Monumenti i Lirisë Projektuar nga arqitekti i shquar shqiptar Qemal Butka
Monumenti i Lirisë
Projektuar nga arqitekti i shquar shqiptar Qemal Butka
Në altar ishte shkruar: PER LIRINE KOMBETARE (25 vjet Shqipni)
U përurua më 31 Gusht 1938 me rastin e 25 vjetorit të pavarsisë.
Ishte 12 m i lartë i ndërtuar në vendin ku sot është sheshi “Nënë Tereza”Me filimin e punimeve ndërtimore të bulevardit nga italianët, monumenti u “çmontua dhe u magazinua” një objekt ky memorial i shkatërruar barbarisht pas vitit 1945.
Në fundin e vitit 1941, Butka kalon në Kajro ku fiton konkursin e projektit të Kinostudios, si dhe udhëhoqi punimet e zbatimit në këtë objekt, ndër më të mëdhenjtë e pellgut të Mesdheut. Në Kajro arkitekti shqiptar, shfaqi talentin e tij edhe në fushën e karikaturës politike. Në vitet 1946-1951 përsëri në Stamboll, në studion e Prostit, ku shquhet për zgjidhje urbanistike në lagjet Kasim Pasha, Taksim, në Eminoglu, Bajazit etj. Pas vitit 1958, Butka shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punësohet në Detroit, më pas në New York. Në SHBA ai ushtroi profesionin e arkitektit për 27 vjet, derisa doli në pension.
Arkitekt Qemal Butka, me origjinë nga familja e njohur atdhetare e Butkallinjve të Kolonjës, me një prejardhje më të hershme nga Frashëri historik i Përmetit. Familja Butka, përfaqësonte një fis jo vetëm me tradita patriotike, por edhe me interesa të gjera për formimin arsimor të pjesëtarëve të saj.
Kështu, Qemali për plot 12 vjet kreu në Austri shkollën e mesme dhe atë të lartë. Ai gjatë viteve 1927-1931 ndoqi shkollën e Lartë Teknike të Vjenës, ku u diplomua si inxhinier – arkitekt. Në Vjenë, veç formimit teknik, Qemali është tepër aktiv ndërmjet studentëve shqiptar të atjeshëm. Si anëtar i shoqërisë patriotike “Albania”, ai bashkëpunoi për botimin e revistave “Djalëria” dhe “Minerva”, ku veç tij shkruanin dhe njerëzit e mëdhenj të letrave shqipe Eqerem Çabej, Lasgush Poradeci dhe Aleks Buda. Shkrimet e Qemal Butkës karakterizoheshin nga motive frymëzuese atdhedashëse.
Arkitekti i ri Qemal Butka kthehet në Shqipëri në vitin 1931. Megjithë relacionet jo optimale të familjes së Qemalit me Mbretin Zog, duke pranuar aftësitë e arkitektit të ri, ai e emëroi atë në Ministrinë e Punëve Botërore, si dhe gjatë një viti, ai drejtoi dhe Bashkinë e Tiranës.
Në vitet 1931-1936, arkitekt Butka ka drejtuar programet projektuese në Ministrinë përkatëse, projektuar shkolla, Bibliotekën Kombëtare, Përmendoren e Lirisë, Institutin Rokfeler, Mauzoleun e Nënës Mbretëreshë, një objekt memorial i shkatërruar barbarisht pas vitit 1945. Gjatë viteve ’30, Qemali projektoi shumë vila banimi në Tiranë, Korçë, në plazhin e Durrësit etj. Vilat e projektuara nga Butka, dallohen si të dorës së tij.
Në vitet 1931-1936, arkitekt Butka ka drejtuar programet projektuese në Ministrinë përkatëse, projektuar shkolla, Bibliotekën Kombëtare, Përmendoren e Lirisë, Institutin Rokfeler, Mauzoleun e Nënës Mbretëreshë, një objekt memorial i shkatërruar barbarisht pas vitit 1945. Gjatë viteve ’30, Qemali projektoi shumë vila banimi në Tiranë, Korçë, në plazhin e Durrësit etj. Vilat e projektuara nga Butka, dallohen si të dorës së tij.
Ato shquhen për proporcionet optimale, për linjat e rregullta gjeometrike, për raportin elegant mure-dritare. Kompozimi i tyre arkitektonik, në dukje i thjeshtë, është tepër elegant dhe tërheqës, në aspektin virtual. Gjithashtu Qemal Butka projektoi dhe ndërtime publike ku spikasin Bashkia e Korçës, foshnjorja “Hysen Nikolica”, prapa Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, etj.
Deri në ditët tona, në qendër të Pazarit të Ri të Tiranës ruhet kompleksi dykatësh i banimit të familjes Kërçiku në sheshin Avni Rustemi, i cili i zgjedhur qartë urbanistikisht, ravijëzon në formë të kurbëzuar ballin e majtë konturues të sheshit. Ndërtimet e projektuara nga arkitekt Butka në qytetet e Shqipërisë, qëndrojnë hijshëm edhe sot pas rreth 80 viteve. Ato janë qartë të lexueshme për nga autorësia: Butka; duke qenë edhe njëherazi edhe konstruksione mjaft solide.
Qemal Butka, përveçse arkitekt njihej edhe si artist i pllakatit. Në vitin 1937 ai krijoi pllakatin frymëzues “25 vjet Shqipni”, një himn i shqiptarizmës, ku kombinohet emocionalisht pishtari me shqiponjën.
Gjithashtu në këtë 25 vjetor të Pavarësisë Kombëtare, Butka kompozoi dhe një seri pullash postare. Në fushën e filatelisë, Butka shquhet për një aktivitet të gjerë duke krijuar seri të tjera në vazhdim.
Pas 7 prillit 1939, pushtimi italian e detyroi patriotin Qemal Butka të largohej nga Shqipëria. Tashmë duke u njohur si një specialist nga vendi i shqiponjave që ka krijuar me cilësi dhe rendiment në katër vende të huaja, siç ishin Turqia, Egjipti, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1940, ai punoi si asistent i arkitektit të njohur francez Henri Prost. Për gjatë dy viteve 1940-1941, arkitekt Qemal Butka u angazhua për disa studime urbanistike në lagjet kryesore të Stambollit si në Taksim, Harbije, etj., si dhe në projektimin e disa qendrave sportive dhe tregtare.
Duke qenë në Amerikë, Qemali projektoi Bibliotekën e Detroitit si dhe mori pjesë në projektimin e një rafinerie nafte në Stamboll, të stadiumit olimpik të Athinës, etj. Vitin e fundit të jetës, 1997, Qemali e kaloi në Shqipëri, të cilën e donte shumë dhe shpresonte se një ditë do të ishte e zhvilluar dhe e begatë. Ai vdiq në Tiranë, ku u varros në ditën e flamurit, 28 Nëntor 1997.
Qemal Butka 1935 – 1936 u zgjodh Kryetar i bashkise Tiranë
Gjatë emigrimit në vitet 1940-1958, në Turqi ai u martua me Cecile, bijën e mjekut personal të Qemal Ata/turku, themeluesit të Turqisë. (Ati i turqisë)
Ref: Nga botimi i librit të Emin Rizës “Arkitekt Qemal Butka”,
@Wikipedia Shqiptare
Ka ardh’ koha që ky monument ashtu në krye me Qielloren – Shqiponjë dykrenare, simbol i dritës së Diellit të ringrihet përsëri në trojet tona autoktone të pastra krejt Shqiptare, në “Troja” e bijve te saj!
Mili Butka Korçë; 9-7-2016
No comments:
Post a Comment