Saturday, February 11, 2017

Shikoj
bistakët e rrushit...

Para syve
më shfaqet një lahutë,
një oxhak…
me ngjyrën e zjarrit
lyhen muret.
Dehje...

Më pas… incest;

(Në këtë dynja,
të gjithë jemi motra e vëllezër).

Shikoj mollë...

Ah, Borëbardha e gjorë;
(bijë e Evës);
historia përsëritet.

Kështu hëngri mollën
dhe ''ama'' jote;
tani u bë shtrigë;
gjarpëri femër.
Adami
u bë princ
vesh jelek me fije argjendi.

Gjithmonë
dy figura ka kjo botë;
popujt
janë dhe mbeten xhuxhët.

Të pashë ty një ditë,
kur në fytyrë
kisha ende akne;
ti kishe
ende dardha në sytiena;
si bistaku i rrushit
të vareshin
flokët në zverk.

Kokrra e mollës,
më mbeti në dorë
mua: Gjarprit, Adamit, Princit, Djallit...
Dy mbretër;
popujt më të vegjël se xhuxhat.

Kur isha 20,
të tjera shikoja,
të tjera më shfaqeshin,
mbarsej shpirti dhe nga një gjethe
që s’e dinte emrin e vet

Por...
Edhe fantazia vdes
si një grua që ka hequr mitrën

No comments:

Post a Comment