Showing posts with label KAPSELI i VELÇËS. Show all posts
Showing posts with label KAPSELI i VELÇËS. Show all posts

Sunday, January 29, 2017

KAPSELI i VELÇËS TEMPULL PAGAN I YLLIT APO DIELLIT!

KAPSELI i VELÇËS
TEMPULL PAGAN I YLLIT APO DIELLIT! 
Toponimi “Kapseli” përveçse është epiqendra e fshatit figuron edhe si një nga pikat më dominuese të tij. Nqs del te “Qafa e Kapselit” ke në pëllëmbë të dorës thuajse gjithë panoramën e lumit Shushica. Kur dielli qëndron pingul përmbi “Kapsel”, në Velçë është mesditë. Ose më saktë, ka mbrritur në kupë të qiellit!
Në thellësinë e mijravjeçarëve, mitografët apo profetët e krijesave hyjnore vendase ndofta e përzgjodhën dhe e shenjtëruan këtë toponim, ngaqë është edhe një kryqëzim kordinatash (linjash) për fshatin. Psh: Janë në një vijë të drejtë horizontale toponimet hyjnore: Maja – Vigja – Radotina – Kapseli – Bogdani! Priten ndërmjet tyre po në Kapsel vija tjetër: Beun - Memiu – Shpella me Qiell - Vreshta - Vitali -Presaran - Përoi i Madh. Gjithashtu po te ky toponim kryqëzohet trajektorja: Shiravar – Prekatisma - Qengjër – Përroi i Bardhë - mali Tartar. 

Po cila është etimologjia e kësaj fjale? Kaluar ndërmend me mijra herë emërtimin “Kapsel”, fillimisht kam patur një ndjesi të tillë, që ndofta kjo fjalë është formuar sipas kësaj mënyre: "kapsel" = (kap + s + el); kap = krye, sipër, (në rastin tonë = kupa e qiellit); s = is = as = o sej = është (që është); el = Yll ! Dmth, Kapseli = Ylli që është në kupë! Apo kupa e yjeve.
 Po për cilin Yll magjepseshin paganët e Velçës nga kjo lartësi e fshatit? Ndofta për Yllin e shtatë të “Arushës së Madhe” - Ganimedin! Pasi Yllin e arushës së vogël, Afërditën, e kishin të "stampuar" te Rasali. Vërej se etimologjia e kësaj fjale shpjegohet përmes protoshqipes dhe se ka kombësi pellazgjike. Njè emërtim vendas shumë i hershëm që simbolizon një objekt të shenjtë qiellor, yllin, që ndodhet mbi kokat tona apo në kupë të qiellit. 
Mirëpo më vonë, duke bërë një analizë më logjike të përbërjes së kësaj fjale, ka mundësi, që mbas invazioneve helene (shek. VII para Krishtit), Kapseli, nuk do ketë simbolizuar më Yllin, por perëndinë e Diellit! Ose më saktë kultin e “Helios”. Ndofta bëhet fjalë për mbivendosje apo zëvendësime simbolesh hyjnore. Pasi siç shpjegojnë historianët, mbas çdo pushtimi ka ndryshuar dhe besimi apo simbolet hyjnore. Ky fakt vërtetohet më së miri edhe në Velçë, ku një kodër e vetme përmban përbrenda vehtes tre simbole: atë vendase, helene dhe sllave! 
Ndaj edhe për disa toponime të tjera, shpesh pretendoj për dy variante emërtimi! Kjo vjen si për faktin e lartpërmendur, po ashtu që unë nuk jam specialist i materies, dhe tjetra, ngaqë emërtimet e toponimeve të Velçës mbrrijnë deri më sot të gjymtuara e deformuara, në dy apo tre forma shqiptimi prej banorëve vendas. 

Sidoqoftë rikthehemi te toponimi hyjnor pagan “Kapseli”. Kjo fjalë, nëse në origjinën e saj mund të ketë simbolizuar Yllin e shenjtë, mbasandaj si pasojë e ndikimeve helene u transformua e tillë: “Kapselios”. Sfinksi grek (os) ka rënë dhe fjala e përdorshme deri në ditë e sotme ngelet origjinale Kapseli – (os), “Qafa e Kapselit”, “Brinja e Kapselit” etj. Si e konceptoj unë etimologjinë e kësaj fjale? "kapseli - os": kap = kup; s = o sej = që është; elio = helios = diell. Pak a shumë ka kuptimin: është kupa e diellit, apo që: dielli ndodhet në kupë (të qiellit, mbi kryet tona)!
Cila ishte arsyeja të dyshoj që Kapseli - Yll, mund të jetë shndërruar në Kapseli – Diell!
Duke analizuar me vëmendje gjithë emërtimet pranë këtij toponimi simbol - hyjnor, konstatoj se përfund Kapselit, i bashkangjitet një tempull shumë i hershëm, me emërtimin Prekatisma (apo Prekathisma), e cila mund ketë lidhje me nënën e diellit, e cila quhej Teia apo Theia. 
Në Greqinë e lashtë, “Helios” ishte perëndia e Diellit dhe i takonte asaj gjenerate të perëndive pre – olimpike. Thuhet (sipas Esiodo), se Helios ishte biri i titanëve Iperione dhe Theia apo Teia.
 Çuditërisht në Velçë, ngjitur me toponimin e “Kapselit”, gjendet një brinjë e thepisur, që quhet “Prekathisma” apo “Prekatisma”, emër i cili qysh në pamjen e parë të jep përshtypjen e një emërtimi në formë predikati (lutje - prekatis)! Përfund kësaj brinje gjendet një lëndinë e madhe, brenda të cilës ka funksionuar një tempull shumë i hershëm. Ky tempull ka mundësi ti jetë dedikuar pikërisht nënës së Helios – Theia apo Teia. 
Fjala Preka(thi)sma apo Preka(ti)sma që shqiptohet sot në Velçë, në origjinën e saj mund të rrjedhë, ose dikur mund të ketë qenë edhe Preka(theia)sma ose Preka(teia)sma. Dhe se përgjatë kohëve shumë të largët, kjo fjalë në ditët e sotme mbrrin disi e gjymtuar apo e shtrëmbëruar, ndofta edhe për lehtësi përdorimi ose pamundësi (vështirësi) shqiptimi.

Duke u rikthyer te formimi i emrit “Kapseli” në variantin e Diellit, ka shumë rëndësi njëra prej legjendave mbi “Helios”, e cila thotë:
" ...Helios (Dielli), pasi përshkoi qiellin nga lindja në perëndim u kthye me “suo cocchio” (karron me dy rrota) te pika e origjinës, gjithashtu pasi përshkoi oqeanin e mbyllur brenda një kupe të stërmadhe. Në antikitet e largët përfytyrohej që zoti paraqitej në nisjen e karros së Diellit, të cilin ai e drejtoi nga lindja në perëndim i paraprirë nga motra e vet Eos (Aurora), ndërsa natën kur ai shkonte të pushonte në qiell e zëvendësonte motra tjetër Selena (Hëna). Dhe se dielli ndodhej brenda një kupe enorme (të stërmadhe, vigane)! Jo rastësisht, vetë fjala “Kapseli” në Velçë përbëhet pikërisht nga "kap" = kup dhe "elio!
Meqë jemi te karrua e diellit, mjaft interesante është edhe legjenda tjetër që ndëshkon Apollonin për neglizhencën që shfaqi kundrejt Helios:
".. Apolloni u dashurua marrëzisht me nimfën Melisa. Qe një dashuri e thellë dhe e pakondicionuar, ndaj ai i la hapësirë vetëm besnikërisë për Melisën duke ju përkushtuar i tëri asaj, ndërkohë që la mbas dore përmbushjen e misionit të vet si divinita solare. Kjo bëri që karrua e Diellit jo gjithmonë tërhiqej dhe transportohej rregullisht, kështuqë bota binte në zymtësi (tenebre). Atëhere përmes një dekreti me etnitet superior, Apolloni ndëshkohet, kurse e dashura e tij Melisa, transformohet në një mbretëreshë bletësh (Ape Regina)..." 
Edhe te ky rast konçidenca sjell faktin e çuditshëm, që përfund toponimit "Prekathismave" të Velçës, gjendet toponimi: "Pllaka e Melisës". Në fakt nuk është pllakë, por një gur shumë i vjetër! Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, pranë pllakës së Melisës gjendet dhe "Guri Bletë"! Bile duhet të jetë i njëjti gurë që mbart të dy emërtimet!
Edhe pse murator, i apasionuar mbas antikitetit të Velçës, gjithsesi jam në dilemë në se Kapselin mund ta konsiderojmë një divinita solare ashtu sikundër Helios, apo simbolin e Yllit? Për besimtarët paganë vendas ky toponim padyshim që dëshmonte prezencën e një hyjnie qiellore. Padyshim që kësaj hyjnie i janë dedikuar me përkushtim përmes ritualeve si lutjet, detyrimet dhe sakrifikimet në nder të tij.
Shènim: Shkèmbi me fytyrè humani qè shikoni né foton e mèsipèrme gjendet né Prekatisma tè Velçès.

Nga: 
Aljosha Korkaj   
https://milibutka.blogspot.al/