Shkruan: Reshat Badallaj Zhuriani
Është e ndaluar të lexohet ky shkrim për ato nëna, që e kanë zemrën e
dobët dhe janë të ndjeshme. Kërkoj falje maksimale për ato femra, që nuk
u ka falur Zoti fëmijë. Sebep (shkas) i këtij shkrimi u bë hedhja e
fëmijëve të porsalindur nëpër plehra-bërllok,
ku një bebe qentë ia hëngrën këmbën dhe e dyta - prostitutat e vendeve
të huaja në Greqi e Itali protestuan kundër prostitutave shqiptare, që
shesin trupin më lirë se ato. Këto të jenë raste të izoluara, sepse e
kanë "sëmundje" nga trashëgimia për punë të
ushkurit dhe mu për këtë nuk zgjedhin mjete dhe martohen me pleq të
tredhur serbianë. Shqiptarët krenohen me femrat shqiptare që nga Lepidia
deri te Nëna Terezë.
Dikur kombi ynë krenohej me nderin e femrave shqiptare. Unë, në këtë
shkrim do t'i jap ca shembuj që vërtet është kështu. Ta zëmë, kombi
shqiptar mburrej me gruan ilire të quajtur Lepidia të shekullit të parë
p.e.s., me mbretëreshën Teuta, një grua e fshatit
Dobrusht të krahinës së Lumës, për t´i shpëtuar dhunimit nga bishat të
dërgutëve dhe osmanëve të Sultan Sulejmanve të Top Kapisë të asaj kohe
kërcen nga një shkëmb dhe bie në lumin Dri bashkë me foshnjën që kishte
në djep dhe humbin pa shej e pa dok dhe nga
ajo kohë e largët mesjetare ky kep quhet "KEPI I VASHËS", me heroinën
kombëtare që ishte edhe komandante e flotës luftarake të Hedirës,
shqiptarja Laskolina Bubulina të viteve 1800, krenohet edhe me mësuesen
Kushë Micja, me luftëtaren Shotë Galica, me humanisten
botërore Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereza dhe kohëve të fundit me shumë
heroina që ranë në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
kundër gjakësorëve të kasapit Slobodan Millosheviqit, që bëri kasaphanë
në Kosovë. Këto vasha më të forta të kombit luftuan
si luanesha kundër pushkaxhinjve serbo- çetnikë të Drazh Mihajlit...
Kombi shqiptar po ashtu krenohet me nënat shqiptare që lindën shumë
heronj që nga koha ilire e deri në ditët e sotme. Mirëpo, fatkeqësisht
ca nëna shqiptare kanë lindur edhe ca fëmijë haram.
Kjo është shumë e vërtetë, por njëkohësisht e hidhur. Çfarë t'i bësh,
ndoshta është shkruar kështu. Këta fëmijë populli i quan kopilë. Kultura
prindërore ndaj fëmijëve është mbi të gjitha. Siç thuhet në "Hyllin e
Dritës",vj. nr 1,Shkodër 1.1.1930: "Shkalla
e kulturës shënjon shkallën e lumnis se njej populli.
Njerëzit gjakprishur Për këtë pjellë haram nuk mund të fajësohet assesi
vetëm femra, sepse në të shumtën e rasteve kanë qenë dhe akoma vazhdojnë
të jenë nën thundrat e zeza të harambashëve, mashtruesve, idiotëve të
sojit të qenve dhe zagarëve...për të cilët
edhe u bë sebep të shkruaj këtë shkrim. Për të qenit nënë ose baba dhe
gëzimin e prindërve, kur i lind fëmijë nuk do të shkruaj se e di çdo
njeri. Por, është një gjë e rëndë- sishme të thuhet. Unë kur kam kohë,
sepse punoj tërë javën, pra edhe të shtunave
dhe të dielave shikoj me kënaqësinë më të madhe kanalin "Natyra", ku
jepen filma të kafshëve, shpezëve... dhe më besoni se çfarë kujdesje
prindërore tregojnë për këlyshët ose zogjtë e tyre. Është e pabesueshme!
Ndërkaq, njerëzit e gjakprishur nuk mund të krahasosh
me kafshët. Kafshët janë shumë më të sjellshme se ky soj kurvar e
kurvarësh, nga këta kriminelë e kriminele. Shkërdhehen më zi se kafshët
dhe pastaj marrin e gjuajnë pjellën e tyre në bërllok për t´i ngrenë
qentë nga uria. Këta kriminelë dhe vrastarë ZOTI
I MADH I VRAFTË NË DITËN ME DIELL! Krimet mizore të femrave dhe
kopilëve meshkuj: Në Tiranë Një fetus i një fëmije i porsalindur është
gjetur në kazanin e plehrave në Tiranë, i seksit mashkull i pajetë. Në
Mitrovicë Një foshnjë e gjinisë femërore është gjetur
e braktisur pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në
lokacionin Gërmovë të fshatit Koshtovë të Mitrovicës. Foshnja është
gjetur nga disa fëmijë që po kërkonin metale të vjetra në mëngjes. Në
Shtime Mëngjesi i së martës nuk ishte i zakonshëm
për punëtorët e supermarketit 'Eli Ab' në Shtime. Ata në qesen e
mbeturinave e gjetën një trup të një foshnje të porsalindur. Në Shtime
dikush hodhi një foshnjë të porsalindur. Trupi i saj u gjet në parkingun
e një supermarketi ndërsa ishte kafshuar nga qentë
endacakë. Dëshmitarët lajmëruan policinë ndërkohë thonë se u tmerruan
kur mësuan se dikush e braktisi fëmijën dhe e hodhi këtu. Në vendin ku u
la foshnja kishte qen endacakë, të cilët dyshohet se i hëngrën njërën
këmbë bebes. Banorët e Shtimes thonë se në
qytetin e tyre kësi veprash janë të rralla derisa këtë akt e gjykojnë
rëndë. Policia e cila kishte dalë në vendin e ngjarjes konfirmoi se
foshnja u gjet pa shenja jete. Në Rahovec Foshnja e braktisur në
kontejner! Një foshnjë e porsalindur e gjinisë mashkullore
është gjetur e braktisur në një kontejner në një nga lagjet e
Rahovecit, njofton policia rajonale në Prizren. Në rrugën "Sadedin
Hajda", në një kontejner, ka gjetur një foshnjë të braktisur. Ai tha se
foshnjën e gjinisë mashkullore e ka gjetur në një paketë
të mbështjellë me peshqir dhe një pelenë, ndërsa ishte dëgjuar duke
qarë. Personi që kishte gjetur foshnjën e kishte marrë në automjetin e
tij për ta ngrohur, pasi që jashtë bënte ftohtë. "Nga vendi i ngjarjes,
policia ka dërguar foshnjën në repartin gjinekologjik
të Shtëpisë së Shëndetit në këtë qytet dhe më pastaj foshnja e
porsalindur duhet të dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të
mëtejmë". Në Vushtrri Një foshnjë e gjinisë mashkullore, e cila besohet
se ka ardhur në jetë para tri ditësh, është gjetur sot
e braktisur në fshatin Stanovc i Ulët të Vushtrrisë.
Zyrtarët e policisë në Vushtrri kanë njoftuar se të enjten rreth orës
05:30, kanë marrë një njoftim përmes një telefonate nga një banor i
fshatit Stanovc i Ulët, i cili ka raportuar për gjetje të një foshnje të
braktisur. Dëshmitari i këtij rasti ka deklaruar
se rreth orë 05:15, në kohën kur ishte nisur nga shtëpia e tij për në
punë, kishte takuar foshnjën e braktisur, të mbështjellë me një
batanije, në afërsi të një kontejneri afër lumit Llap, përkatësisht afër
mullirit elektrik në fshatin Stanovc i Ulët. I njëjti,
për shkaqe sigurie ka marrë në të sigurt foshnjën e gjetur dhe e ka
dërguar në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë ka njoftuar autoritetet
policore për rastin në fjalë. Pas ekzaminimit të bërë nga mjeku, mësohet
se foshnja ka tre ditë, ndërsa gjendja shëndetësore
është stabile. Foshnja e gjetur është transferuar në QKUK Prishtinë,
për ekzaminime të mëtejme mjekësore dhe përkujdesje institucionale. Deri
në këtë moment policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës,
cila apo cili e ka braktisur foshnjën. Braktisja
e foshnjës në mënyrë të tillë duke rrezikuar jetën apo dëmtuar
shëndetin e foshnjës, paraqet vepër penale të paraparë në bazë të nenit
211 të Kodit penal të Kosovës...
Turpi nuk ka brirë Mjerisht ka edhe në shumë vende te tjera të trojeve
etnike shqiptare. Është për të ardhur keq se si mundën këta njerëz
gjakprishur dhe hedhin pjellën e tyre si një plaçkë, çfarë shpirti kanë
këta kobëzi e kobzeza? A e dinë këta faqezi e faqezeza
se dora e Zotit nga vaji foshnjarak do t'i ndjekë kudo që shkojnë dhe
kurrë ditë të bardha nuk do të shohin. Shpirtin tim e shqetëson ky
fenomen që nuk mund ta quaj as shtazarak, sepse shkrova më lart se këtë
akt mizor edhe kafshët nuk e bëjnë. Këtë nuk di
se si ta quaj. Por, shpirtin tim e qetëson, kur mendoj se këta rrjedhin
nga familjet që e kanë trashëgimi zanatin e ushkurit që për "SEVAP" nuk
ia ndalin "aletin" askujt dhe nuk kanë fare dert që fëmijët i gjuajnë
si patate. Këta janë farë e ndyrë e kombit...
Dhe e dyta, Shumë femra mjerisht quhen shqiptare që punojnë nëpër
shtëpitë publike si në Shqipëri, Itali, Greqi dhe në shumë vende të
tjera të botës, kanë prishur qetësinë dhe rehatin e prostitutave tjera
të vendeve të huaja. Lexova se në Greqi dhe Itali,
prostituta të vendeve tjera kanë protestuar kundër prostitutave
shqiptare, me pretekstin se kurvat shqiptare e shesin trupin e tyre
shumë më lirë se prostitutat e vendeve të tjera, që po ia rrezikojnë
kinse "kafshatën e gojës". MO ZOT MË KEQ! Turpi nuk ka
brirë thuhet nga anët tona. Ky soj nuk ka turp. Ju ndoshta nuk e keni
ditur, andaj po mundohem të tregoj një gjë. DEVETË kur bëjnë seks, së
pari e sigurojnë vendin që të mos e sheh askush, fshihen me shumë kujdes
pas shkurreve në pyll dhe pasi të sigurohen
fillojnë dashurinë dhe seksin. Pra, shikoni se ku është dallimi.
Kafshët janë më të kujdesshme se ky soji që e mundova veten natën si t´i
quaj këta gjakprishur dhe në përfundim erdha dhe i quaj kurva e kurvarë
dhe jo lavirë e lavire, sepse tingëllon shumë
butë. Por, me emër të vrazhdë kurva e kurvarë me trashëgimi... Shumë
sosh kanë bërë martesë edhe me gjakësorët serbo-çetnikë. Martesat nuk i
kanë bërë me beqarë serbianë,por me pleq të tredhur që as me medikamente
nuk u ngrihet... Në Kosovë, në këtë vit, 40
femra shqiptare lindën nën moshën 18- vjeçare, bile njëra lindi edhe në
moshën 13-vjeçare. Kësaj i bie se ajo e ka kërkuar seksin në moshën
12-vjeçare. Por, në qoftë se këta i kanë fëmijët në gjirin e tyre
familjar dhe janë duke u rritur me prindër, unë personalisht
nuk i paragjykoj, edhe pse është e ndaluar nën moshën 18-vjeçare... Dhe
krejt në fund fare, këtu mungon edhe dora e shtetit. Nuk do të ishte
keq që edukata seksuale të futet nëpër shkolla dhe mbrojtja të jetë e
domosdoshme. Ky soj duhet izoluar si raste edhe
pse deshëm s´deshëm ky soj gjakprishur janë shqiptarë. E hidhur, por e
vërtetë! Më është ngulitur në kokë dhe më duket se dëgjoj zërin
foshnjarak të tyre: "Mami,o mami, përse më hedhe në bërllok, përse më
linde edhe unë dua të jetoj, mos më le vetëm, kam të
ftohur, kam frikë se më han qentë endacakë, të lutem më merr me vete,
mos ma kthe shpinën..." ZOTIN DORËZAN! Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT
BADALLAJ-ZHURIANI Për këto që shkruaj e them mbaj përgjegjësi penale e
morale.
No comments:
Post a Comment