Saturday, February 11, 2017

Gorgonat e lashtësisë dhe Gorgona sot – Etimologji.

Gorgonat e lashtësisë dhe Gorgona sot – Etimologji.

 Printo
Gorgonat e lashtësisë dhe Gorgona sot
-A vjen emërtimi i tyre prej fjalës “gur” ?-
“Gorgonat në mitologji ishin tri motra: StenojaEuriala dhe Meduza. Banonin në perëndim në vende të panjohura. Ato kishin një pamje të lemerisshme: kokë të madhe me flokë gjarpëri, dhëmbë aq të gjatë sa feçka e derrit… Sytë e tyre ngurrosnin çdo njeri që drejtonte vështrimin në to…” Fjalor i mitologjisë, hartuar nga Doc. Todi Dhama, faqe 99.
Krejt ndryshe është pamja e Gorgonës sot në folklorin grek. Gorgona është një qenie që përfaqëson bukurinë femërore.
Ndryshimi është i dukshëm: Gorgonat nga tre janë bërë një e vetme; femrat shumë të shëmtuara janë kthyer në një femër shumë të bukur. Nga të treja Gorgonat, tek grekët e sotëm, e shëmtuara ka mbetur vetëm Meduza, e cila sipas mitologjisë është e vetmja e vdekshme ndër tri motrat.
Nga kjo arrijmë në përfudnimin se grekët e sotëm Gorgonën e kanë të huazuar, gjatë huazimit shdërrimi u ka ndryshuar përfytyrimi për pamjen dhe funksionin.
Lind pyetja: Nga na vijnë Gorgonat? Besoj se nga thellësitë pellasgjike. “Sipas Herodotit, grekët i morën perënditë nga pellasgët “ (Prof. Konda “Shqiptarët dhe problemi pellasgjik” Tiranë 1964, faqe 279).
Vetë emërtimi Gorgonë, është një metonizim i vetisë që kanë ato për ta kthyer njeriun në gur, pra enmërtimi i hershëm besoj se ka ardhur nga fjala gur, “Gurgurat”.
Nëse vijmë tek mitologjia shqiptare Zanat e malit janë tri dhe ato kanë vetinë që ta kthejnë njeriun në gur ose dru. Vazhdimësia pellasgo-ilire-arbërore këtu besoj se është e qartë.

No comments:

Post a Comment