Letër e hapur drejtuar, Bashkisë së Lezhës, Shëngjinit dhe Krujës.
Si dhe popullit bujar të këtyre trevave
Kjo thirje ju drejtohet insititucineve lokale – shteterore: Bashkisë së Lezhës, asaj të Shëngjinit e Krujës, të mbështesë këtë lëvizje atëdhetare në përkujtim të trimave të Arbërit, në nderim të gjakut të tyre, derdhur për këto Troje që gëzojmë ne sot!
Ju bën thirje popullit, Besnik e Bujar – Shqiptar – Arburërror, të mblidhemi gjithë së bashku, nën Flamurin kuq e zi – e Shkaba e jonë dykrenare, për të nderuar kështu fitoren e të madhit Gjergj Kastrioti – Skënderbe, në betejën e fundit 550 vjet më parë me 24 prill 1467- fitoren e tij mbi pushtuesit e tradhëtarë!
“Foleja Kombëtare Shqiptare” ka në programin e saj që kjo ngjarje të kryhet në datat 22-24 prill 2017 – e në vijim për çdo vit.
Në këtë ngjarje në këtë përkujtim fitoreje historike janë të ftuar Arbëresh nga Italia komunat Frashineto e Çivita, ku do të marin pjesë 50 vetë (burra, djem, gra, vasha e fëmijë), të pajisur me veshje tradicionale dhe pajime luftarake, për të bërë të mundur kërcimin e valles së trimave – Gjergj Kastriot Skenderbeut.
Besojmë se Bashkite përkatëse Lezhë, Shengjin, e Krujë, do tregojne vëmendjen e duhur për ta mbështetur financiarisht dhe moralisht këtë aktivitet atdhetar- kaq të mirpritur nga gjithë bashkëkombasit – shqiptarë!
Respekte!
No comments:
Post a Comment