Wednesday, October 5, 2016

Si puth Hëna Diellin!

Gentjan Hasanas
 
 
Mes teje dhe asaj
ndodh eklipsi im…

Kur ajo të më marrë në krah,
ti nxito, 
të shoh gjysmëhënën e fytyrës tënde
mbas kodrës së supit.

Po deshe, më puth nga larg
ka 3 sekonda errësirë.
Askush s’na sheh!

Në qasjen orbitare,
3 sekonda errësire i ka bekuar Zoti
mos shohim
si puth Hëna Diellin!
 
 

No comments:

Post a Comment