Tuesday, February 28, 2017

Vjedhja e lashtësisë shqiptare!!!

Vjedhja e lashtësisë shqiptare

Fahri Xharra - Të them të drejtën , se nëse dua të nxë më shumë nga e kaluara e jonë ,atë e gjej shumë më gjerësisht në literaturën serbe se sa në atë të shkruar shqip. Ne, jo pse nuk dimë , por lakmia për diçka ( ta quaj tradhti) po na shtien në humbjen kronike të vetëdijes kombëtare. Aspak nuk jemi krenar me të kaluarën tonë , bile bile edhe mohuesit më të mëdhenj të saj.

Serbët në kërkim dhe rikërkim të identitetit të tyre kombëtar ( e ne në kërkim të identiteti fetar )  po mundohen ta paraqesin vetën e tyre si banuesit më të lashtë të këtyre tokava të Ballkanit. Aq bukur flasin dhe shkruajnë e dokumentojnë sa që një i pa informuar ,bie në kurthin e “hulumtimeve” të tyre. Unë e kam gjetur .një mësheftësi të vogël në deshifrimin e “zbulimeve “ të tyre . Aty ku shkruan serbët , unë e lexoj ilirët , etruskëk , shqiptarët.

Etruskët  “ishin “ serbët  e Rashkes  (Rašani )

Njeriu s`ka si mos të  mendojë më thellë kur e lexon se etruskët e “quanin” vetën Rasenët apo Rashanë ( RASI është qytet i vjetër ,sipas tyre serb ,Përndryshe , na bindin se se emri tjetër etnik me të cilin thirreshin serbët ishte Rasen , “ njeriu nga lumi Rashka “ kurse serb sipas tyre do të thot "sarabotnika", "rođaka", "saborca", , gjegjësisht emri burimor "srkača majčinog mleka", , sipas sllavistikës ruse “ thithësit e gjiut të nënës “

Sipas  serbëve të sotëm , të etshmëm për të  vërtetën e tyre historike  , në Italinë veriore paskan jetuar rashkasit  në Toskana ( “ kurse fisi i toskëve të cilët po jetojkan në Shqipëri ), sot ata janë nipër të serbëve ,  ku edhe sot në anën e Rashkës së sotme serbët mbiemërohen me Toskiqi . Për qudi si Toskana ashtu edhe  Rassina  “spjegohen “ vetëm me sërbisht.  ( nga  TAJANSTVENI ETRURŠČANI ( ETRURCI ) )

Studimet dhe gjetjet arkeologjike nëpër Serbinë e sotme , atyre edhe më shumë po “iu rritë bindjen “ se janë trashëgimtar të një historijeje të lashtë .Por e vërteta është ndryshe !

Vranje - nekropola e vjtër rreth 4000 vjet

Instituti arkeologjik pranë SANU-s së Beogradit , në afërsi të qytetit të Vranjës  e ka gjetur nekropolisin e kohës së bronzit të vjetër deri në 4000 vjet .Nga instituti lajmërojnë që aty janë gjetur edhe elemente tjera të qeramikës , të cilave nuk iu dihej qëllimi dhe përdorimi.

Në korridorin e 10 ,  që nga fshati Grabovnicë  af\r Leskovcit e deri në Preshevë dhe aty kah kufiri i Serbisë me Maqedoninë , janë të regjistruara edhe 30 lokalitete  tjera .arkeologjike

Pra edhe një “dokument” i lashtësisë së serbëve

Gjetje të vjetra 2 500 vjeqare

Afër Pribojit , në fushat e Shqepanit , në luginën e lumit Kratova, janë gjetur ene të qeramikes, bizhuteri dhe armë të cilat ishin të “fisit ilir serb” -Autariatëve.
Në këtë anë  janë me dhjeta e dhjeta varreza të vjetra ilire/
- Në sipërfaqen e 4 rrathëve koncentrik , në 14 varre janë gjetur , vathë , qafore , dorëza shtiza, , thika të shkurtra dhe të gjata si dhe gjurmët e ritualit të varrimit. sipas serbëve këto i takojnë  kohës së Kulturës së Glasincit , të vjetra deri 400 vjet para krishtit.

Tertsenik - plani më i vjetër urbanistik në botë


Një zbulim epokal afër Tërstenikut në Serbi , ëështë gjetur plani urbanistik më i vjetri në botë në madhësinë e kokrrës së grurit , i vjetër mbi 8000 vjet . ( ТРСТЕНИК – Најстарији урбанистички план на свету, који датира од пре 8.000 година пронађен је на археолошком локалитету код брда Мали Благотин, 26 километара од Трстеника. У овом ранонеолитском насељу чувени српски археолог др Светозар Станковић (1948-1996) пронашао је тај план прецизно угравиран на зрну пшенице! )

Kokërrza e drithit me vlerë ,  gjëndet në Universitetin Popullor të Tëstenikut , dhe e dokumenton rritje e herëshme të drithërave në këto anë.

Këtë lokalitet ( Blagotin afër Krushevcit) e banonin civilizimet e vjetra mbi 8 000 vjeqare. në këtë lokalitet janë gjetur edhe 16 ooo fragnete tjera nga qeramika, dheu i pjekur në madhësinë e kokrrës së grurit   ( На локалитету је нађено невероватних 16.000 фрагмената керамике, фигуре, мање богиње, глинени модели зрна пшеница, која указују да је благотински ратар веровао да су она божанског порекла. Откривено је седам полуземуница око трга, где је посебно светилиште са богињом плодности и богињом земље. Нађене су и алатке, садилице, мотике, рала од јелењег рога. На основу ископаних статичних делова жрвњева, закључено је да су Благотинци правили брашно! Открића из деведесетих година тако су указивала и на прву производњу хлеба на свету! )

Interesant   të ceket se askund nuk përmenden ilirët si parardhesit e shqiptarëve, apo që të shkruhet se shqiptarët jane më të vjetrit në këto anë. Serbët në kërkim dhe rikërkim të identitetit të tyre kombëtar ( e ne në kërkim të identiteti fetar )  po mundohen ta paraqesin vetën e tyre si banuesit më të lashtë të këtyre tokava të Ballkanit. Aq bukur flasin dhe shkruajnë e dokumentojnë sa që një i pa informuar ,bie në kurthën e “hulumtimeve” të tyre.
Fahri Xharra, 30.03.15, Gjakovë.

No comments:

Post a Comment