dhe as në
kombe, në etni të paekzistueshme.
Dinastia
maqedonase ka qenë iliro-pellazge dhe prijesit e saj kanë qenë iliro-pellazg,
pra shqiptar. Unë po e marr një libër të Shefki Ollomonit, sepse është më i
mirë, sado që mund të ketë ngatërrime apo fotografi të gabuara, por ka fakte të
pamohuara për historinë e Lekës së Madh, d.m.th. Aleksandrit të Madh.[7]
Fillimisht po
e marrim gjenealogjinë familjare të tyre, prej këtij libri, e cila na lidhet
prej Herakliut, por që nuk ka data deri te Filipi i I (578); Aeropi I (558);
Amynta (498); Aleksandri i I (497-454); Perdika i II (454-413); Arkelau
(413-399); Oresti 399-396); Aeropi II (396-393); Pausani (393); Amynta II
(393); Amynta III (392-370); Argeu II (370); Aleksandri i II (370-368); Ptoleme
Alori (368-365); Perdika III (365-359); Filipi II (359-336) dhe Aleksandri i
III i Madh (336-323), etj. dhe këtu po e ndërprejmë njëherë, sepse ajo vazhdon
deri te Filipi i V (222-179) dhe Perseu (179-168), që janë të gjithë para
Krishtit, pra p.e.s.[8]
T`i
marrim hartat e t`i shikojmë: nuk ka ekzistuar “Greqia”, aq më pak me këta
kufinj që ajo i pretendon. Kanë banuar iliro-pellazgët e të tjerë dhe e kanë
shkruar gjuhën fenikase, jo gjuhën “greke”; dhe nuk ka baza shkencore që “të
bëjmë” një etni, një komb “grek”. Kanë qenë klasat e larta, jo populli, që të
shkruajnë e flasin “greqisht”. Pjesa e gjërë e popullit ka folur gjuhën shqipe,
e kjo dihet.
Mbretëria e
Maqedonisë ishte një shtet unik, ndërsa qytetet-shtetet e Eladës, ende nuk
kishin krijuar një mbretëri të përbashkët, sepse, midis tyre ishte futur
dredhia fenikase. Edhe nëse e marrim ekzistencën e thirrjes “Mekedonia”, e
shohim se ajo ka qenë krahinë e qeverisjes administrative dhe nuk ka pasur asnjë
lidhje me qytetet-shtetet e siujdhesës së mëposhtme të tërë gadishullit, të
cilat mbanin emra të tjerë dhe ajo ka qenë jashtë Elladës apo Helladës. Në të
vërtetë, Makethonia apo Maqedonia ishte kundërshtare e tyre. Më kot “e futin”
shkencëtarët në këtë kuadër.
Thrakët e
maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët dhe ishin
pellazgo-ilirë, jo grekë, jo sllavë e aq më pak jo “bullgarë”. Diset se nuk ka
pasur të tillë deri diku në mes të perandorisë Romake dhe në perandorinë
Bizantime.
Maqedonasit e vjetër ndaheshin nga Morava
e Vardari (Bardhari), dhe vargu i maleve Vranas.
Ilirët, thrakët e maqedonasit
ishin të afërt në mes tyre, jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të
vetëkuptueshme ato zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Ata mirreshin vesh
ndërmjet vete dhe nuk kishin nevojë të merrnin ndonjë përkthyes të gjuhës së
tyre shqipe, madje nuk janë as të rralla rastet kur autorët e ngatërrojnë
karakterin etnik të këtyre fiseve, të cila janë iliro-pellazge dhe shqiptare.[9]
Në historinë e
vjetër të kombit shqiptar, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në
mes fiseve më të organizuara, në formën e zhvillimit të më tutjeshëm të
kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur prej kulturës së
pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të
IV, p.e.s., kur janë krijuar formacionet e para shtetërore ilire.
Ne na
përshkruhen disa luftëra të Lynkestëve, Pelloponezit, Akamanisë dhe të vetë
Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të
konsoliduara, por i shërbejnë vetëm thellimit e diferencimit social; zhvillimit
të pronës private, etj., të cilat në të vërtetë i shkaktojnë këto konflikte, që
kanë qenë konflikte të interesave fisnore.
Në procesin e
këtyre konflikte të fiseve pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh.
të molosëve, të thesprotëve, të kaoneve, të orestëve, të paraurejve, të
lyn-kestëve, të paionëve, të dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë
këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat i dërguan në federatat fisnore.[10]
Pra Maqedonia
ishtë themeluar si mbretëri, ndërsa “Greqia” nuk ekzistonte ende e themeluar.
Dinastia Maqedonase ishte iliro-pellazge apo iliro-pellgase, ndërsa “Greqia”
nuk figuronte gjëkundi. Epiri ishte edhe ajo iliro-pellazge apo pellgase, pra
një tokë e vëtetë e shqiptarëve të sotëm. Aleksandri i Madh isht nip i Epirit.
Edhe pse nuk
po merremi me gjenealogjitë familjare të perandarëve të Maqedonisë, të cilat
janë të gjithfarë llojesh dhe bien në kotradikta me njëra-tjetrën; dhe nuk po
merremi as me shpjegimin e ndryshëm të etimologjisë, apo me prejardhjen e
toponimit “Makedon”, “Makedhon”, etj. por po ndalemi vetëm te disa gjëra që na
interesojnë. Më së pari na intereson gjuha të cilën e ka folur Aleksandri i
Madh, dhe kjo detyrimisht na dërgon në thënien e studiusesit amerikan, Xhorxh
Uiliams, i cili thotë se “Gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën,
ka qenë gjuha shqipe”.[11]
I pari nga ata
që logariten të jetë “grekë”, por që nuk është i tillë, dhe që flet direkt për
Maqedoninë, përkundër lidhjeve me tregime të ndryshme të prejardhjes “mitike”
të cilat nuk po i përmendim e as nuk lidhemi me to, ka qenë Herodoti. Ai ka
shkruar se Maqedonia, sikurse shtetet e tjera përrreth tyre, ka qenë pellazge
dhe banohej nga pellazgët.
Maqedonia quhej Pellazgji. Olimpin e kosideron
qendër të pellazgëve. Në mesin e fiseve pellazgo-ilire i vendos edhe peonët, të
cilët jetonin në rrezë të maleve të Pindit, por që morën pjesë në luftimet e
Trojës, të udhëhequr nga prijësi i tyre. Ndër të tjera, fillimisht, shkuan e u
vendosën në rrethinat e Thesalisë, pastaj shkuan drejtë Gadishullit të Moresë
apo Pelloponezit të sotëm.[12]
Maqedonët
antikë ishin me etni pellazge, ashtu si ishin trakët, siç ishin epirotët, siç
ishin etruskët, trojanët, mikenasit dhe ilirët. Pra, të gjithë ishin
pellazgo-ilir, yllirians, i njëjti popull, fise nga e njëta origjinë etnike, me
të njëjtat rrënjë, gjuhë e kulturë.
Reth vitit 1302 p.e.s. u vendosën në Pind, nën emrin maqedonas dhe u shtrinë deri në Ematia, siç mendon Paurson dhe Cayx, te Shefki Ollomoni. Ndërsa Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua rreth vitit 796 p.e.s., e drejtuar nga Mbreti Karan.[13]
Në sytë e të
ashtuquajtrve “grekë”, maqedonasit nuk ishin “grekë”. Demosteni, një filozof i
të ashtuquajturës “Greqi”, i cilësonte si “barbarë”, d.m.th. ata që e kanë
folur gjuhën tjetër nga gjuha fenikase, njësoj si të huaj. Vetë Homeri në
poemën epike të tij na shpjegon se ata kanë luftuar në anën e Trojës, kundër
sulmuesve e rrethuesve.
Këtu nxirret e
vërteta historike: vëllezërit iliro-pellazgë, maqedonasit, kanë shkuar të
ndihmojnë vëllezërit yllirian, pra pellazgo-yllir të Trojës, për t`i mbrojtur
nga të gjithë sulmusit e rrethuesit, barbarët e vërtetë të tyre, Agamemnoni, që
ishte një nga të huajt jo pellazgë, dhe në mesin e tyre kishte edhe fise
pellazge, si Akili.
Staboni
shkruan se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjtë gjuhë, i kishin dhe
të njëjtat me Epirotët. Për Epirotët e Pirros, që quhej Burri, pjesëtarë të së
cilës kanë ardhur në Zvicër, në të gjitha anët, e dimë fare mirë. Ata ishin një
fis i iliro-pellazgëve.
Autorët e vjetër të Pellazgisë, si Strabonin dhe
Herodotin e të tjerë, i quajnë “grekë”, sepse kështu kanë pretenduar 3 fiset e
huaja, egjiptiane, fenikase dhe assiriane, të cilët nuk flisnin si pellazgët,
gjuhën “barbare” shqipe. Këta “të huaj” e lidhën “me gjuhën greke”, të cilave
edhe sot u dalin proçkat. Dhe, në bazë të tyre janë lidhur edhe latinët, në
perandorinë Romake. Ne e pamë se prej kah e nxjerrin fjalën “grek”, dhe e dimë
se nuk ka etni të quajtur “grekë”.
Mjaftojnë këto pjesë që të shihni. A e kanë
marrë prej Dodonës apo prej Epirit dhe gërxheve të shumta të saj, nuk po e
themi. Por është gënjeshtër e kulluar e atyre që duan të shpikin prej qiellit
se “paska ekzistur një popull grek”, madje “që prej kohës së lashtësisë”, dhe
fare nuk mendohet se toponimi “grek” nuk qëndron, sepse nuk ka etni e cila e
flet “gjuhën greke”, por ka qindra të mashtruar, edhe shqipfolës, që e shtrijnë
këtë gënjeshtër.
Kur përshkruan
një komplot ushtarak, ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedon, Parmenioni e
Filota, Kuint-Kyrs, historian latin i shekullit të I-rë p.e.s. shkruan se për
tu marrë vesh ndërmjet veti ishte i nevojshëm një përkthyes, sepse maqedonët
nuk flisnin greqisht,[14] pra
gjuhën e krijuar nga pellazgishtja si gjuhë që ata e quajnë “gjuha greke”, por
nuk ka komb “grek” dhe është gjuha fenikase, me shkonjat e alfabetit të Kadmit.
Maqedonasit flisnin shqip. Gjuha e folur shqipe konsiderohej edhe nga ana e
shtresave të larta “hellene” si “gjuhë barbare”. “Hellenët” nuk janë të tillë,
sepse nuk kanë pjellur trashëgimtarë, por e kanë quajtur “Greqinë Qendrore”, ku
ka shkuar të jetojë Kadmi, e të cilin e ndjekin më vonë, sepse i dukeshin
gënjeshtrat dhe nuk e duronte populli i gjërë. Pra, deklarata e historianit
latin është e qartë për historinët e të gjithë botës, se Maqenonia antike, me
shtrirje andej kufirit është iliro-pellazge dhe Maqedonia e sotme këndej
kufirit është edhe sot në pjesën dërmese iliro-shqiptare.
Ne po e
shkëputim një citat të tërë nga ky libër, si më poshtë:
“Mbretërit e
Maqedonisë nga shekulli VII p.e.s. kishin ardhur në tokat e Ilirisë Perëndimore
dhe e mbanin veten për pasardhës të trimit pellazg, Herakliut (Herkulit), që e
mori këtë emër për shkak se Hera (Hyjneshë e erës) i punoi një rreng për t`ia
humbur pushtetin mbretëror që do të mund t`i takonte. Meqenëse helenët [nuk ka
pasur “helenë” atëherë dhe kjo është e shpifur!] për shkak të pozitës së mirë
gjeografike [ka qenë “Greqia Qendrore”, në përkthimet e lashta e të reja
botërore!] arritën dorë mbi Lojërat Olimpike (lojëra tradicionale pellazge),
[këtu kanë hyrë jo “grekët” apo “helenët”, por fenikasit!] dhe nuk lejonin
maqedonët dhe fiset tjera ilire e trakase të merrnin pjesë.
Kështu, kur stërgjyshi
i Lekës së Madh, Leka i Parë, [Leka I ose Aleksandri I, 497-454] shkoi për të
marrë pjesë në Lojërat Olimpike, helenët nuk deshën ta pranonin me të vetmen
arsye, se nuk qe helen (grek) [për mua, pa dyshim i rrejshëm!]. Nga shekulli
VII dhe VI shkolla thesalo-maqedone në artin e skulpturës paraqet stil të
njëjtë me artin e qyteteve dorike [jo dorianët, se kanë qenë të huaj dhe
pushtues!].
Maqedonasit
adhuronin diellin, (se) që vërtetohet nga disa simbole të njohura nga
arkeologët, si “Dielli i Vergjinës”. Kulti i diellit është tipik për racën
pellazgjike [për mua, racën ariane]. Fundja kishin të njëjtat doke e zakone me
ilirët e tjerë.”[15]
Kjo është
tepër e qartë për të gjithë studiusit, të botës dhe të Evropës. Nuk ka pasur
“grekë” apo “hellenë” në atë kohë, por ka pasur pushtues të huaj, të cilët kanë
qenë të pashpirt me pellazgo-ilirët; i kanë zënë troç, rob, skllevër; i kanë
shtypur e shfrytëzuar, në çdo drejtim, madje me gjuhën e shkruar fenikase; me
thirrje të vendit nëpër makinacione të plaçiktura nga pellazgët.
Këta janë
eolët, jonët e dorianët, apo më mirë t`u themi fenikasit, egjyptianët dhe
assirianët.
Edhe një fjalë
po e marrin prej Prof. Otto Müller nga e njëjta vepër (sado që autori i ka lënë
anash fusnotat, që janë pjesë përbërëse e rrëfimit historik), i cili shkruan:
“Mbretërit e
këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni, vishnin rroba të njëjta dhe
ishin të lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre. Kështu gjyshja e
Aleksandrit të Madh ishte ilire dhe e ëma Olimpia prej Epirit nga dera e
Pirros.”[16]
Kjo është
historia e “Greqisë” së rrejshme, që e ka pasur jo tërësisht, por pjesërisht
“Greqinë Qendrore”. Historia e Maqedonisë antike ndahet në dy pjesë: a)
periudha gojore, deri në vitin 500 p.e.s, dhe b) periudha historike, prej 500
deri në 148 p.e.s.
[1] Shikoni ju
faqen „wikipedia org“,në gjuhën angleze: https://en.wikipedia.org/wiki/Main_Page,
dhe në gjuhën gjermane: https://de.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Hauptseite ,
si „enciklopedi e lirë“ dhe veçanërisht Greqinë si shtet, në
versionin gjermanisht: https://de.wikipedia.org/wiki/Griechenland.
[2] Shikoni në
versionin shqip të wikipedia-s, në
https://sq.wikipedia.org/wiki/Greqia_e_lasht%C3%AB.
[3] Shikoni edhe
njëherë pjesën e pestë të këtij artikulli.
[4] Altin Kocaqi, „Lufta
e Trojes u bë nga pellazgët dhe jo grekët“, të publikuar me 13 Tetor 2016, në
portalin http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/thukididi-lufta-e-trojes-u-nga-pellazget-dhe-jo-nga-greket/.
[6] Thënie e marrë
nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, "A
nation of sheep will beget a guvernment of wolves", cituar nga vepra e
njohur "Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve
historike", Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.
[7] Shikoni veprën
e Shefki Ollomonit, „Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë)/rrënjet e
vërteta“, Botim i dytë i plotësuar, SHGB „Shkupi“, Shkup 2015.
[8] I njëjti autor,
e njëta libër, faqet 56-57.
[9] Nga Selami
Islami dhe Kristo Frashëri, në krye të autorëve të Institutit të Historisë dhe
të Gjuhësisë, të USHT, "Historia e Shqipërisë", vëllimi i I-rë,
Tiranë 1959, faqja 51.
[10] Shikoni "Federatat
fisnore", faqe 30-31, nga libri i Akademisë Shqiptare të Shkencave: "Historia
e Popullit Shqiptar", Shtëpia Botuese Toena, Tiranë 2002.
[11] Vepra e
Shefki Ollomonit, „Leka i Madh (Aleksandri i Madh)…“, faqe 10.
No comments:
Post a Comment