Monday, December 18, 2017

Folja “A” e gjuhës shqipe, vlera pozitive e patjetërsueshme e saj.

Folja “A” e gjuhës shqipe, vlera pozitive e patjetërsueshme e saj.
Në mbështetje të studimit të mëparshëm dhe fuqisë hyjnore të foljes së shqipes së lashtë e dialektit geg dhe atij dardan: A = ashtë, oshtë, èshtë, po sjellim një shembull krejt të qartë; ashiqare, kjo një fjalë greke ku deklarohet me etimologji të pasigurt nga vet studiuesit e kësaj gjuhe greke të pathemel.
Tek gjuha shqipe krejt e panevojshme të thuhet dhe të përdoret fjala “A’normal” sepse vet fjala, “n’or-më” i takon shqipes e cila ka kuptimin: Normale = Në or’; në urr’; ull’, udh’ =  në rrugën e duhur, ashtu si; “ka urr’ = ka udhë” – veç kësaj tek gjuha shqipe një gjuhë kjo arkaike, si tek asnjë gjuë tjetër,  kjo fjalë ky emërtim shumë bukur thjesht mund të themi; normal dhe “jonormal”
Pra gjuha shqipe realisht nuk e pranon, nuk e njeh, në asnjë rast simbolin e saj:  A = Jo, është krejt gabim përdorimi i saj në këtë formë, sepse largon origjinalitetin, bukurinë, vlerat e gjuhës shqipe, si një gjuhë nga më të lakueshmet njohur ndër shoqe.

Tashmë  shohim fjalën greeke:
Ἀμαυρός (=σκοτεινός, ἀσαφής). Ἀβέβαιη ἡ ἐτυμολογία του.
Amavrós (=skoteinós, asafís). Avévaii i etymología tou.
Pithanón apó to a sterit. + mar (toú marmaíro), allá étsi dén erminévetai tó
mavros – mavró.
Parágoga apó ídia ríza: amavróo (=kámno káti skoteinó, asafés), amavró tis, amávroma, amávrosis

Përkthejmë në shqip këtë fjalë të lashtë  sigurisht paragreke, ose ndryshe quajtur nga vet grekët “arqea elenika”
Amavrós (=skoteinós, asafís). Avévaii i etymología tou.  =
Amavrós (= i errët , e paqartë, e zezë). E pasigurt etimologjia e saj.

Pra siç e shohim, thuhet se: Amavrós = i errët, i zi, pranohet të paktën se etimologjia e kësaj fjalë ashtuquajtur e lashtë greke është e pa sigurtë, e pa njohur, për gjuhën greke.
Eshtë pikërisht vlera pozitive e simbolit; shkronjës: ( Ἀ) e cila fshihet qëllimisht në këtë rast, ashtu si në të gjitha rastet e tjera tipike, ku shkronja: A  ka vlerën e foljes: A = Ashtë; oshtë, është. – Sepse dihet e njihet botërisht se në gjuhën greke: “Mavro = I Zi” dhe kjo vlerë ky barazim i kësaj fjale nuk ndryshon aspak kuptimin e kësaj edhe kur i shtohet folja e mësipërme  e gjuhës shqipe: “A”
Pra kemi:  (Μαυρός) –  mavrós = i zi.
Po ashtu: (μαυρός) A‘mavrós = asht’ i zi
Thuhet gjithashtu se etimologjia e kësaj fjale është e pasigurtë e panjohur, mendoj se edhe këtu ka diçka që nuk shkon, duket se ka një përpjekje nga gjuhëtarët grekë, për të afruar si rrënjë të kësaj fjale të përbërë (Ἀμαυρός, A’mavr-ós)  fjalën “μαρ – mar”, por sërish me gojën e tyre pranojnë  pamundësinë e kësaj llogarie, sepse fjala greke (μαρμαίρω, marmaíro) jep kuptimin “i shndritshëm” dhe aspak; i errët, i paqartë, i nxirë, i zi, etj.
Eshtë pikërisht shkronja e lashtë pellazge madje fenikase (ρ) e cila në gjuhën greke është përshtatur, (ρ = r), e ndërkohë njihet shkencërisht se kjo shkronjë vjen si rezultat i zbutjes, evolimit të shkronjës buzore: B; p; m, ashtu si (b= v =f), kjo ëshë ajo, që gjuha greke sërish e fsheh dhe nuk besoj nga padija, sepse nuk mund të kemi barazvlerë të shkronjave të cilat nuk krijohen në të njëjtin vendformim në gojën e njeriut dhe aq më keq të atyre buzore të cilat kanë të njëjtën origjinë fillestare.
E marim fjalën e lashtë në origjinal e shkruar: “Amavrós” ose thjeshtë fjalën e njohur si greke “mavrós”  dhe shohim se kemi të bëjmë me fjalët, “mab + ro-s” ku; b=v, dhe pas kësaj kemi nga, “mab = mav/ro-s = i zi i errët, i/e nxirë; [(map)]
Gjuha greke në gjitha rastet ku ndeshet me shkronjën (v/ϝ) barazvlerë e shkronjës (b) ajo gjendet e shkruar në fjalët e saj me shkronjen (υ),  pra në gjuhën greke ajo del, nga;  “mav = maυ/ros
Tashmë ashiqare duket se rrënja e kësaj fjale është pikërisht fjala e lashtë preshqipe “mav” nga ku kemi në të sotmen letraren shqipe fjalën “mavi” mavijos (blu e mbyllur sterr) iu bë gjaku mavi u tremb, u frikësua shumë. U bë mavi në fytyrë u nxi nga inati etj.
Origjina e kësaj fjale është edhe më e hershme ajo qëndron tek fjala e lashtë shqipe: Ma+Ab, nga e cila kemi: M’ab = I zi. (ngjyrë e vrarëma/vri, e mbyllur, e errët), pra kjo fjalë shqipe e pastër  “mav-i” merr trajtën e gjuhës greke vetëm kur i shtohet prapashtesa e njohur “os” nga, mavri; në mav(r)os.

Mili Butka
etimologji.com aleksanderhasanas
Korce Albania – 17/12/2017.

No comments:

Post a Comment