Monday, December 5, 2016

Shen Nikolla – Fis/nic’ (etimologji)



Dihet e njihet prej nesh se shkronja “A” si shkronjë e parë e alfabetit të çfardo gjuhe qoftë ajo, është njëkohësisht edhe shkronjë-simbol i të parit dhe të vetmit “At”, i të parit dhe të vetmit “Zot”.
Në gjuhën e lashtë egjyptiane, shkronja “A” lexohet “As = Një, njëshi, i pari”
E ndërkohë në gjuhën tonë shqipe për të treguar dikë që ndodhet larg shumë lart, në referencë me “Yjet” e konkretisht me Yllin e vetëm më të madh të zjarrtë qendra e sistemit të vet;  diellor, pikërisht “Ylli-Diell” kemi ndoshta shprehjen më të bukur, e tepër domethense duke u shprehur për të; “A’Y” e që do të thotë: A’Y = Ashtë Yll, është la,  “e La“- (Y) lart, larg,  “A’Y = A’I = Zot”
Në këtë rast vërejmë se shkronja; “A” e shqipes  tek fjala “AY” distancohet, dhe ruan vlerën e foljes më të  hershme shqipe; “A = Ashtë, është” –  e pikërisht këtu,  del në dritë e arijmë të dallojmë qartë se shkronja; “Y” do të thotë “Y = YLL, (y = i), yll = ill, il, ILIO, (Diell)
Në gjuhën e sotme letrare shqipe përemëri vetor në vëten e tretë njëjës; (AY) lexohet dhe shkruhet; “Ai”; “A = Ashtë, është” dhe “I = Ai – Zoti, Njishi, (Nisi), (i pari).
Eshtë pikërisht kjo gërmë; Y=I, pik/nisja, dhe burimi i numrit; Nji (1) i gjuhës shqipe nga ku rrjedhin, qindra e mijra fjalë nga më të hershmet, të gjuhës sonë por jo vetëm

Provoni të thoni me veten tuaj vetëm dy herë  shkronjën “I” (i) dhe njëkohësisht jeni duke shprehur e keni thënë numrin; NI, NJI, (1) por edhe parafjalën; N’I (tek ai, ose në “I” Ϫ iks objekt) etj.
Fjala shqipe; “Nis”, nis nga e para filloj diçka të re nga “Njishi” buron pikërisht prej shkronjës “Y = I” simbol i pastër i Yllit–Diell, pik/nisja e jetës dhe e gjithë gjallesave mbi rrruzullin tokësor e përreth saj.

Kjo fjalë e gjuhës shqipe “Nis” në gjuhën greke gjendet baraz; Myó (μυώ), e ndërsa në anglisht ajo përshtatet me foljen; “initiate = filloj”, nëse kërkojmë fjalën greke “Lëv/is” do shohim përsëri se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën shqipe “Nis” në greqisht “ki/nís” (κινήσ/εις)
Një fjalë tepër të përhapur dhe të përdorur gjerësisht në gjuhën shqipe kemi fjalën “Fisnik”
Çfarë nënkuptojmë prej kësaj fjale, duke vërejtur se kjo fjalë përbëhet prej dy fjalëve të pastërta shqipe; 
Fis Nik = Fis/nik.

Në gegërisht kemi; Nic, nik = i vogël, kjo plotësisht e justifikuar, pasi aty shohim fjalën shqipe;  I, Nji, “Ic”, Mic = i vogël, pra kemi të bëjmë me numrin; “ni – 1) nji, (nic-nis) jo më kot në gjuhën greke; “is(h)ylli”–Ishull = Nisi (νησί), pra një tokë e vogël –Yll. (Ang. Ait ose island).
“Fisnik” pra ka kuptimin e një fisi të Ri, i sapo filluar, i sapo ndarë nga fisi i tij i mëparshm, një familje e re një fis i ri në toka e në troje të reja, zakonisht kjo gjendet e shprehur nëpërmjet edhe emrave të fshatrave të reja krijuar nga këto levizje e “nisje nga "njishi" nga e para” në Shqipëri kemi emra fshatrash e vendbanime si; Nisi, Nikolicë, Nikollarë, etj, si  dhe pa diskutim pranë tyre kemi emertime të vendeve të shenjta me të njëjtin emërtim “Shen Nikolla” jo pa arsye kjo por qëllimisht për ti thurur lavde e duke ju falur Atij, të kishin një nisje sa më të mbarë e plot begati.
Shqip                  Ang.                            grek
Njish ………… one ………………….ássos
Nis …………… Start ………………. archí
Fis …………… Tribe ……………….  fylí
Fisnik……….. knightly ………. gennaió/doros = Bujar

Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 Dhjetor 345 ose 352..
Ndaj në gjuhën shqipe shpesh here Sh. Nikolla njihet edhe si baba/Dimri
Mili Butka

Korçë me 11-5-2016

No comments:

Post a Comment