Sunday, September 25, 2016

MOHIMI I FJALËS SË LIRË NË EDICIONIN 27 NË STUBËLL, VITI!












Shkruan Rudi Berisha 
Kryetar i KL “Zahir Pajaziti” nga Prishtina

Stubëll, Viti – 24 shtator - Duke udhëtuar nga Prishtina për të marrë pjesë në Manifestimin Letrar, Kulturor dhe Shkencor “Takimet e Dom Mikelit 2016”-Edicioni 27, u takuam me shumë musafirë dhe pjesëmarrës ( shkrimtarë, poetë, artistë, aktorë, gazetarë, profesorë , klerikë etj) nga shumë qytete dhe vise jo vetëm të republikës së Kosovës, por nga të gjitha trojet shqiptare (Presheva, Tirana, Shkupi, Gostivari, Besian, Bujanoci et).

Manifestimi në fjalë ishte organizuar nën patronatin e MKRK dhe të DKRK së Vitisë.
Ky manifestim mbahet prej vitit 1990, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të dijes, kulturës dhe artit nga të gjitha trevat shqiptare. Pra në këto takime të mbajtura rresht për 26 vjet janë paraqitur me pika e punime të ndryshme poetë, artistë, muzikantë, klerike e deri  edhe ambasadorë, siç ishte rasti në takimin e djeshëm, me parqitjen e z. Visar Zhiti (Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan).

Programi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe të hymnit të Republikës së Kosovës, për të vazhduar me një pikë nga Okteti i qytetit të Vitisë.

Me një fjalë përshëndetëse para pjesëmarrësve u paraqit nënkryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, i cili përshëndeti takimin në emrin e tij peronal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti. Në veçantë ky i përshëndeti familjet e dëshmorëve, që ishin të pranishëm në takim, në masë të madhe. Nënkryetari gjatë fjalimit të tij foli dhe na e rikujtoi shenjtërimin e para disa ditëve të Nënë Terezës, pastaj foli edhe për traditën arsimore dhe kulturore të Stubllës, duke përmendur edhe fillimin e shkollës së parë të legalizuar shqipe në vitin 1905.

Pastaj, me një fjal rasti, për t’i përshëndetur të pranishmit u paraqit këshilltari i kulturës nga Komuna e Vitisë, z. Arsim Canolli
Tema bosht e këtij takimi ishte: “Nënë Tereza dhe shqiptarët” .
Me kumtesat e tyre u paraqitën: Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës; Visar Zhiti, poet dhe diplomat i Republikës së Shqipërisë (ambasador në Vatikan); dhe At Valentin Salvoldi, profesor nga Bergamo e Italisë.

Pas kumtesave të sipërpërmendura, u bë shpallja e ekspozitës kushtuar Shën Terezës.
Pas një pauze 15-minutëshe u vazhdua me një orë letrare, për të cilën pati shumë poetë dhe krijues të interesuar për t’i lexuar vargjet e tyre. Përveç disave që arritën të jenë në program, moderatorja Qibrije Demiri ( Dija ) me apo pa qëllim jashtë programit i la poetët nga KL “Zahir Pajaziti” nga Podujeva dhe Prishtina; poetët nga SH SH “Fahri Fazliu” nga Kastrioti, nga Klina si dhe poetët nga  K L “A B C-ja poetike” nga Shkupi, Kumanova, Gostivari e më gjerë.

Ka vite që ky program po ulë nivelin e konkurrimit, ngase aty lexojnë persona pa asnjë kriter dhe nuk lejohen që të lexojnë poetët që janë dëshmuar edhe me botimet e tyre ( ndalohet fjala e lirë, u hiqet e drejta e konkurrimit poetëve që shumë vite i kanë falë kulturës, gjuhës dhe kombit në përgjithësi jetën dhe djerësën e tyre, por edhe atë materialisht). Kjo rrugë është rrugë e gabuar, ky Manifestim dje ka qenë për dhimbje. 

Fjalime të gjata dhe monotone, pika tëlexuara, që ishin gjithçka tjetër, por vetëm poezi s’ishin. Pra, nuk ishin poezi, as prozë , dhe ka qenë ky Manifestim në nivelin më të ulët që kemi parë dhe kemi përcjellë gjatë gjithë jetës sonë...

Rudi Berisha
Stubëll – Viti, 24 / Shtator / 2016

No comments:

Post a Comment