Wednesday, March 8, 2017

Recetë 800 vjeçare kuron sëmundjet e zemrës.



Shumë njerëz vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës. Këto të fundit mund të trajtohen edhe vetë në shtëpi duke përdorur këtë kurë natyrale. Kjo recetë 800 vjeçare është përgatitur nga murgesha e famshme Hildegard von Bingen. Më vonë kura e saj u përdor edhe nga mjekë të njohur për trajtimin e problemeve dhe sëmundpjeve të zemrës.
Ajo mund të përdoret për sëmundje të ndryshme kardiovaskulare si dhe është një zgjidhje ideale  për mbrojtjen e enëve të gjakut.

Përbërësit:
10 degë majdanoz
1 litër verë (e bardhë ose e kuqe)
2 lugë gjelle uthull
300 gr mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni degët e majdanozit në një enë sëbashku me verën dhe uthullën. Vendosini në zjarr të ziejnë për rreth 10 minuta në temperaturë të ulët, në mënyrë që të mos krijojë shkumë.
Më pas  shtoni edhe mjaltin, lërini për 4 minuta të tjera dhe largojini nga zjarri. Kullojeni verën e nxehtë në një shishe qelqi të pastër. Mbylleni atë mirë me një kapak.

Mund ta konsumoni çdo ditë, nga një lugë gjelle në ditë, derisa të mos ndjeni më asnjë shqetësim me zemrën tuaj.  
Përshtati: Genta Dobra

No comments:

Post a Comment