Në
shprehjet e përditëshme të bletarëve njihet si” qumështi i mbretëreshës së
bletëve” ose “ qumështi i mëmave”.
Në fakt nuk
është qumësht. Gjëndja fizike e saj është e brumtë. Në literaturën shkencore
flitet për “Pelte mbretërore "Queen jelly". Është një
ushqim hyjnor. Ka një strukturë kimike specifike të përbërë. Rreth kësaj
lënde natyrore të pashoqe e çudibërse janë krijuar mite.
Çfarë
është kjo lëndë?
Peltja
mbretërore tajitet nga gjëndrat hypofaringale, që ndodhen në kokën e bletës
kujdestare. Ajo shërben për të ushqyer të gjitha larvat e bletëve puntore,
meshkujve dhe mbretëreshës. Pas tri ditësh, larvat puntore dhe meshkujt nuk
ushqehen më me pelte mbretërore, ndërsa larva e mbretëreshës vazhdon të
ushqehet me këtë ushqim special. Ky produkt i rrallë me vlera të
pazëvendësueshme prodhohet nga bletarët, duke stimuluar familjet me korniza të
mbretëreshës, pregatitur posaçërisht, për prodhimin e peltes mbretërore.
Peltja
mblidhet në çdo qelizë (larvë) të veçantë mbretëreshe jo më shumë se 72 orëshe.
Shkenca sot ka vërtetuar se ka një diferencë midis peltes mbretërore të bletës
puntore dhe meshkujve me atë të mbretëreshës. Gjithashtu ka të dhëna tashmë të konfirmuara
shkencërisht se kjo lëndë e prodhuar natyralisht është e cilësis më të mirë.
Pra qeliza e l arvës mbretëreshë është e “pajisur” me pelte të veçantë. Një
familje e mirërritur gjatë një sezoni mund të prodhojë deri 500 njësi pelte.
Analizat laboratorike tregojnë se vetëm peltja që nxirret në fillim (rradha e
parë ) është e cilësisë së mirë, të tjerat kanë vlerë më të ulët. Produkti
është i ndjeshëm nga drita dhe temperatura .Prodhuesit duhet të kenë qasje të
menjëhershme për ruajtjen e saj. Ndonjëherë ruhet në mjaltë ose dyllë.
Përzierja me çdo lëndë tjetër, apo marrja dhe ruajtja jo me shishe qelqi
standart , duke qënë se është e ndjeshme, i ulen vlerat ushquese. Kjo lëndë
është tepër e ndjeshme, prandaj kërkon disa rregulla të veçanta për marrjen dhe
përdorimine saj.
Disa
nga përbërësit
Peltja
mbretërore ka përbërje: B/complex,,
vit B 5,vit.B6,, aminoacide, sheqerna të thjeshta, gjurmë makroelementësh,d isa
enzima,acide yndyrore etj:Ajo përmban 67%
ujë,12,5 proteina bruto,11% monosakaride, 5% acide yndyror.
Nuk përmban
vitaminat A, D dheK.
Aktina
mbretërore(Royalactina)
Ky është
përbërsi i vaçantë i peltes mbretërore, që larvën e një blete puntore e
zhvillon në një mbretëreshë, me sa duket është një protein e emëruar
Royalactin.
Ajo ka
efekte të ngjajshme si phenotipical fryitffly (Drosphila melanogaster) e cila
rrit madhësin e trupit, vezoret , vitalitetin dhe jetëgjatësin mbretëreshës.
Peltja
mbretërore dhe ndikimi çudibërës isaj ,lidhet me veprimet e gjëra mbi disa
sisteme të organizmit të njeriut. Ajo përdoret për kujdesin e lëkurës dhe në
disa produkte të bukurisë natyrore. Në rrethet shkencore të shërimit holistik,
në mjekësinë alternative, besohet të ketë ndikim kundër plakjes. Hulumtimet
eksperimentale sjelin të dhëna se kjo lëndë është raportuar si imunomodulator i
mundshëm, stimulues i qelizave burimore në tru.
Po ashtu njoftohet se ndikon në uljen e kolesterolit, në
shërimin e plagëve, si antibiotik, antiinflamator. Studimet gjithashtu
sugjerojnë që acidi 10_hidroksi_2_decenoik(10 _hda) që gjëndet në pelte, mund
të pengojë vaskularizim e tumoreve.
Peltja ka
qënë gjithashtu hipotesik, duke korigjuar kolesterolin, pabarazitë në nivel të
konsumit të nikotinës.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pyetje – Përgjigje:
Pyetje: Informacione vërtet interesante por këtu në Usa as nuk e kam pare ndonjëherë në shitje
dhe këta nuk i dinë as emrin;)
Përgjgije: Peltja mbretërore,qëndron në krye
të gjithë lëndëve që përdoren në Mjekësin Alternative. Ajo është mbretëresha.
Edhe në USA
është shumë e njohur dhe e përdorur. Atje
njihet me emrin Royal jelly ose Queen
Jelly.
Pyetje: Skadon qumeshti i bletës?
Përgjgije: Peltja i humb vlerat brënda vitit.
Kjo lidhet me kushtet vjeljes,rruajtjes. Mirë është të përdoret sa më e
freskët. Nëse nuk përdoren lugë speciale, shishe qelqi të errta, dhe nëse nuk
ruhet në ftohje në frigorifer i humb shpejt vlerat.
Pyetje: Në Shqiperi ka shumë spekullime …mund të të japin ndonjë gjë tjetër
në vend të qumështit të bletës…
si mund ta njohim dhe kush e shet tëcertifikuar???
Përgjgije: Pyetja për spekullimet, qëndron.
Ashtu si me mjaltin, edhe me të spekullohet. Nëse me mjaltin problemi i kontrollit
është më i zgjidhur, me të është më i vështirë. Prandaj, për ta minimizuar
këtë, mirë është të kërkohet dhe të sigurohet vetëm në qëndra veterinare të
lincensuara.
Pyetje: Si mund ta njohim a është me të vërtetë qumësht blete kur e blejmë nga persona privat?
Përgjgije: Nuk duhet blerë në persona privat.
Shija, ngjyra mund të jenë njëlloj me pelten normale, ndërsa përbërja mund të
ndryshoi plotësisht. Për të ngrumbulluar sa më shumë pelte mund të kapërcehet
kufiri 72 orë, mund të ngrumbullohet nga material nga larvat mashkullore dhe
bletë puntore. Ka disa që e tregtojnë me mjaltin. Peltja nuk pranon asnjë lëndë
tjetër.
Pyetje: Si përdoret?
Përgjgije: Ajo përdoret e pastërt nën gjuhë 0.5_0.7 gram.
Kujdesi
duhet me personat që jane alergjikë. Rëndësi ka që doza
nuk duhet tepruar.
Shënim:
Helmi nuk është lëndë është sasi!
Artikulli dhe përgjigjet u përgatitën nga Dr Agim NELAJ