Nata
e Vitit të Ri
TVSH-ja, sfidon televizionet më të mëdha të vendit
Nga Vepror Hasani
Ishte çelja gazmore e programit që na
mbajti mbërthyer te Televizioni Shqiptar. Kontrolluam disa herë stacionet
televizive më të mëdha të vendit dhe përsëri mbetëm aty. Programi kishte nisur bukur
dhe me humor dhe nuk dinim çfarë do të ndodhte më pas. Dy konferencierët: “gjiganti” Romir Zalla dhe “e vogla” Ervina Kotolloshi,
e njohur si “Ponja”, personazh i interpretuar me sukses prej saj, paralajmëronin
prezantim të këndshëm të spektalit. Ata të dy na kujtonin Olion dhe Stelion. Zalla
njihet për finesë në humor, Kotolloshi ngjall kërshëri edhe pa folur.
Qeshnim edhe kur ata të dy nuk kishin filluar të flisnin. Përzgjedhja e konferencierve ishte një
zgjidhje e mirë. Që në start TVSH-ja ishte disa pikë më përpara me stacionet e tjera televizive. Kamera, si padashur, na tregoi këngëtarët që merrnin pjesë: Luan Zhegu, Kozma Dushi, Valbona Halili, Eli Fara etj. Kërshëria u shtua së tepërmi. Po aktorët kush do të ishin? Prej kamerave u shfaq një pjesë e tyre: Marjana Kondi, Zyliha Miloti, Zef Deda, Zamira Kita, Gent Hazizaj, Elvis Pupa etj. Fillimi i spektalit intrigonte kujdesshëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Kritikë
Vlera
dhe antivlera
Pas këtij momenti teleshikuesi kuptoi mirë çfarë
do të shihte dhe do të dëgjonte nga programi i natës së Vitit të Ri. Vlerat e vërteta
nuk braktisen nga askush. Nuk do të kishte zhgënjim. Në skenë u ngjitën
instrumentistët e talentuar të familjes Qerimi. Në lokalin ku festohej nata e
Vitit të Ri mbretëroi heshtja. Deri në përfundim të interpretimit nuk u dëgjua
asnjë zë. Arti i tyre nuk ka “silikon”, gjithçka është bio, ashtu sikurse pjesa
humoristike e aktorit Sejfulla Myftari me “Alooo, Lushnja... më jepni
munalen....”. E njëjta gjë ndodhi edhe
kur këndoi aktori i mirënjohur Erion Mustafaraj, i njohur ndryshe si “Beni ecën
vetë”. Përmes humorit, ai ironizoi me antivlerat: “Këngët nuk dëgjohen më, -
tha Mustafaraj, - por shikohen, që një këngë të jetë e përbotshme, duhet të ketë
pak rrok, pak tallava, pak nga të gjitha…”. Pas tij, aktorët shkodranë
interpretuan pjesën e mirënjohur
humoristike “Kunati i shokut Xhemal”. Edhe pse që nga ajo kohë kanë kaluar gati
30 vjet, shumë fenomene janë përkeqësuar. Qeveritarët sillen si pashallarë; të
kesh mik një ministër të hapen të gjitha dyertë. Kritika e spektaklit shoqërohej
vazhdimisht me humor. Nga të pranishmit u tha se gjithçka ishte realizuar nën
kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Artistët
Këngëtari Luan Zhegu i dha atmosferës
festive një bukuri tjetër. “Këngët e rinisë” të kënduar prej tij, u shoqëruan
nga të pranishmit që gjendeshin në ambientet ku festohej. Këshu ndodhi edhe me
këngën tjetër të tij “A do të vish”.
Refreni: “Alo, alo, ty të dëgjoja dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja,
se fsheha lumturinë dhe në çast të thashë të dua, dhe kjo ndodh me çdo njeri”.
Edhe kënga e fqinjës ngjalli emocionin e viteve të shkuara. Ndërkaq, aktorja
Marjana Kondi bëri një rrëfim artistik për gratë e viteve të shkuara. As kondi
nuk ndenji pa qëlluar mbi zhvlerësimin e asrtit të sotëm. Mjeshtëria e lojës
aktriale të saj i bëri njerëzit të qeshnin me gjithë shpirt, por Kondi sikur ta
dintë ç’po ndodhte në një nga lokalet e Korçës, tha: Sot është më lehtë ti bësh
njerëzit për të qarë dhe shumë e vështirë ti bësh të qeshësh. Shumë nga ata që
bënin humor shtoi Kondi, nuk jetojnë më. Ndoshta aktorja donte të thoshte: Nuk
është mirë kur artistët ndahen nga jeta të harruar. Pas Kondit këndoi Zyliha
Miloti. Spektakli vahdonte të mbante mbërthyer vëmendjen e njerëzve
Përmbyllja
Nuk mund të ndalemi në çdo aspekt të
spektaklit madhështor të Televizonit Shqiptar. Shkurtimisht po bëjmë një
parkalim të tyre: Valbona Halili këndoi këngën e dadës; Elvis Pupa, tregoi për
djemtë emigrantë dhe për vajzat e mbetura pa martuar; aktorja Zamira Kita solli
botën e thashethemeve të qytetit të Korçës. Rrëfeu një histori si e bënë me
barrë një vajzë të beqare. Njerëzit qeshnin me të madhe. Ia njohin këtë dobësi
qytetit të Korçës. Nuk bën dot pa thashëetheme. Me të qeshura të shumta u
shoqërua edhe pjesa humoristike e aktorëve të Fierit, të quajtur “Globalizmi,
ku njerëzit për filxhanë përdornin kana uji, për lugë përdornin garuzhde, për
qirasje përdornin tepsi etj. Krahasuar me ditët e sotme ngjarja paraqitej tejet
anakronike. Kjo ishte dhe arsyeja e qeshjeve të mëdha. Gent Hazizaj rrëfeu një
ngjarje që shkonte shumë mirë më zotimet e politikanëve të sotëm, që premtojnë
gjithçka që u kërkohet dhe nuk bëjnë asgjë. Pas tyre këndoi Eli Fara. Gjithçka
ishte mbresëlënëse. Spektakli i natës së Vitit të Ri ishte një festë që do të
mbahet mend, gjithkush ka çfarë të tregojë prej saj, për të gjithë ata që nuk
patën mundësi ta ndiqnin. Ishte vërtetë një sfidë për gjithë televizionet e
tjera.
No comments:
Post a Comment