Friday, August 3, 2018

Etimologji e fjalës shqipe "Arsye"






Dielli *arsyeja, shkaku i krijimit të kësaj bote, Ati ynë, dhe krejt i gjithë "gjë e gjallesave" trup plus energji.
Eshtë drita e tij e ARTE, Rrezet e tij, të cilat së pari thjesht na krijojnë mundësinë e të *p'arit, shikimit, ato largojnë terrin errësirën dhe ne jemi të *ndriçuar.
Eshtë pikërisht fjala e shqipes: Ar = Dritë e artë, e cila sjell tek gjuha shqipe fjalën: Arsim = Ndriçim, i ditur, i ndritur, i shkëlqyer.
Por jo vetëm kaq tek gjuha shqipe ashtu si RREZET e Arta diellore të cilat vijnë në vizionin tonë ashtu të Renditura, në Rradhë njëra pas tjetrës si shëmbëlltyrë të tyre kemi fjalën shqipe: Artikuj, (të ndryshëm) si dhe fjalën REZYME - përmbledhje e gjithë artikujve (zërave) grumbulluar, apo shpenzimeve tona, pra: Rezyme = konkluzioni përfundimtar. (shuma e gjjithë rrezeve).
Kjo është Arsyeja pse në gjuhën shqipe gjejmë fjalën ARSYE, ajo tregon një veprim të ndriçuar tek mendja njerzore - plot Dritë, ndriçim i artë, i #qartë, dhe jo zymti, në errësirë, i turrbullt, i paqartë.
Tek gjuha shqipe gjithashtu gjejmë:
ART m.
1. Formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në mënyrë krijuese me anë figurash artistike; veprimtaria krijuese artistike. Arti popullor (kombëtar). Vepër arti. Ngre në art.

Tashmë bëjmë një krahasim të fjalës shqipe me disa gjuhë të tjera dhe gjejmë:

  • srb. -  Razum = Arsye
  • spanj  . razón = Arsye
  • freng.  raison = Arsye
  • eng. - reason = Arsye (reagim real)
  • it .... Ragione = Arsye (rag = rreze)




Ndërkohë tek gjuha greke fjala *arsye e shqipes zvendësohet me fjalën, lógos; llogjikë

Pra vihet re QARTE, se tek gjithë gjuhët e mësipërme kemi fjalën: Rreze, rrezatim -{ndriçim) reagim re/al = Arsye.
Në gjuhën e lashtë shqipe kemi fjalët e pastra 24 karat të arta, pa pjesmarjen e thjesht #prapashtesës"sye"

Ar = i/e artë, shkëlqim, (ashtu si Ar = Flori) (Flori djalë)

ARSEJ I kal.
1. I jap #arsim, i jap dituri, e mësoj; arsimoj. Arsej fëmijët.
2. Qortoj, këshilloj; edukoj, e mësoj dikë si të sillet; stërvit. Arsej me fjalë të mira.

ARSEHEM vetv.
1. Marr #arsim, fitoj dituri, mësoj, arsimohem.
2. Edukohem, mësoj të sillem në familje e në shoqëri.
3. Pës. e ARSEJ I.

ARSEJ II kal. krahin.
1. Dëboj, përzë, nxjerr jashtë (një kafshë shtëpiake).
2. fig. E nxjerr nga duart një punë, i jap fund një pune, përfundoj, kryej. - {serish ketu kemi vizionin figurativ te rrezeve diellore qe nxjerr flak jasht trupit te til dielli ati yne (Zeus)]

ARSENAL m.
1. usht. Depo e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake; tërësia e armatimeve që mbahen në një vend. Arsenal atomik. Arsenal lufte. Arsenal armësh.

Tek fjalori gjuhës shqipe kemi:
Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut, aftësia mendore për të gjetur shkaqet dhe për të zbuluar thelbin e dukurive, për të shpjeguar ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë; mendja në kundërvënie me ndjenjën, aftësia për të menduar e për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë, të menduarit në mënyrë logjike = Arsye.


Mili Butka

No comments:

Post a Comment