Muaji i katërt i vitit, Terasun = Qershor.
Flitet dhe shkruhet se Muaji Qershor, quhet kështu për shkak të qershive që piqen po në këtë muaj.
Kjo, jo fort e besueshme, gjithesesi si fillim po shkruajmë disa rreshta mbi numrin “katër” (4) të gjuhës shqipe një numur ky “magjik” ku fsheh brenda vetes shumë kuptime, fjalë dhe emërtime nga më të hershmet, krejt të veçanta e të pastërta shqip.
Numri “katër” (4) në gjuhën shqipe që në momentin e parë kur e ndajmë atë në rrokje jep kuptim të qartë; ka/tër = e gjitha “e tëra” e plotë, ashtu si edhe në “greqisht” “tetar-to” = e tëra, (¼), edhe në rast se e shkruajme jo me ‘ë’ por me ‘e’ pra; “ka/ter” baraz kjo, ka -“terr”, të errët, pjesë, apo një “zonë” e “zanë”- e zënë, e mbyllyr nga të “kater/anët” () ku nuk hyn dritë.
Toka herët në lashtësi gjendet e skicuar në formë katrore apo drejtëkëndëshe, shpesh herë e ndarë me një vijë në mes, e ngjashme kjo me numrin ⊟ [8], (Θ) pra “ana” e poshtme e saj nënkupton tokën e “thatë” e errët, terr -“terra” dhe sipër saj e njëjta gjë por qiell, pra ky symbol përfaqëson të tërën të gjithën, ndarë kjo në dy “sy/te”-site, sete, “tet”- apo në dy “anë”, pra “dy në një” = “dynjanë” (tet a tet, apo kokë më kokë, ashtu si tek letrat e bixhoxit egjiptiane)
Nga fjalori i gjuhës shqipe shkëpusim një fjalë e cila na ndihmon më tepër për të kuptuar vlerën dhe kuptimin e numrit “katër”:
KATËRÇIPËRISHT ndajf. 1. Nga të gjitha anët, nga të gjitha drejtimet; në mënyrë të gjithanshme. Studioj (analizoj) katërçipërisht. 2. Në mënyrë shumë të qartë e të plotë; në mënyrë përfundimtare; krejt, plotësisht. Vërteton (tregon, provohet) katërçipërisht.
– Pra numri katër tregon një njësi të plotë, ashtu fiks si një katror i vizuar i cili kur mbyllet edhenga ana e katërt bëhet i plotë, i tërë dhe i terrët, ▩ nuk hyn dritë, ashtu siç themi; moti u “zu” u bë i errët, u “vrenjt”.
“Zifti” ky emër i cili buron po nga fjala shqipe “i Zi” në këtë rast mbiemër, ndryshe quhet edhe “katran”, e pra quhet kështu sepse është i zi, i erët ashtu si katrori i zënë nga të katra anët - “katër/an” (❐)
E ashtu si shumë fjalë dhe emertime që në gjuhën shqipe, lexohen edhe në kah të kundërt pra në anagramë, pa e humbur kuptimin e saj më të parë edhe fjala zift, tregon të njëjtën gjë, duke patur parasysh se, “p = f”, kemi; zift = zip/t dhe; zip<=>piz, pis, pra e zezë pis, ashtu si nata “pus” e erët, apo siç themi; e koriti në Bes, i zuri “pusi”.
Kështu gjithë sinonimnet, e fjalës “katran” kanë kuptimin i erët ose i zënë nga të katër anët, “katran”, “zift”, “pisë”, por edhe “serë” që do të thotë e “zënë” ashtu si numri
katër (4) në gjuhën greke, “tesera”- të zèna, tè zèra, e zënë e mbyllur, e njëjtë dhe në gjuhët slave “çetir” = çe tër, “qe tër” është e tëra, është e terrët.
E ashtuquajtur fjala turke “qeder” s'është gjë tjetër por një fjalë e pastër shqipe, që do të thotë; “iu mbyll dera” është në të “Zi” ka “qe-ter” e ska si të ndodhë ndryshe e gjithë gjuha turke, rrjedh dhe buron prej shqipes, ashtu si gjuha kleriko-greke, dhe mbarë gjithë gjuhët indoeuropiane.
Emërtimi fillestar i muajit Qershor- “Terasun” përmendur nga Homeri do të thotë, "i katërti", dhe jo muaji i Qershive, pasi vet emri “Qershi” ka për rrënjë fjalën shqipe e “kuqe”- Cer; cër, e pjekur e cëritur, e skuqur - Cërasia - Qerasia; Qershi.
Akoma edhe më e qartë, krejt bindse, madje e pabesueshme, na vjen në ndihmë, emërtimi apo fjala shqipe: “Kadron” emër ky i gjendur dhe i shkruar në gjithë gjuhët e botës, i pa tjetërsuar fiks ashtu si në shqip; “kadron = katër onë”, lëndë druri i faqosur në katër anët, katror, (n = r).
Fjala “Anë” në gjuhën shqipe, ka kuptim shumë të gjerë, ajo sjell qindra sinonime si në asnjë gjuhë tjetër, kemi; “anë e mb/anë,” kalo në “anë” të rrugës, në “anën” tjetër, “anon” nga njëra “anë” apo në “anë” të anijes” sepse në gjuhën shqipe fjala “anë” ka kuptimin edhe e harkuar, “bark”- varka, por edhe bark = barku: AN I m. anat.Organ i “gruas” dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, këmisha që mbështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
Dialekti geg na ofron: anë = on' onë
Në tabelen më poshtë shikoni fjalën shqipe “katër” dhe kadron në disa gjuhë e shoqëruar ajo me fjalët “anë” dhe “anije”
shqip: ………. Katër - kadron, ... anëve të anies,
greek: ………. kadron -τέσσερις, ... τις πλευρές του πλοίου,
latin: ………… kadron - quattuor, ... partes navis,
engl: ………….kadron - four, ... sides of the ship
island: ……….kadron - fjórir, ... hliðar skipsins,
hebre: ………..kadron = ארבע, צדדים של ... ,הספינה,
… provojeni në të gjitha gjuhët e botës emrin; kadron = katër/onë (me 4 anë; katër /onë)
e do shkoni se ajo gjendet shkruar e lexuar, ashtu si në gjuhën mëmë Shqipe birit të vetëm: Besnik- Shqipes-Zeus!
Mili Butka @ Gjuha shqipe
Aleksander Hasanas.
Të lumtë miku Mili Butka
ReplyDelete