Statusi
politik i Luginës së Preshevës
Lugina e Preshevës, territor
etnik Shqipëtar, që në
lashtësi, e deri sot. Fatin e
saj, sot, mund ta kenë vetëm
disa vende të Afrikës, Azisë, ku demokracia, lirtë dhe të drejtat njerëzore janë ende në
shkallën më të ultë.
Edhe përkundër Referendumit të 1992, si dhe Luftës së UÇPMB-së( pa harruar
luftrat dhe përpjekjet shekullore brez pas
brezi për Liri), edhe përkundër
garancisë ndërkombtare që çështja
e statusit politik të Luginës së Preshevës
do të zgjidhet me dialog, ku faktori ndërkombtar do jenë palë, deri më sot asgjë
nuk ka ndodhë!
Kjo edhe pritej, Populli ynë thotë :”shkau besë nuk ka!”, ndërsa më vonë,
gjatë shkollimit në juridik dhe atë ushtarak, kuptova plotësisht, që është praktikë
e njohur ndërkombtare, që palët mashtrohet-tradhëtohen, që vetëm për
të ndërprerë Luftrat
Çlirimtare ( pra pala që lufton për Liri), jepen
premtime të rrejshme- gëzohen
mashtruesit kur arrijnë dorëzimin e Armës së Lirisë!
Pas Marrëveshjes së Paqës të
Konçulit, të maj 2001, u zhvilluan prapë të njejtat praktika, si
vrasje, vrasje fëmijësh, vrasje të
ish-komandantëve të UÇPMB-së dhe luftëtarëve
të saj, djegëje shtëpish, dhunime femrash, bastisje dhe arrestime, raste të montuara politike, akuzime dhe burgosje
politike, shkelje brutale të drejtash të
njeriut, ndalim përdorimi simbolesh kombëtare, ndalim përdorimi të gjuhës amtare, ndalim shkollimi, ndalim librash, imponim shkollimi fetar islamik siç i konvenon Serbisë, dëbim dhe spastrim
etnik( me mjete më perfide), etj
etj.
Është utopike, hipokrizi, demagogji, që kushdo
që do thoshte që një territor i pushtuar me luftë, të Çlirohet me Paqe! Paqja në çdo vend të
botës, është bë nga
forca e zjarrit të Armës dhe nga
arma sigurohet! Le të thuhet një rast, që do mund ta kundërshtonte këtë- S’KA!
Gjithmonë jam për
Paqe, por KURRË jo Paqe që skllavëron
Atdheun dhe Kombin tonë!
Deri më sot, janë bë më shumë
se 15 vite, asnjë lloj dialogu
nuk është propozu të niset e
lëre më të ketë ngja më shumë në lidhje
me zgjidhjen e
statusit politik të Luginës.
Madje për më keq,
Serbinë e kemi çliruar nga
kjo brengë, ajo mund të
bëj presion kundër Kosovës, që nga
bisedimet politike-teknike të shkëpus sado pak diç! Siç dihet në negociata-dialog, nuk ka palë humbëse dhe as
palë fituese, që të dy palët fitojnë diç dhe humbin diç, andaj mençuria në
këto raste është të dialogosh-negociosh vetëm për tema që ekskluzivisht i përkasin palës tjetër( për
fat të keq dialogu Kosovë-Serbi, në
shumicën e temave ka qenë që kanë të
bëjnë me Kosovën, e prej të
cilave ka arritur ca lëshime të shkëpus Serbia!).
Ne, Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, nuk luajtëm rrolin
e duhur- derisa terrorist, kriminelë, mafioz të Serbisë, në
Veri të Kosovës, deri më sot
vazhduan aktivitetin e tyre, ndërsa
si rezultat edhe dialogohet edhe në
Bruksel për ta!
Këta kriminelë, terrorist, mafioz,
mbështeten nga Serbia !
Ndërsa ne, kemi mundur
edhe pa mbështetjen e Shteteve
tona ( e veçmas shtetit Amë), që të luftojmë për Liri!
Sot, as në Bruksel, as gjetiu, nuk
bisedohet për Statusin Politik të
Luginës së Preshevës, sepse ne heshtëm- kështu nuk
zgjidhet fare kjo çështje!
Çfarë duhet të
bëjmë?!
Është e thjeshtë, nëse do kishim mjaftë
Atdhedashuri, guxim dhe Atdheun mbi të
gjitha interesat parciale! Ta
kërkojmë Lirinë, me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë( me dialog e
luftë), pa asnjë vonim, pa asnjë
lëshim-koncesion.
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.
No comments:
Post a Comment