ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI: ➣"ALBANIA"
Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083¬-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i Parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme “Alekseida”, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë.
Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin II.
Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Më
23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius
Ptolemy (Ptolemeu),
astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.
Prejardhja e saktë e tij nuk dihet.
Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate
shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e
tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emrin
‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe
Krujës. (Kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të
dhënat citohen nga burime të asaj kohe).
Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083¬-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i Parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme “Alekseida”, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë.
Në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto
troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në
shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe
veten ‘Arbëreshë’;
Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë
shqiptarë të shekullit XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku
ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë
emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që
flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe
‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre
Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet
e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi
i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për
krijimin e një harte të botës.
Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin II.
Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.
No comments:
Post a Comment