Wednesday, June 14, 2017








  • “Motivet autentike tek qilimat shqiptare
    Nga Anila Zajmi Katanolli



    Shtysa dhe frymëzimi r një hulumtum më të thellë në lidhje me motivet e qilimave autetntikë shqiptarë e ka zanafillën koparë. Albumi “Qilimat Shqiptare” i vitit 1964, për modelet e shtrojeve shqiptare, brenda Republikës së Shqipërisë, me autor studiuesin Rrok Zoizi, më ka inspiruar r ta konkretizuar më tej hulumtimin tim. Mshtetja e Ministrisë së Kulturës rmes programit të promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare ishte një mundësi r të sjellë këtu të realizuar konkretisht këto motive autentike rmes 6 qilimave nga zona të ndryshma.


    Megjit studimet mbi prejardhjen, botën e ngjyrave, interpretimin artistik të figurave, etj. vlera e vertetë e qilimave shihet kur i realizon mënyrë konkrete material dhe pikërisht kjo ka qenë sfida e këtij projektit.



    Cilat janë karakteristikat e qilimave shqiptarë?

    Qartesia dhe thjeshtesia e qilimave shqiptare ka një ngjashëmri logjike me kostumet shqiptare, sidomos me ato më të vjetrat.

    Të njëjtat ngjyra, raporte, figuracione, motive i shohim në të dy teknikat e thurjes (shtroje dhe veshje) sipas zonave.

    Motivet dhe ngjyrat e qylymave ndjekin një rregull të caktuar sipas krahinës që i përkasin.





    Teknika e thurjes (endjes) që në lashtësi është praktikuar kryesisht nga gratë si rrjedhojë e plotësimit të nevojave r veshje, shtroje e mbulojë. Kështu e njëjta grua që ka endur pëlhurën për veshje, ndoshta edhe me të njejtën vegël (tezgjah) ka endur shtrojen, mbulojen, qilimin. Kështu mundpohojmë se: të njejtat ngjyra, motive, simbolika përdoren edhe tek veshjet, edhe tek shtrojet e qilimat.



    Po të krahasojmë motivet e xhubletës (veshje autektike shqiptare 4000 vjecare) si më

    përfaqësuesja ndër veshjet shqiptare, së bashku me fustanellën dhe plisin, me motivet e

    qylymave, mund të shquajmë se pikërisht të njejtat motive fantastike, kozmike, spaciale

    gjenden në forma të ngjashme gati identike.



    1-Përparëse e veshjes me xhubletë                             2.Detaj i përparëses së Shëngjergjit









    Qendra e përparses së grave nga veshja e xhubjetes ka motivin kryesor të kërkimit (brezin

    e perëndisë, shrimin e ditës apo motivi i rrotës). Aty thurjet e fijeve me ngjyra kryqëzohen

    me fije të arta dhe të argjenta, thua se janë rrezet e dritës.

    Rast i ngjashëm eshtë përparësja e Shëngjergjit në teknikën e thurjes dhe figuracionin.

    Me kohë qylymat shqiptarë kanë kaluar procese të ndryshimit si në aspekte të interpretimit, evolimit apo edhe si rrjedhojë e harresës së ekzekutimit te kodeve që ato shfaqin nga brezi ne brez. Asgje nuk është e shkruar diku, gjithë dija dhe informacioni pasohen dhe transmetohen në mënyrë instiktive.


    Realizimi i qilimave me motive autentike shqiptare

    Procesi i realizimit të projektit ka filluar 4 vjet me parë dhe u konkretizua me punët e shfaqura këtu sot, si rrjedhojë e mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Procesi i realizimit ka shumë detaje që lidhen me shumë faktorë dhe aktorë të përfshirë për të sjellë modelet autetntike shqiptare. Pas hulumtimit në zonat e Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Ulqinit, Shkupit, Elbasanit, Myzeqe, etj, perzgjodha ta realizoj këtë projekt në zonën e Shkodrës.


    Veçoritë e qilimave që prezantohen

    Arsyet e përzgjedhjes së këtyre gjashtë ekzemplarëve është gjithëpërfshirja e krahinave, por edhe e përbashkëta dhe e vecanta që përmbajnë këta qilima.

    - Motivet gjeometrike janë tipike në etnon shqiptare.

    - Ngjyrat kanë një filozofi të tyren.

    - Dimensionet, teknikat e thurjes, motivet dhe konfiguracionet kompozicionale janë të ndryshme sipas zonave dhe krahinave.


    Zbërthimi i dizajnit të qilimave ka qenë një moment qartësimi, zbulimi për kuptimin e simbolikës së motiveve, ngjyrave, ritmit të thurjes në kapërcimet e rrjeshtave dhe lidhjes fijeve për krijimin e kompozimit origjinal të qilimit.

    Gjatë thurjes së një qilimi përzihen në mënyrë harmonike teknika e realizimit me botën e brendëshme të personave që e punojnë me ata që e kanë punuar më parë këtë motiv. Problematika e autenticitetit të ngjyrave dhe motiveve vjen nga shkëputja e traditës së qilimave. Amatorizmi dhe mosrespektimi i realizimit vjen nga mosnjohje dhe shpesh edhe injorimi i traditës. Shumë rrallë mund të hasësh autenticitet të qilimave në prodhimet artizanale. Shpesh herë dhe mediat bëjnë promovimin e gabuar të këtyre prodhimeve për autentike shqiptare.













  • 1.

    Qilim me rrotë - Shkodër (dim. 320 x 325)

    Tapis a motif de couronne de lumiere Shkoder (dim. 320 x 325)

    Carpet with a wreath design - Shkoder (size. 320 x 325)


    Origjinaliteti i ngjyrave të këtij qilimi është tek harmonia e ngjyrave në tonalitete të përafërta dhe loja e të ftohtave dhe të ngrohtave në një delikatesë shumë të kujdesshme.

    Të duket sikur 5 ngjyrat e përdorura lodrojnë me njëra-tjetrën duke na kujtuar detin Adriatik, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës (ujërat përreth Shkodrës), qiellin (ajrin) dhe tokën me pjellorinë e saj. Lëvizjet e ndërmjetme midis kafeve të ngrohta, diku nga e kuqja e diku nga e verdha me tonalitete të ngjashme, ku të bën përshtypje fusha më e kuqërreme e kafesë së bordurës që e rrethon. Këtu marrin e japin dy ngjyrat e ftohta tek motivet blu në ultramarinë dhe qielli në turkuaz me fushën e bordurës si zambakët e çelur në oborrin me gardh.


    Veçoria e përzgjedhjes së ngjyrave është e mahnitshme. Ajo tregon një kulturë të vjetër, madje të lashtë. Kurrë nuk mund të mendosh se rastësisht, njerëz primitivë mund të kenë konceptuar një kombinim të tillë ngjyrash! Ky qilim reflekton pasurinë dhe begatinë e vendit, praninë e ujërave që e rrethojnë këtë hapësirë gjeografike dhe mbi të gjitha kulturë të lashtë, madje shumë të lashtë, aq sa kujtesa njerëzore e grave që e endin qilimin e ka humbur fillesën dhe thjesht përsërit kode të shkruara diku në kujtesë, të ngjyrave, ritmit, motiveve, etj. Loja e trekëndëshave gjeometrikë të kujton herë detin me valëzime, herë liqenin ku noton bimësia dhe zambakët, herë shpërthimin e pranverës në tokë.


    Raportet e ngjyrave kanë të bëjnë me disa parametra dhe veçori:

    Mundësitë e ngjyrosjes kanë qenë të lidhura me mjetet rrethanore të vendit, si: bimët, drurët, rrënjët, gurët-mineralet, dherat, etj.


    Ato kanë qenë të përhershme dhe të thjeshta për t’u përdorur. Mundësia e lyerjes së leshit me pigmente nga vende të tjera nuk përjashtohet, madje përdorimi i tyre dhe miksimi, i ka dhënë kreativitet kompozimit të ngjyrave në qilim. Fija e bazës për realizimin e këtij qilimi u ngjyros bezhë e ngrohtë, në mënyrë që të jetë sa më në harmoni me gamën e qilimit. Ngjyrosja është bërë me kujdes dhe përpikmëri me origjinalin. Më pas, endja realizohet duke respektuar dizajnin e zbërthyer për realizim dhe duke kryer korrigjimet e duhura të përshtatjes me përpjestimet e nevojshme.












    2.

    Qilim nga Kosova (dim. 400 x 300)

    Tapis de Kosove (dim. 400 x 300)

    Carpet woven in Kosovo (size.400 x 300)


    Ky qilim ka dy raporte: të kuqen dhe të zezën. Ai është shumë simbolik dhe të kujton ngjyrat tona kombëtare. Në qilimat e vjetër, realizimi bëhej me pole (pjesë të ngushta), të cilat bashkoheshin duke krijuar kompozimin e plotë të modelit tëqilimit. Maja, tymi ose fija e bazës së endjes ishte

    shpesh e ngjyrosur bezhë në kafe ose lesh natyral i pangjyrosur nga dhi ose dele të zeza.

    Për përftimin e një fijeje rezistente përdorej material nga leshi i dhisë ose i përzier me lesh

    deleje dhe i dredhur shumë. Mund të jenë përdorur edhe materiale të tjera në kohët më të

    vjetra, si: lini, kërpi, etj.


    Motivi kryesor me zhabë ose zhgabë të kujton shqiponjën dykrenare të flamurit. Në fakt,

    detajet e kokave të motivit ngjasojnë më shumë me kokën e dhisë në përkrenaren e

    Skënderbeut. Simbolika e dhisë na vjen nga shume larg në historinë tonë, që nga Aleksandri dhe Pirro, mbase dhe shumë më larg. Këtë motiv e gjejmë edhe në variante të tjerë qilimash, kryesisht të zonës së Kosovës.


    Duke hulumtuar për ngjyrat e këtij qilimi, për ngjyrosjen me ngjyra natyrale, duke pyetur gratë më të vjetra për mënyrën e arritjes së të kuqes në këtë qilim, zbulova se: e kuqja e gjakut arrihej duke përdorur barutin si pigment ngjyrosjeje. Kjo ngjyrë është pikërisht e kuqja më tipike e shqiptarëve, e kuqja e flamurit, e kuqja e gjakut.  Pra, mund të mendojmë se e njëjta metodë përdorej edhe për lyerjen e flamurit të qëndisur me zhgabën e zezë dykrenare. Gjaku shqiptar dhe baruti së bashku në një simbolikë dhe domethënie shumë emocionuese.
















  • 3.

    Qilim nga Shëngjergji (dim. 197 x 128)

    Tapis de Shëngjergj (dim. 197 x 128)

    Carpet from Shëngjergj (size. 197 x 128)


    Autenticitetin etnik mundet ta gjesh më të pastër, në zonat e thella malore, atje ku pushtuesit e kanë patur të vështirë të hyjnë. Kështu, në këto vende, ndikimi i kulturave të tjera është më e vështirë të jetë i pranishëm. Kjo është një nga arsyet e përzgjedhjes së këtij qilimi. Psikologjia e ngjyrës është pjesë e prezantimit të natyrës njerëzore. Ngjyrat e gjalla diellore: e verdhë indiane ose e Hasit (shën. im) në harmoni me të kuqen e kjarët, gati në portokalli, ekuilibrohet me dy të kundërta: të bardhën dhe të zezën si simbole të ditës dhe natës, dritës dhe errësirës, si dy të kundërta të domosdoshme, që i japin aksentet grafike qilimit.


    Këtu të duket se jeton në ditët e bukura me diell të zonës së Tiranës, duke ndjerë ngrohtësine e diellit. Ritmi i përsëritjes së motiveve është argëtues. Të njëjtën teknikë thurjeje dhe motive i

    gjejmë edhe tek përparësja e veshjes së gruas nga Shëngjergji. Këto motive janë të thjeshta dhe të pamërzitshme, thua se pasqyrojnë dlirësinë e natyrës së tiranasve në mënyrën e të folurit, të kënduarit apo të vallëzuarit të tyre. Thjeshtësia e konceptit të ngjyrave dhe realizimit të motiveve ka të bëjë me qartësinë e thelbit të më të rëndësishmes: Asnjë ngarkesë zymtësie apo mërzie. Vetëm paqe e gëzim ndjen kur e sheh këtë qilim.


    Ajo që bën diferencën tek ky rast është teknika me kapërcim, veçori e kësaj zone.










    4.

    Qilim me “hap-e-mbyll”- Korçë (dim .450 x 425)

    Tapis “ouvre - et - ferme” - Korce (dim. 450 x 425)

    Carpet eith an “open-and-close” - Korce (size. 450 x 425)


    Më moderni për figuracionin gjeometrik-sintezë është qilimi me “hap e mbyll” i Korçës, i veçantë për ritmin e motiveve në raportin dyngjyrësh. Motivet e tij të kujtojnë mozaikët e antikitetit të qytetërimeve ilire. Kjo ishte një arsye e fortë për përzgjedhjen e këtij qilimi. Ndonjëherë, fusha e qilimit me “hap e mbyll” realizohet me blu të errët pariziene, tipike e zonës së Korçës.


    Zbërthimi teknik në realizim pati probleme nga mosvlerësimi i duhur i realizimit të përpiktë të dizajnit. Ky incident më bëri të kuptoj se mosnjohja e motiveve krijonte vështirësi tek gratë që endnin. Proporcioni i kompozimit në hapësirën e motivit të qilimit ka një kontekst të caktuar. Mosrespektimi i çdo fijeje në endje, në bazë të modelit, sjell realizimin e deformuar të dizajnit dhe largim nga autenticiteti i qilimit shqiptar.


    Kampioni i endur gabim.

    Kështu, ky qilim që dukej nga më të thjeshtët, u përsërit duke rivlerësuar të gjithë

    parametrat e duhur në ngjyrë dhe proporcion.

    Respektimi i dimensioneve dhe proporcionet janë elementë nga më specifikët tek qilimat

    shqiptarë.

    Përsëritja, zmadhimi apo zvogëlimi kanë një ritëm të caktuar, ashtu si edhe numërimi i

    fijeve në krijimin e çdo motivi apo figuracioni.











    5.

    Qilim me rrotë krah më krah Korçë (dim. 400 x350)

    Tapis a motif de lumiere a bras Korce (dim. 400 x350)

    Carpet with a wrath held arm in arm design Korce (size. 400 x350)


    Motivi i rrotës është i kompozuar në mënyra të ndryshme në qilimat shqiptarë. Emërtimet e

    qilimave megjithëse me të njëjtin motiv të rrotës, populli i emërton ndryshe. Një rast është

    ai me “krah më krah”, një tjetër ai më lart “me rrotë i Shkodrës”, nje rast tjetër i Korçës

    “Brezi i Perëndisë”, etj. Ky motiv është i përdorur shumë dhe në shumë variante. Konteksti

    i figuracionit, simbolikës dhe emërtimit ka arsyet e veta. Mund të jetë kontekst historik,

    gjeografik, shoqëror, etj. Sidoqoftë, ky motiv është shumë interesant dhe i rëndësishëm në

    fondin e etnografisë shqiptare.


    Qilimi i Korçës me “rrotë krahë më krah” ka një kombinimngjyrash të zgjedhura nga ana

    piktorike. Fusha blu e errët ultramarine specifike e zonës së Korçës dhe Pogradecit, me

    motivin e rrotës, të kombinuar me motive të tjera të objekteve shtëpiake dhe gjel, të sjellin

    në mendje shumëllojshmërinë dhe pasurinë e hambarit të Arkës së Noes.

    Pesë ngjyrat e përdorura tek ky qilim, bordura shumë e pasuruar me motive të ndryshme

    stilizuara abstrakte, linjat horizontale dhe bordurat vertikale që vibrojnë në ngjyra

    tingujsh, të fusin në një atmosferë magjie.



    6.









    Qilim nga Kukësi (dim. 300 x 175)

    Tapis de Kukes (dim.300 x 175)

    Carpet woven in Kukes (size. 300 x 175)


    Qilimin e Kukësit e lashë për në fund për nga vështirësia e teknikës së realizimit dhe ngarkesës koloristike 10 ngjyrat e tij në kombinime të çuditshme tonesh të përafërta, ngjyrash që krijojnë

    disonancë me njëra-tjetrën, motivesh abstrakte gjeometrike, të japin energji gëzimi dhe magjije. Përmasat e tij janë më të vogla se në rastet e mësipërme, thua se është ekuilibruar ngarkesa e motiveve të shumëllojshme në ngjyra e motive me sipërfaqen e kufizuar.


    Për zbërthimin e skicës teknike të dizajnit të këtij qilimi, m’u deshën katër ditë të plota.

    Ndërsa realizimi i endjes kërkon katërfishin e kohës, shumë më tepër kohë dhe vëmendje

    se sa tek modelet e tjera.








Anila Zajmi Katanolli

Nëntor 2016

No comments:

Post a Comment