Ç'të jetë kjo qënie,që fle në trotuar
termometri në Korçë,minus njëzetë
mbështjellë nën kuvertë,me dëborë e acar
ç'të jetë kjo qënie, ç'të jetë
Një nënë e ka lindur,këtë qënie,nga diku ka dalë
një nënë korçare, e ka nxjerrë nga barku
një nënë, ja mësoi,dhe të parat fjalë
dhe kunja-bela,nga rrodhani,nga parku
E shihni këtë qënie,kok' e këmbë mbuluar?
që dëbora e Korçes,po e mbulon fare
dikur dhe ai ,do ketë dashuruar
ndoshta ,ndoshta,më të bukurën korçare
Kjo qënie e fshehur,nën dëboorën e ngrirë
dhe fëmijë ka rritur,ndoshta, dhe me halle
dhe lotët ,me shamin' e valles, ka fshirë
kur nusen e djalit ,e ka marrë në valle
Ndoshta dhe ka qënë ,më i lumturi në botë
ndoshta dhe e njoh,ku ta di, dhe unë
se mos ,kemi pirë,bashkë ndonjë gotë
apo bashkë, kemi parë, sportin në tribunë
Ç'ka qënë kjo qënie,,që as lëviz,e as flet
bisnesmen,se besoj,as shef,as bashkiak
deputet ,s'ka qënë, jo, as qeveritar
por një gjë,ka qënë, kjo qënie ,në sokak
Ç'të ket' qënë, kjo qënie e ngrirë ,që fle gjumë
a ndoshta, gjumi i fundit, e ka zënë
nuk them, se ka qënë shumë,shumë
por diçka ka qënë
Meti Fidani
No comments:
Post a Comment