Brahim AVDYLI:
A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS
THIKAT E MLLEFIT
1.
Përherë godasin pas kurrizit...
Dhembjet e mia
e përkushtimin e dashurinë
prore i keqtrajtojnë,
i shpifin gjatë mendimet që nuk thuhen
skutave të errëta të prapësirës...
2.
Djalëzia është e panjohur
nëpër të gjitha hapësirat e këngës,
ku e di unë i mjeri ç`faj kam bërë
e etja e madhe e dashurisë
plagosur rrjedhë...
3.
Laj gjak pabesie kurdoherë
rrugëve të botës
askujt nuk i kam borgj
ndër frymimet e mia për të nesërmen
për ta ruajtur
pastërtinë boreane
të maleve!...
4.
Thikat e mllefit nuk i shoh
derisa vrapoj me laps e me letër
dhimbshëm më rredhjë
gjaku nëpër fjalë,
e sa e gjatë paska qenë
jeta e përkohshme,
bota e gjallë
me Zemër le të matë
pikllimet prej kënge!...
VARGU I PAKËPUTUR
1.
Nuk e di kush më la
në këtë gjendje-
shpresë a ka vetmia,
shpirtin ma bllokuan
në këtë trup të shkallmuar
t`a dërmoj jetën e vrarë
deri në fund
kjo nuk bënë,
e dënimit tërësisht i ngjaj...
2
As grua as vajzë
nuk gjenden pranë meje
gjysmën e dëshprimit
të ma vjedhin
e të mund të m`a ndezë
një qiri
në këtë gjamë të shpirtit...
3.
Papritur erdhi
komisionari i vdekjes
të shqyrtojë
se a mund të dal
edhe përtej kësaj tragjedie
apo të shoh pak dritë
në fund të jetës,
por, kështu më la
në vrushkullin e lotëve
pa frymë
gërmuq
e në traumë të përplasjes!...
4.
Nuk e di sa e kisha
gjasën e shpëtimit
erdhi mbi mua
mjeku i shpirtit,
më tha
brenda të mundshmes
t`a bëj jetën
vargje me lotë...
5.
Kështu,
kënga do të jehojë
edhe jashtë meje-
dita do të kthehet
në filimin e vargut.
6.
Tani, kush do t`a gjëjë
frymimin e ndaluar,
komisionari i vdekjes
iku ndër fjalë
e më la
në shoqërimin e vetmisë,
kur lotët pikojnë
vargë e varg
si të pakëputur...
FRYMËMARRJET E NDALUARA
1.
Jetoj kot
jashtë të gjitha gjërave të nevojshme-
fëmijët paskan dalur prej dorës së babait
jetojnë e përplasen të shkëputur,
me lot nëpër faqe i mati lëvizjet e tyre
me të hollat që nuk janë më shumë se fymëmarrja
ime
një veturë të dhënë si dënim nga të njohurit
mezi ecën nëpër rrugë
sikur të sillet rreth botës, e mjera!...
Nëpër Itali zvarriten
e në Venedik ndalem për pak
në karrikën që para dy vjetësh e kisha shkruar
poezinë
e dikush ma theu pa e ditur çelësin e veturës
i merr edhe të hollat e mbyllura në sirtar
megjithëse i kishte kontrolluar të gjitha çantat
e ngarkuara,
dhe mi prishi dy minuta kohë të mendimeve të
rastësishme
për të ikur përtej dhembjes së pafjalë...
2.
A e dini,
Italia është e ngarkuar përtej vjedhjes legale
derisa Gadishullit Apenin i bie i vetmuar-
jam i varfër në të holla e në ndijime shumë i
pasur,
duhet të ruhesh
nga djalli me ngjyrë të pështjelluar
se pështjellohet jashtë dritës,
as kokën nuk e ke në vend gjatë tërë kohës
serpentet apo jevgjitët nuk kanë emër që të
kuptohet
a janë gjarpër të ftohtë apo hijena të liga të
gjakut
mbeten vjedhësa të pamëshirshëm,
Zoti i Madh paçtë mëshirë për nevojtarët
për ata që nisen në Besë të tij
dhe i ruajtë nga koha e vjedhur!
MILIONA STËRKALA TË PIKËLLIMIT[1]
-Me rastin e mbytjes së dhembshme
të Almir Aliut, nga dora kriminelle serbe...
Rrathët e vdekjes kanë plasur papritmas
është ngrirë nën dhé buzëqeshja trëndafillore,
nga fundi i nëntokave shpirtërore klith prore
Almiri
dhembja e flaktë për Ardheun e kallë galaktikën
e na i shpërdanë në miliona stërkala të
pikëllimit,
vdekja papriturazi e rrëmbeu në kulmin e gazit
fëmijëror
në piramidën e kufomave shekullore të
gjenocideve...
Edhe po ta mbulonte deti i shqetësuar tokën anë
e përtej
nuk do të na shuante kurrë nga zemra mllefin e
sertë,
janë të mbuluar armiqtë tanë me një plaf të
shkyer
e krijesën tonë e lanë t`a hanë gjallesa të
tmerrshme të dheut
atje ku i hodhën mija të mbytur ndër urrejtje
madje edhe foshnjat që sapo kanë ardhur në këtë
botë,
sikur duan me çdo kusht të pamundësojnë rriten
tonë...
MERYAMUN i themi Aleksadrit të Madh e nuk është
sllav
shqip ka folur e shqip qanë e qesh me rritjen
ILIRE
Almir Alia mezi pret të trondisë dheun e etërve
të parë
deri te Kokina nëpër bjeshkët e larta të
Kumanovës
ku Dielli, Qielli, Retë, lëvizja e Yjeve
mateshin ilirisht...
Athua paska tretur o Zot i Madh buzëqeshja
jetësore
a mos ka ikur shpirti i tij midis bjeshkëve të
dhembjes
nuk e kam tepruar aspak të mbërrij bojliat e
viteve
me fuqinë e vogël e kam ruajtur paqen e shenjtë
amshore!...
Vonë kanë ardhur këtu sllavët me djallëzinë e
Iblisit
serbët, serpentët, sorbët, shkja, e së bashku me
ta bullgarët
le ta dinë se edhe gurët do t`u përgjigjen
ilirisht e shqip
mos të vazhdojnë të gërmojnë jetën nën këmbët
tona
Almirat këlthisin tmerrshëm në kokat e mbushura
mjaft më na i keni krasitur krahët e njomë të
viteve,
buzëqeshja trëndafillore e Almirit është ngrirë
në pezm
derisa të zhduket Iblisi[2]
me hijen e tij të zezë!...
Iliri-Zvicër
03.07.2016
DHEMBJA E PA FUND
Si është e mundur
të kemi pak kohë
të fërkojmë dhembjet tona
e të përplasemi në fillim
me atë gur të tradhëtisë
që na pret
dy fjalë shqipe t`ia themi
njëri-tjetrit,
të ngritemi sërish
nga ajo peshë e madhe
e kohës sonë-gur
e ngadalë t`a rrotullojmë
me rëndësinë e mileniumeve.
Duhet të mos jepemi
jo kurrë
derisa te dalim mbi kodër!...
Sizif, i ziu Sizif,
sa do të vuajmë
me këtë gur?!...
Dhembja, a ka fund?!
PËRPLASJET NGA ARESI[3]
Në këtë kohë i kemi
tri përplasje me Aresin,
njëzetë e nënta është e fundit me të keqen
nëpër hajdutlëqet e pisave të Iblisit
edhe gjatë natës përpiqen të ma vjedhin qetësinë
!...
Tani i bie prapa Zarës
ku shkolla e parë shqipe i vazhdon rrjedhat e
fjalës,
e në anën tjetër është Putini
me kundërshtitë e prapta.
Duhet t`a lë prapa fatin e të jem në Kosovë
krahas kërcënimeve të vdekjes,
derisa e shkuaj poezinë
futen për derë të qenies plotë fëmijë
e i ndërrojmë disa fjalë të shqiponjës...
Kisha frigë
se ata i ruhen ariut të bardhë të Rusisë,
e pashë se dinin si fluturonin shqipet
deri te Krijuesi i Botës,
Dielli e kishte marrë tërë ditën
në krahët e tij jetëdhënëse,
prandaj, sa të duan le të pëlcasin vetëtimat
nëpër malet dinarike,
Putini le të përpiqet të mi vjedhë popujt për
luftë
ai shpirtin e gjenisë nuk mund të ma vjedhë-
poezitë i kam të gatuara në qenien time,
jam ai që përplaset me Aresin
mbi ne ndodhet mileniumi i paqes me Diell
lum ai që ecë nëpër shkëlqimin e viteve!...
Autobahn, mbi Zadar të Kroacisë,
29.07.2016
OSHËTIMA E KËNGËS
Është zë i trishtueshëm
mjaft melankolik-
me vetminë e erërave
e stuhitë e dhembjes
në atë degë të pritjes...
Sa e gjërë hapësira
anë e përtej këngës
me atë tel të këputur
derisa nuk i shoh
me bebëzat e fjalëve
përtej mjegullave...
Kënga është bërë
zgjua bletësh
në të cilën
oshëtinë dhembja
nëpër tingujt e përhershëm...
MOTIVET QË NUK KAPEN
A janë mjegulla nëpër sy
a janë frymëmarrja e kohës sonë
a janë zonjat e blerta që dalldisen
apo hiçgjë që vetvritet...
A janë hije të befta këto motive
që të ndjekin pa i ndjerë pas kurrizit,
mendjen e ke të ikur në lartësi
derisa befas të prekin mbi supe...
Po të kthehesh realisht
si të ktheheshe t`a përqafosh
të Bukurën e cila moti të ka munguar
zhduken për një çast e aty nuk janë,
në stepje të mbetet kënga apo vaj!...
Çudi, si janë këto motive,
shkrihen e tretin në lumin e rritur të viteve
nëpër furtunat e jetës,
ndoshta të vjen keq e të dhimbsen
motivet e përmbytura
të duket se i ngrisin kokat e qajnë
derisa i përfshijnë valët!...
SHKATËRRIMI I QENIES
1.
A është mëkat të luhet
me ndjenjat e virgjëra
të qenies foshnjarake
nga uni të qenmes-
sigurisht se nuk e dini
prejardhjen e interesimeve tuaja,
as dhembja e paduruar
nëpër kthetrat e elektonikave
deri në vjedhjen e tmershme
të ëndërrave...
2.
Çdo gjë duket
se ka rrjedhur praptazi nëpër kohë
se nuk është diçka në rregull,
aspak nuk e mendojmë
prej cilës ndjenjë të thekshme
është prekur zemra,
Çuditërisht
sikur qenka kthyer jeta
në fabrikate,
e njerëzit e botës
janë të zbrazur nga mendimet
derisa e blejnë
edhe vdekjen më të holla...
3.
Duket se është çnjerëzuar
bota
deri në fund të fjalës
e askush nuk e merr vesh
të vërtetën e vigjër
derisa flasin
me normën e ditëve të bjerruna,
njeriun na duket se është bërë
anmiku i vetvetes
derisa errësira e mileniumeve
gadualisht e mbulon
hapësirën tonë...
4.
Tani, sikur asgjë
nuk mund të mësohet nga historia,
e largët dhe e pakuptimtë është edhe ajo
e marrtë djalli,
kush dëshiron t`a mësoj dje e pardje
sepse kështu na e përkthejnë
përkthyesit e vrasjeve elektonike
më mirë është të mos quhemi
me atë emër të vonë
derisa djalli është bërë pjesë e atomit
e kaluara po shkatërrohet,
prandaj le të eksplodojmë
në miliona thërmija të imta të qenies
të japim shpirt pas secilit mendim
se jemi me kohën...
5.
Rekapitullimi i vdekjes
apo lojët e papritura me kohën
të bëjnë të harrosh
fillimin,
paskam rrjedhur në vite
jashtë vetëdijes
nëpër shkatërrimin e qenies!...
[1] Kjo elegji u lexua në
Konkursin e Takimeve Tradicionale „Nëntori poetik 2016“, të LKSHM-së,
me 12 nëntor 2016 në Kulturzentrum, Mynih dhe fitoi Shprëblimin e Jurisë.
[2] Për ata që nuk i dinë, po ua
shpjegoj se emri fëmijëror i Aleksandrit të Madh ilir ka qenë MERYAMUN, që do
të thotë: MIRË JAM UNË. Ndërsa obervatori i pestë (5) ilir i astrologisë ka
qenë në bjeshkët e Kumanovës, maja KOKINA. Sa i përket emrit IBLIS, e them se
emri i vërtetë i Kryedjallit/Kryedemonit, që është kundërshtar i Zotit të Madh,
është IBLIS. Ai është dënuar nga Zoti i Madh përjetësisht në thellësinë e
ferrit, pra në Luciferr. Prej andej, bënë prova të dalë si hije mbi tokë nëpër
veprimet e liga të popujve të ndryshëm…
[3] Kjo poezi është lexuar e
ndëgjuar me respekt në Konkursin e hapur të LKSHM-së, me 11 mars 2017, ku dy
anëtar të Jurisë e hoqën „Shpërblimin e Jurisë“ dhe nuk ia ndanë asnjë
shpërblimi kësaj poezie, për shkakun se „e atakonte Putinin“, gjë që nuk është
e vërtetë, sepse poezia dhe letërsia është shprehje unit të shkrimtarit; e luftës
së ftoftë të superfuqive apo përpjekjeve të ish superfuqisë dhe i mbijetesës
apo lirisë së njeriut. A kanë patur „të drejtë“ 2 anëtar të Jurisë, madje njëri
të deklaronte gjoja në konfidencë, se „e kishte rënduar poezinë, pasi e
atakonte Putinin“, le të gjykojë opinioni i gjërë lexues. Ne, po i japin edhe
këtë shënim…
No comments:
Post a Comment