Të mos ishte thirrja telefonike nga Moska, do të
ishte në pikëpyetje se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan a do të ishte
gjallë, dhe të mos flitet më për pushtet. Sipas të dhënave të disa
mediave ruse, puçi ishte planifikuar të fillonte në orën 3 të mëngjesit,
por ai nisi 6 orë përpara më 15 korrik.
Në atmosferën e rikthimit të marrëdhënieve Turqi – Rusi,
pas rrëzimit të avionit rus, shefi i shërbimit sekret rus FSB,
Aleksandar Bortnjikov më 15 korrik pasdite i bën një thirrje telefonike
kolegut të tij turk, shefit të sigurimit shtetëror MIT, Hakan Fidan, si
njeri i besuar i Erdoganit. Bortnjikov i ka thënë Fidanit se ka
informacione se në tërë aeroportet e Turqisë po furnizohen dhe mbushen
me naftë helikopterët dhe avionët luftarak dhe se ai ka pyetur kolegun
turk se a ka kjo lidhje me operacionet në Siri apo bëhet fjalë për
stërvitje. Fidan është habitur me këtë dhe se menjëherë merr në telefon
shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Hulusi Akar. Ky i fundit
ka thënë se nuk di gjë për çka bëhet fjalë dhe se i ka premtuar se do të
hetojë këto informacione. Por pas një ore Akar nuk i paraqitet Fidanit,
pasi që ai ishte rrëmbyer në shtabin e përgjithshëm. Shefi i shërbimit
sekret më pas informon Erdoganin për skenarin, i cili po pushonte në
Marmaris. Atëherë ata thërrasin gjeneral – majorin Zeki Aksakali,
komandantin e forcave speciale, për të nisur operacionin e
shpëtimit.(INA)
No comments:
Post a Comment