Showing posts with label Brahim Avdyli. Show all posts
Showing posts with label Brahim Avdyli. Show all posts

Thursday, July 19, 2018

PRINCIPI I PARË I SHKRUAR NË BOTË



Brahim AVDYLI:

PRINCIPI I PARË I SHKRUAR NË BOTË

(Shkrimi i nëntë që e lexova nga Agron Iliriani)


Kur fillon diçka të veçantë njeriu i mirë e fillon në bazë të asaj të cilën e ka si bazë themelore. Modeli i parë është modeli i Krijuesit dhe këtë natyrisht e mbajmë si shëmbëlltyrë kryesore. Ai që e ka krijuar UNIVERSIN është Zoti i Madh, është krijuesi i vërtetë i çdo gjëje. Kështu thuhet përgjithësisht...
Këtë mendim e mbanë njeriu i vogël i kësaj bote të përkohshme dhe fetë e marrin Zotin e Madh në mënyra të ndryshme, duke e shpjeguar ndryshe nga njëra tjetra. Sa mundet të shpjegojë feja, aq e thonë edhe njerëzit. Natyrisht, mbetet pjesa tjetër enigmë ose e pathënë. Ne po e marrim principin e parë të shkruar në botë dhe po e analizojmë:
-Fetë, kur i drejtohen Zotit të Madh, si p.sh. feja islame, që i drejtohet me një fjalë të përngjitur pellazge apo pjellë bardhë, pra iliro-pellazge “Al`lah”, i thonë “i Gjithëdijshmi, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëmëshirshmi”. Zoti i Madh i DI të gjitha, është më i fuqishmi dhe më i mëshirshmi.
Ajo që bënë KRIJUESI është FALJA. Së paku, tri herë. Kështu vepronte IMAM ALIU. Thuhet se tri herë e ulte kokën para sulmeve të armikut dhe kundërshtarëve të tij nëpër luftëra, pastaj e nxirrte shpatën nga këllefi dhe ia shkurtonte kokën kundërshtarit të tij.
Ky është principi i parë i shkuar në botë, e pse të mos e themi se ai është principi i parë i shqiptarit, i albanit. Shqiptari e pret armikun më të madh kur i vjen në shtëpi si “mik”. Fjalën e ligë e të keqe e zë në grykë. Nuk e lë të dalë përjashta, për gojë, që të flasë, por e dërgon në “bark”, pra “e ha”, sepse është “i gjithëmëshirshëm”, në princip të Krijuesit të vet.
Këtë princip e ka shpjeguar shumë mirë një mik i im i sinqertë, me fjalët e tij FALË (falmë, falu), e cila është një fjalë e parë nga lashtësia, për shkak të lëvizjeve të albanëve në drejtim të Italisë, të Lecios (Lezios), afër Romës, pas shkatërrimit të Trojës. Ata janë ALBANËT e parë, të cilët, janë detyruar të lëshojnë vendlindjen e tyre, duke iu drejtuar KRIJUESIT, Zotit të Madh, që T`I FALË; kanë depërtuar deri në Lecios, ku është krijuar më vonë ALBA LONGA, në Lavinio, pranë Romës dhe janë të gjuhës sonë.
Kjo LUTJE është aq e mirë dhe kaq njerëzore; është HYJNORE, YLLORE, si konfirmim i mirënjohjes që të ka sjellë në këtë botë KRIJUESI nga YJET, që e kishim brez pas brezi fjalën e tyre diellore, e cila është shqip; e kishim shqiponjën si simbol i Zotit të Madh-Krijuesit; si PËRKULJE ndaj tij; si një faleminderim i posaçëm, edhe pse albanëve iu kishin vardisur të ligat në qafë, si asnjë populli tjetër. Normalisht, albanët dhe i tërë njerëzimi i faleshin Krijuesit me ndjeshmërinë e tyre të ADHURIMIT, si adhurim të Yllit, Diellit-Zot, farëzues i jetës sonë, i gjallërisë së të gjitha gjërave në botë.
Mikut tim më të sinqertë, këtu, nuk po ia përmend emrin, sepse personeli i këtyre maskarenjëve të burgut tim edhe atij do t`i lëshohen të kokë apo do t`a merrnin në burgun e mesdheshën e do të dënohej. Fjalën “FAL” e kishte lidhë me fjalën tjetër shqipe “PËR/UL” apo “PËR/YLLI”, që do të thotë FALJA në raport me YLLIN, DIELLIN, KRIJUESIN. FALJA tregon ulje, përkulje të kokës, përulje të gjunjëve dhe të tërë trupit, për NDERIM TË HYJNIVE.
Ky është principi i parë i Zotit të Madh, i cili qëndron më lartë se njeriu dhe i përcjell ata që janë njerëz e gabojnë pa dije. Ata që gabojnë me dije, i pret dënimi i Zotit të Madh, i cili, edhe në jetën e përkohshme, si dënim ua dërgon dike, bëhen si shkas këto rrjedha, p.sh. shkatërrimi i Trojës.
Ne po flasim për gabimet e papritura, të paditura, të rastësishme, të cilat i përcjell Zoti i Madh dhe i falë, i falë e i falë. Në formë të parë, tre fish i falë. Pastaj, vjen dënimi, pa dyshim. Urrejtja e dëshprimi janë në kulm të njeriut të dëshpruar e të dalë jashtë kontrollit. Por e kanë PENDESËN në balancën e shpirtit të tyre, pa e shndërruar urrejtjen e vluar për hakmarrje, si gjasë e dëshprimit të ngritur nga sulmet e jashtme dhe të pa arësye, sepse, në radhë të parë nxitet hakmarrja, si formë e zemërimit apo e mbrojtjes së qenies së tij, të familjes e të farefisit apo të fisit. Të mbroshë familjen, farefisin e fisin, apo tërë kombin, është mëse e logjikshme. Por, logjika njerëzore nuk e jep të drejtën e hakmarrjes. Njeriu e ka më afër zemrimit njerëzor PENDESËN.
Pendimi është si rezultat i pashmangshëm i gabimeve. Kërkohet FALJA si rezultat i zemërimit, nëse ai vjen papritur. Pendimi është për diçka që ka ardhur rastësisht, pa dije, pa qëllim; për diçka që është për t`u falur.
Ai bëhet si pendim edhe kundër keqbërësve të qëllimtë, që duhet t`i dënojë Zoti i Madh, sepse ndryshe nuk u shpëtohet atyre ose shkatërrimi e lëshimi i atij vendi të dashur, pra vendlindjes e Atdheut, është i pakundërshtuar.
Të detyrohesh të lëshosh atdheun, vendlindjen tuaj, është dëm i madh e i pafalshëm dhe vie si rezultat i luftës e krimit. Krimi është si ndaj një njeriu, si ndaj gjinisë tjetër, si ndaj një grupi apo farefisi, ndaj gjenerates apo ndaj një kombi. Krimet kolektive janë më të dënuarat, si gjenocidet, që të zhdukin një komb të veçantë. Ato janë krime të mëdha, me të cilat jemi provuar disa herë, por nuk do të merremi më tepër me to, nëpër këto shënime të burgut.
Po merremi me gabimet e njeriut, ato gabime që do t`i falë Krijuesi. Njeriut mund t`i vie keq për gabimet e tij. Kur mund t`i vlerësojë këto gabime, lutet e lutet që t`ia falë Zoti i Madh e Krijuesi i Gjithësisë. Zotohet se kurr më në jetën e tij nuk do t`i bëjë këso gabimesh. Kjo është lutja e pendesës, lutje për falje, kufiri i sjelljeve të njeriut. Ai i lutet Hyjniut, Krijuesit të kësaj bote, në shenjë respekti të madh për TE.
Krijuesi na ka krijuar në këtë botë, në mes të keqes dhe të mirës, në këtë jetë të përkohshme. Të dy forcat e pazakonshme përlahen. Njëra përpiqet të na grabitë nga duart e Qiellit, Yjeve, Hyjniut tonë e Zotit të Madh, për të na futë në brendinë e tokës, e cila digjet përherë, me zjarr e vullkane. Tjetra përqiqet për të na rimarrë në duar të vetat, me durim të pashëmbullt, të na pranojë në jetën e përjetshme, në Qiell, në hapësirën e pafund të yjeve...
Nuk duhet askend të përbuzim, as edhe më të riun, anipse është i vogël, nëse duket i parëndësishëm. Më i vogli, më i riu, më i varfëri, më i gjymti ka aq fuqi e mjeshtri që të na rrëzojë, të na vrasë, të na e marrë jetën, por mund të japë ndonjë këshillë të papritur, të cilën nuk do t`a kishim menduar. Çdo njeri, thuhet në popullin tonë, e ka yllin e vet, madje në ballë, që i prinë. Ky është syri i tretë, sirri i mendjes, hieja e tij.
Po e bashkoj edhe kuptimin e një fjale tjetër, e cila thuhet nëpër oda: ai që shikon lartë e nuk i ulë sytë, ai nuk e vranë asnjëherë shenjën; ndërsa kush shikon për rrafsh, e vret shenjën. Kush shikon lartë, nga mendjelartësia, e humb plumbin. Dhe, kjo është e saktë. Çdo gjë është në dorën tënde dhe ti je njeri. Të ka dhënë Zoti i Madh këtë mundësi. Të dishë kush je; çka ke në duart tuaja; për çka ke ardhur në këtë botë, etj. Sa hap e mbyll sytë, do të zhduket si fluskë detergjenti një bjeshkë e madhe para teje.
Kur zhduket papritur kjo bjeshkë e ardhur me qëllim të keq para teje, ti e dëshmon se je i vetëdijshëm për gjërat jetësore.
Kjo fjalë është e shkruar dikund, por nuk e dimë ku është e shkruar. Në të vërtetë, ajo është e anashkaluar apo e lëmë në harresë, si gjë e panjohur, mileniume më parë. Askush nuk e di si do të shkruhej ajo fjalë.
“Falja” është e shkruar me alfabet të albanëve të parë, të Trojës, në formën “VALJA” apo “VALA”. “F”-ja e ka formën e parë të shkrimit me “V”.
Thonë se “nuk kanë ditur të shkruajnë albanët”. Po ua kujtoj edhe njëherë: e kishin alfabetin e parë në shenjë të diellit dhe quhej alfabeti diellor. Kjo gjë është mëse e vërtetë. Më thuani: ku jetoni ju?! Nëpër gënjeshtra, nëpër të rrahura, nëpër zhdukje?! Dilema është këtu:
-Do t`a vrajmë shenjën apo do të shpërfillemi...






Friday, March 24, 2017

Brahim AVDYLI - ELEGJI: A MUND TA GJEJMË THELBIN E JETËS THIKAT E MLLEFIT.






Brahim AVDYLI:

A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS
 THIKAT E MLLEFIT

1.

Përherë godasin pas kurrizit...

Dhembjet e mia
e përkushtimin e dashurinë
prore i keqtrajtojnë,

i shpifin gjatë mendimet që nuk thuhen
skutave të errëta të prapësirës...

2.

Djalëzia është e panjohur
nëpër të gjitha hapësirat e këngës,


ku e di unë i mjeri ç`faj kam bërë

e etja e madhe e dashurisë
plagosur rrjedhë...

3.

Laj gjak pabesie kurdoherë
rrugëve të botës

askujt nuk i kam borgj
ndër frymimet e mia për të nesërmen

për ta ruajtur
pastërtinë boreane
të maleve!...

4.

Thikat e mllefit nuk i shoh
derisa vrapoj me laps e me letër

dhimbshëm më rredhjë
gjaku nëpër fjalë,

e sa e gjatë paska qenë
jeta e përkohshme,

bota e gjallë
me Zemër le të matë
pikllimet prej kënge!...


VARGU I PAKËPUTUR

1.

Nuk e di kush më la
në këtë gjendje-
shpresë a ka vetmia,

shpirtin ma bllokuan
në këtë trup të shkallmuar


t`a dërmoj jetën e vrarë
deri në fund
kjo nuk bënë,

e dënimit tërësisht i ngjaj...

2

As grua as vajzë
nuk gjenden pranë meje

gjysmën e dëshprimit
të ma vjedhin

e të mund të m`a ndezë
një qiri
në këtë gjamë të shpirtit...

3.

Papritur erdhi
komisionari i vdekjes

të shqyrtojë
se a mund të dal
edhe përtej kësaj tragjedie

apo të shoh pak dritë
në fund të jetës,

por, kështu më la
në vrushkullin e lotëve
pa frymë
gërmuq
e në traumë të përplasjes!...

4.

Nuk e di sa e kisha
gjasën e shpëtimit

erdhi mbi mua
mjeku i shpirtit,

më tha
brenda të mundshmes
t`a bëj jetën
vargje me lotë...

5.

Kështu,
kënga do të jehojë
edhe jashtë meje-

dita do të kthehet
në filimin e vargut.

6.

Tani, kush do t`a gjëjë
frymimin e ndaluar,

komisionari i vdekjes
iku ndër fjalë

e më la
në shoqërimin e vetmisë,

kur lotët pikojnë
vargë e varg
si të pakëputur...




FRYMËMARRJET E NDALUARA

1.

Jetoj kot
jashtë të gjitha gjërave të nevojshme-

fëmijët paskan dalur prej dorës së babait
jetojnë e përplasen të shkëputur,

me lot nëpër faqe i mati lëvizjet e tyre
me të hollat që nuk janë më shumë se fymëmarrja ime

një veturë të dhënë si dënim nga të njohurit
mezi ecën nëpër rrugë
sikur të sillet rreth botës, e mjera!...

Nëpër Itali zvarriten
e në Venedik ndalem për pak
në karrikën që para dy vjetësh e kisha shkruar poezinë

e dikush ma theu pa e ditur çelësin e veturës
i merr edhe të hollat e mbyllura në sirtar
megjithëse i kishte kontrolluar të gjitha çantat e ngarkuara,

dhe mi prishi dy minuta kohë të mendimeve të rastësishme
për të ikur përtej dhembjes së pafjalë...

2.

A e dini,
Italia është e ngarkuar përtej vjedhjes legale
derisa Gadishullit Apenin i bie i vetmuar-

jam i varfër në të holla e në ndijime shumë i pasur,

duhet të ruhesh
nga djalli me ngjyrë të pështjelluar
se pështjellohet jashtë dritës,

as kokën nuk e ke në vend gjatë tërë kohës
serpentet apo jevgjitët nuk kanë emër që të kuptohet

a janë gjarpër të ftohtë apo hijena të liga të gjakut
mbeten vjedhësa të pamëshirshëm,

Zoti i Madh paçtë mëshirë për nevojtarët
për ata që nisen në Besë të tij

dhe i ruajtë nga koha e vjedhur!



MILIONA STËRKALA TË PIKËLLIMIT[1]

-Me rastin e mbytjes së dhembshme
të Almir Aliut, nga dora kriminelle serbe...


Rrathët e vdekjes kanë plasur papritmas
është ngrirë nën dhé buzëqeshja trëndafillore,
nga fundi i nëntokave shpirtërore klith prore Almiri
dhembja e flaktë për Ardheun e kallë galaktikën
e na i shpërdanë në miliona stërkala të pikëllimit,
vdekja papriturazi e rrëmbeu në kulmin e gazit fëmijëror
në piramidën e kufomave shekullore të gjenocideve...

Edhe po ta mbulonte deti i shqetësuar tokën anë e përtej
nuk do të na shuante kurrë nga zemra mllefin e sertë,
janë të mbuluar armiqtë tanë me një plaf të shkyer
e krijesën tonë e lanë t`a hanë gjallesa të tmerrshme të dheut
atje ku i hodhën mija të mbytur ndër urrejtje
madje edhe foshnjat që sapo kanë ardhur në këtë botë,
sikur duan me çdo kusht të pamundësojnë rriten tonë...

MERYAMUN i themi Aleksadrit të Madh e nuk është sllav
shqip ka folur e shqip qanë e qesh me rritjen ILIRE
Almir Alia mezi pret të trondisë dheun e etërve të parë
deri te Kokina nëpër bjeshkët e larta të Kumanovës
ku Dielli, Qielli, Retë, lëvizja e Yjeve mateshin ilirisht...

Athua paska tretur o Zot i Madh buzëqeshja jetësore
a mos ka ikur shpirti i tij midis bjeshkëve të dhembjes
nuk e kam tepruar aspak të mbërrij bojliat e viteve
me fuqinë e vogël e kam ruajtur paqen e shenjtë amshore!...

Vonë kanë ardhur këtu sllavët me djallëzinë e Iblisit
serbët, serpentët, sorbët, shkja, e së bashku me ta bullgarët
le ta dinë se edhe gurët do t`u përgjigjen ilirisht e shqip
mos të vazhdojnë të gërmojnë jetën nën këmbët tona

Almirat këlthisin tmerrshëm në kokat e mbushura
mjaft më na i keni krasitur krahët e njomë të viteve,

buzëqeshja trëndafillore e Almirit është ngrirë në pezm
derisa të zhduket Iblisi[2] me hijen e tij të zezë!...

Iliri-Zvicër
03.07.2016




DHEMBJA E PA FUND


Si është e mundur
të kemi pak kohë

të fërkojmë dhembjet tona
e të përplasemi në fillim
me atë gur të tradhëtisë
që na pret
dy fjalë shqipe t`ia themi
njëri-tjetrit,

të ngritemi sërish
nga ajo peshë e madhe
e kohës sonë-gur

e ngadalë t`a rrotullojmë
me rëndësinë e mileniumeve.

Duhet të mos jepemi
jo kurrë
derisa te dalim mbi kodër!...

Sizif, i ziu Sizif,
sa do të vuajmë
me këtë gur?!...

Dhembja, a ka fund?!


PËRPLASJET NGA ARESI[3]


Në këtë kohë i kemi
tri përplasje me Aresin,

njëzetë e nënta është e fundit me të keqen
nëpër hajdutlëqet e pisave të Iblisit

edhe gjatë natës përpiqen të ma vjedhin qetësinë !...

Tani i bie prapa Zarës
ku shkolla e parë shqipe i vazhdon rrjedhat e fjalës,
e në anën tjetër është Putini
me kundërshtitë e prapta.

Duhet t`a lë prapa fatin e të jem në Kosovë
krahas kërcënimeve të vdekjes,

derisa e shkuaj poezinë
futen për derë të qenies plotë fëmijë
e i ndërrojmë disa fjalë të shqiponjës...

Kisha frigë
se ata i ruhen ariut të bardhë të Rusisë,
e pashë se dinin si fluturonin shqipet
deri te Krijuesi i Botës,

Dielli e kishte marrë tërë ditën
në krahët e tij jetëdhënëse,

prandaj, sa të duan le të pëlcasin vetëtimat
nëpër malet dinarike,

Putini le të përpiqet të mi vjedhë popujt për luftë
ai shpirtin e gjenisë nuk mund të ma vjedhë-

poezitë i kam të gatuara në qenien time,

jam ai që përplaset me Aresin
mbi ne ndodhet mileniumi i paqes me Diell

lum ai që ecë nëpër shkëlqimin e viteve!...

Autobahn, mbi Zadar të Kroacisë,
29.07.2016


OSHËTIMA E KËNGËS


Është zë i trishtueshëm
mjaft melankolik-

me vetminë e erërave
e stuhitë e dhembjes
në atë degë të pritjes...

Sa e gjërë hapësira
anë e përtej këngës
me atë tel të këputur

derisa nuk i shoh
me bebëzat e fjalëve
përtej mjegullave...

Kënga është bërë
zgjua bletësh
në të cilën
oshëtinë dhembja

nëpër tingujt e përhershëm...


MOTIVET QË NUK KAPEN


A janë mjegulla nëpër sy
a janë frymëmarrja e kohës sonë
a janë zonjat e blerta që dalldisen
apo hiçgjë që vetvritet...

A janë hije të befta këto motive
që të ndjekin pa i ndjerë pas kurrizit,

mendjen e ke të ikur në lartësi
derisa befas të prekin mbi supe...

Po të kthehesh realisht
si të ktheheshe t`a përqafosh
të Bukurën e cila moti të ka munguar

zhduken për një çast e aty nuk janë,
në stepje të mbetet kënga apo vaj!...

Çudi, si janë këto motive,
shkrihen e tretin në lumin e rritur të viteve
nëpër furtunat e jetës,

ndoshta të vjen keq e të dhimbsen
motivet e përmbytura

të duket se i ngrisin kokat e qajnë
derisa i përfshijnë valët!...


SHKATËRRIMI I QENIES

1.

A është mëkat të luhet
me ndjenjat e virgjëra
të qenies foshnjarake
nga uni të qenmes-

sigurisht se nuk e dini
prejardhjen e interesimeve tuaja,

as dhembja e paduruar
nëpër kthetrat e elektonikave
deri në vjedhjen e tmershme
të ëndërrave...

2.

Çdo gjë duket
se ka rrjedhur praptazi nëpër kohë
se nuk është diçka në rregull,

aspak nuk e mendojmë
prej cilës ndjenjë të thekshme
është prekur zemra,

Çuditërisht
sikur qenka kthyer jeta
në fabrikate,

e njerëzit e botës
janë të zbrazur nga mendimet
derisa e blejnë
edhe vdekjen më të holla...

3.

Duket se është çnjerëzuar
bota
deri në fund të fjalës

e askush nuk e merr vesh
të vërtetën e vigjër

derisa flasin
me normën e ditëve të bjerruna,

njeriun na duket se është bërë
anmiku i vetvetes
derisa errësira e mileniumeve
gadualisht e mbulon
hapësirën tonë...

4.

Tani, sikur asgjë
nuk mund të mësohet nga historia,

e largët dhe e pakuptimtë është edhe ajo
e marrtë djalli,

kush dëshiron t`a mësoj dje e pardje
sepse kështu na e përkthejnë
përkthyesit e vrasjeve elektonike

më mirë është të mos quhemi
me atë emër të vonë
derisa djalli është bërë pjesë e atomit

e kaluara po shkatërrohet,

prandaj le të eksplodojmë
në miliona thërmija të imta të qenies
të japim shpirt pas secilit mendim
se jemi me kohën...

5.

Rekapitullimi i vdekjes
apo lojët e papritura me kohën
të bëjnë të harrosh
fillimin,

paskam rrjedhur në vite
jashtë vetëdijes

nëpër shkatërrimin e qenies!...







[1] Kjo elegji u lexua në Konkursin e Takimeve Tradicionale „Nëntori poetik 2016“, të LKSHM-së, me 12 nëntor 2016 në Kulturzentrum, Mynih dhe fitoi Shprëblimin e Jurisë.
[2] Për ata që nuk i dinë, po ua shpjegoj se emri fëmijëror i Aleksandrit të Madh ilir ka qenë MERYAMUN, që do të thotë: MIRË JAM UNË. Ndërsa obervatori i pestë (5) ilir i astrologisë ka qenë në bjeshkët e Kumanovës, maja KOKINA. Sa i përket emrit IBLIS, e them se emri i vërtetë i Kryedjallit/Kryedemonit, që është kundërshtar i Zotit të Madh, është IBLIS. Ai është dënuar nga Zoti i Madh përjetësisht në thellësinë e ferrit, pra në Luciferr. Prej andej, bënë prova të dalë si hije mbi tokë nëpër veprimet e liga të popujve të ndryshëm…
[3] Kjo poezi është lexuar e ndëgjuar me respekt në Konkursin e hapur të LKSHM-së, me 11 mars 2017, ku dy anëtar të Jurisë e hoqën „Shpërblimin e Jurisë“ dhe nuk ia ndanë asnjë shpërblimi kësaj poezie, për shkakun se „e atakonte Putinin“, gjë që nuk është e vërtetë, sepse poezia dhe letërsia është shprehje unit të shkrimtarit; e luftës së ftoftë të superfuqive apo përpjekjeve të ish superfuqisë dhe i mbijetesës apo lirisë së njeriut. A kanë patur „të drejtë“ 2 anëtar të Jurisë, madje njëri të deklaronte gjoja në konfidencë, se „e kishte rënduar poezinë, pasi e atakonte Putinin“, le të gjykojë opinioni i gjërë lexues. Ne, po i japin edhe këtë shënim…