Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar ambasadorin
amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili i kërkoi opozitës të mos e dërgojë
në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Vetting”-un. Por sot përfaqësuesi i
PD-së, Bylykbashi, ankimoi në Kushtetuese ato pjesë të ligjit të cilat
PD_ja i
konsideron si shkelje.
Në këtë aspekt, Basha ka reaguar duke iu drejtuar Lu-së se e di mirë cilat janë detyrat e Partisë Demokratike.
“Nuk pres unë nga asnjë ambasador të më tregojë se cila është detyra kushtetuese e PD-së, opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam timen dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë”, – u shpreh kryedemokrati.
Ndërkohë, pas mbledhjes më dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, Basha bëri me dije se deputetët e tij do të votojnë me unanimitet ligjin për strukturën e posaçme antikorrupsion, SPAK.
“Ligji për strukturën e posaçme antikorrupsion, përfshirë edhe byronë e hetimit është gati dhe nesër do të ketë votën e plotë të PD. Dy herë Venecia u detyra të ndërhynte për të përmirësuar në mënyrë që kjo strukturë të bënte vërtetë atë për të cilën është votuar, të luftojë krimin qeveritar dhe korrupsionit. Falë qëndresës sonë dhe qartësisë sonë, edhe me ndihëm e partnerëve dhe ligji nesër është në përputhe të plotë me standardin demokratik”, tha Basha.
Sipas kryedemokratit, ky ligj do të jetë një makth për çdo qeveritar të korruptuar dhe inkriminuar duke nisur nga kryeministri dhe ministrat e tij.
“Struktura që votohet nesër do të jetë makthi i çdo qeveritari të korruptuar të lidhur me krimin. Ligji për SPAK i zgjidh duart atyre punonjësve të drejtësi që hetimet për zullumet e bëra nga zyrtarë të inkriminuar. Qytetarët shqiptarë që janë viktima të korrupsionit nesër do të kenë një lajm të mirë, votimin e SPAK”, tha Basha.

No comments:
Post a Comment