Etimologji – “QINAM”
Vendi i thesarit enigmatik monedha Platini 2600 vjeçare.
Kolonja është shumë e pasur përsa i përket
vendbanimeve të hershme ajo ka një grup
kalash, tumash dhe varre monumentale, jo më shume se 2 km më tutje
nga vendi i thesarit të Hollmit ('Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak
para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit,
aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit
“Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga
anglezët).
Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë,
Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gërqelor,
material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat
kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prrallor,
monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material
gjendeshin monedha me lehtësi ...
Monedhat ishin dy llojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshkën e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin
e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të
derdhura prej “platini” Ar i bardhë.
Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty
tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa,
e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë
13gr./platin.
PLATIN m. kim.
Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të
bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për
të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë
(shtresë) platini. Penë me majë platin,
etj.
Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër”
prej tyre ... përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u
fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar.
Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin
prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të
4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë, Luaras, janë
zbuluar mbi 30 tuma, e vendbanime të tjera
të lashta antike.
Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen
të shkruar dhe shkronjën 'H'.
Ky fshat tashmë i njohur për
thesarin e mijrave monedha gjetur aty quhet “Qinam”
Çdo të thotë ky emër shpesh
herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim?
Veçori e tjetër e këtij
fshati është se aty dheu është; "i imët
dhe i kuq"
dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje “Qeramike”
dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje “Qeramike”
Në gjuhën shqipe por jo vetëm;
“Qeramidhia” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njihet baza
materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi
ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; - Di/egur = Tiegull.
“Ngjyra” (Chroma -kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e
Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe
e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën
e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe.
Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri
Në fjalorin e shqipes kemi:
CËR m.
Pisku i vapës, koha kur të
djeg vapa. Në cërin e vapës.
E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse
në prezencë të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e
njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell.
Qeramidhe pra, quhet; "Dhe i
pjekur- Ceramidhe", qyramidhe, qeramidhe –(tjegull).
"Qinam" emri i fshatit në kolonjë
– Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për
tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram - Dhe i kuq) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe)
Qeramikë.
No comments:
Post a Comment