Shkruan:
Edibe Selimi-Osmani
R e a g i m
Kundër veprës së Mirjana P. Mirçevskës, Verbalni i neverbalni etniçki simboli
vo Gorna Reka.
Reka e
Epërme plagë e pashëruar në popullate, a mund t’mêndohet diëlli pa
dritë, Aq mund t’mêndohet kombi pa gjuhë! At Shtjefan
GjeçoviEdhepse pjesa dërmuese e banorëve të Rekës së Epërme,ishin të detyruar
të migrojnë në vise të ndryshme të botës,ata pa dallim feje sot kudo që gjenden
qëndrojnë krenar, nuk ju tremben tërbimit të politikës as në të kaluarën dhe as
sot.Bartin mbi supet e tyre kudo që gjenden traditën, folklorin,ritet, veshjen
popullore shqiptare e tjerë.Nga hulumtimet e bëra në terren gjatë viteve
(1994-1997) dhe të botuara në veprën Rite e besime popullore në viset e Tetovës
dhe të Gostivar,nga autorja në fjalë. Një vend të rëndësishëm në këtë krahinë e
zënë mitologjia e besimet popullore me ritet e tyre përkatëse.
Ato janë,
shprehje e jetës shoqërore e shpirtërore të popullit, janë psiha e tij, janë
ndjenjat e mendimet, janë ëndërrimet, me natyrën praktike apo dhe të
mbinatyrëshme: në to shprehet gjallëria e njerëzve në jetë, përfytyrimet,
vuajtjet e gëzimet…E vetmja krahinë që kremtojnë 44 kremte, që do të thotë se
bëhet fjalë për një popull me tradita shekullore, pa dallim se cilës fe ata i
takojnë.Sipas disa burimeve të shkruara, popullsia e Rekës së Epërme, deri në
vitet 60’ të shek.XIX, e tëra fliste shqip e pra ishte shqiptare. Në tre
dhjetëvjetshat e fundit të të njetit shekull është shpërbërë në anë gjuhësore.
Për ta sllavizuar atë ndikoi administrta shtetërore: aty u hapën shkolla vetëm
në gjuhën maqedone, u dërguan gjyqtarë, psalltë,ikonografë maqedonas dhe kështu
u arritë që një pjesë e popullsisë ta nxjerrë nga përdorimi gjuhën shqipe (Shih
për këtë:Echo de Bulgaric”,Sofia ,
1931,nr.4 f.2)
[1]Sipas të
dhënave ,po të J.Ivanoff-it, popullsia shqiptare në Dibër të Maqedonisë e në
Pollog,po dhe më tej , u masakrua dhe u shfaros nga ushtria serbe më 1913; në
këto rrethana gjetën vdekjen rreth 120.000 shqiptarë të këtyre viseve (Shih për
këtë:I.Ivanoff, La Questie on Macedonienne…,Paris, Imprimerie,Rochon
Jent-Buhler,1920, f.158-159)
[2].Ndërsa
sipas Patrikanës greke, turqit mbështetshin kishën sërbe,patrikanët sërb në
Pejë dhe kishën e pamvarur të mitropolit në Ohër. I pëlqente apo jo patrikanit
grek, nuk i interesonte. Po në atë kohë
filluan dyndjet e hershme. Dyndjet më të rëndësishme ishin të priftërinjëve që
nuk ishin të përgaditur për ta kryer profesionin e tyre. Për to u hapën shkolla
të larta në Manastirin e Shën Bigurit… Edhe kjo ishte e pasuksesshme, atëherë
populli hapi shkolla popullore. Mësuesit kanë qenë njerëz të ditur nga vise të
ndryshme si nga krahina e Sërbisë, Bosnjës,Dalmacisë e tjerë. Me libra i
furnizonte Sërbija. Mësuesit paguheshin nga 600 grosh në vjet…
[3]Shqiptarët
nën këtë qiell të hapur ku jetojnë sot, edhe ata të Rekës së Epërme,këtu janë
para ardhjes së sllavo-maqedonasve,por edhe para ardhjes së imperatorit turk.
Nuk është lehtë t’i ç’rrënjosish ndjenjat,traditën,gjuhën dhe kulturën e një
populli si që janë shqiptarët.Një vepër që përhapi urejtje në mesin e popujve
që kanë jetuar me shekuj dhe jetojnë edhe sot.Na befason fakti që këtë vepër e
mbështesin një grup recensues dr-prof. universitar si që janë d-r prof.Aneta
Svetijeva, d-r prof Aleksandar Stojmilov, d-r prof.Krste Bogoeski, akademik
prof. d-r Petar Vllahoviq, d-r.prof.Gjorgji Zdravev, dhe kanë lejuar që kjo
vepët me shumë ofendime kundër shqiptarëve t’a mbroje disertacionin shkencor
Mirjana Mirçevska.
Po ky libër
i Mirçevskës, në të ardhmen do të shfrytëzohet si leteraturë profesionale, po
ky libër që përhap urrejtje dhe e thellon atë në mesin e popujve që nderojnë
njëri tjetrin.Në hyrje të veprës Mirçevska, potencon se ka të bëjë me
hulumtimin personal në segmente të kulturës popullore në kontinuitet dhe se
pjesa më e madhe e materialit hulumtues është vjelur nga vetë autorja në terren
gjatë viteve (1998-1999,2000) kështu që edhe segmentet më të rralla të popullit
të cilët jetojnë edhe sot, por nuk praktikohen,ata janë ruajtur në kujtesën e
vet popullit dhe të shënuara me saktësinë më të madhe. Në vazhdim ajo shkruan:
Pas shumë përpjekjeve për ta verifikuar identitetin etnik të banorëve të Rekës
së Epërme,studimi kuptohet që nuk është imun i subjektivizmit.
[4]Në këtë
krahinë përfshihen këto fshatra të banuara: Beliçica,Bibaj,Bogdeva,
Vau(Brodeci),Vallkavija,Vërbeni,Vërbjani,Grekaj,Zhuzhnja,Kiçinica,Krakornica,Nistrova,
Niçpuri,Ribnica, Senca, si dhe fshatrat e shpërngulura
[5].
Autorja, nuk i përmendën fshatrat e djegura nga bullgarët dhe sërbët gjatë
viteve (1912-1916),siç duket “nuk e ka vërrejtur” në literaturë ose qëllimisht
nuk i ka përmendur.
Edhe pse
Mirçevska, në veprën e saj mundohet të na binde se:Numri më i madh i
shkencëtarëve konsideron se banorët e Rekës së Epërme, në mesjetën e hershme
nëpër këto vise kanë kaluar barinjtë vlleh, të cilët në stinën e verës kanë
kullotur kopetë e dhenve. Pikërisht këto llogariten si banorë të parë që kanë
ndërtuar kasollat e përkohshme verore.
[6] Të dhëna
të shkruara nga studiues të ndryshëm për Rekën e Epërme Ia
bëjmë me dije Mirçevskës, se:Emrin krahina e ka marrë nga qyteti i Dibrës, i
cili përmendet, me sa dimë deri tani,qysh në vitin 1019, në një dokument të
perandorit Vasili II.
[7]Në
mesjetë emri i qytetit i kaloi edhe krahinës.Më 1257, autori bizantin
G.Akropolit, e përdor emrin e krahinës në shumës: Dibrat , gjë që tregon se
ndarja e trevës në dy pjesë: Dibra e Sipërme dhe Dibra e Poshtme, që do të
thotë se janë të njohura qysh në shekullin XIII.
[8]Dr.
Pëllumb Xhufi, në studimin e tij shkencor, argumenton se qysh më 1273 Pal
Gropa,sundonte në shumë territore në pronat e krahinave (Reka e Epërme dhe Reka
e Poshtme).
[9]Më 27
mars 1308, në një dokument përmendet emri “krahina e Dibrës”.
Pukëvili shënon
në këtë krahinë dy qytete:Dibrën e Epërme dhe Dibrën e Poshtme. Doktori Myler e
shënon Dibrën me 500 shtëpi,kurse konsulli Hahn me dy mijë shtëpi. Vetë turqit
në regjistrin e vitit 1467 e ndajnë gjithashtu krahinën e Dibrës në dy
pjesë:Dibra e Poshtme dhe Dibra e Sipërme.
[10]Bashkimi
i nahive Reka e Epërme dhe Reka e Poshtme, të cilët i takojnë sanxhakut Dibra e
Epërme, bashkohen në një kaza me qendër në fshatin Trebishtë, 3.o4.1885.
[11]Milorad
J.Mitreviq,shkruan: Në rrethin e Dibrës, më të fuqishmit janë shqiptarët: ata
numrohen 52,144 banorë. Në Rekën e Dibrës, e njohur te neve si rekali, ka
shqiptarë krishter 8548
[12]. Në
Defterët, e shekullit (XIV,XVII) të përkthyera nga gjuhën maqedone nuk
përmenden sllavo-maqedonasit, por vetëm: shqiptarët,bullgarët,grekët,sërbët dhe
vllehët
[13].Citojmë
nga vepra Verbalni i neverbalni etniçki simboli vo Gorna Reka, faqe 44 dhe
146:“Të parët-vendasit e fshatit Shtirovicë (sot krejtësisht të shpërngulur )…
dikur të gjithë kanë qenë të krishterë… meshkujt ishin konvertuar, ndërsa gratë
dhe baballarët ishin të krishterë.Ata i kanë varrosur në varrezat krishtere në
fshatin fqi Reç.
Duke e patur
parasysh pozitën gjeografike të krahinës ata kanë ballë për ballë më parë
popullin shqiptar fqinjësor,fiset shqiptare plaçkitës, bandit të cilët
vazhdimisht kanë kryer vrrasje dhe vjedhje me leje dhe nën heshtjen e pushtetit
lokal, kanë qenë të detyruar banorët e Rekës së Epërme të kërkojnë rrugdalje
dhe ta pranojnë islamizmin. Shtirovicacit, gjithmonë kanë qenë njerëz
keqtrajtues, kaçak, me nji fjalë keqan , të cilët pas zhdukjes së Shtirovicës,
rekanase, kanë ikur në të njejtin fshat në Shqipëri, dhe prap prej atje
gjithmonë i kanë sulmuar dhe i kanë plaçkitur banorët e Rekës së Epërme. ..
.Shtirovicasit edhe kurbetin e kanë patur të pazhvilluar. Me një fjalë kanë
egzistuar vetëm si barinj, shumica kanë qenë dhe anëtarë të grupeve plaçkitëse
që kanë patur lidhje me Shqipërinë.”Kush ishin
vendasit e f sh a t i t S h t i r o v i c ë?Shqiptarët nuk janë
ardhacak,bandita, por kanë qenë janë dhe do të jenë një popull me kulturë të
lartë,me traditë të lashtë dhe sidomos banorët e Rekës së Epërme. Nga
hulumtimet e bëra në terren (1992-2011) dhe nga bisedat e shumta të bëra me
banorë tëShtirovicës së shkretuar, kemi të dhëna të sakta edhe nga literatura e
shfletuar se ky fshat ka patur më shumë se 300 shtëpi.
Kanë jetuar
të krishterë dhe mysliman . Shumica e banorëve në të kaluarën kanë marrë rrugën
e mërgimit. Më së shumti kanë shkuar në Sërbi,Greqi-Selanik, Turqi,Bullgari dhe
Rumani. Nga brezi i moshuar, mësuam se ka qenë fshati më i pasur në mesin e
fshatrave Vërbjan, Rinicë dhe Bibaj. Nga larg këto fshatra dukeshin si fole
shqipesh të ndërtuara rënzë shkëmbit. .. Pikërisht në këtë fshat, në
Shtirovicë, ka lindur stërgjyshi,gjyshi dhe babai im,i cili gjithmonë kujtonte
kujtimet e paharruara si bullgarët-serbet e dogjën tërë fshatin dhe me të
vërtetë sot në këtë vendbanim nuk mund të gjejshë tjetër por vetëm
gurthemele,barë i rritur, gurëz dhe shkretirë,pa shtëpija dhe pa banorë. Babai
im dhe të afërmit e familjes sime djegjen e fshatit e përjetuan. Një natë para
se ta djegin fshatin, natë Bajrami, bullgarët dhe sërbët të cilët në atë kohë
sundojshin i mblodhën 40 burra të fshatit Shtirovicë dhe 2 të tjerë që kishin
ardhur mysafir nga fshati Niçpur. Në mesin e tyre ka qenë dhe gjyshi im, tre
xhaxhallarët dhe më të afërmit e familjes sime. Të gjithë këta i kanë dërguar
në Manastirin e Shën Bigurit,i kanë vra një nga një, dhe i kanë hedhur në
gropën e madhe të manastirit në të cilën gropë më parë e kanë shfrytëzuar për
djegjen e gëlqeres. Nga të gjithë të masakruarit shpëtuan vetëm dy persona,
rëndë të plagosur.
Ashtu të
plagosur pas dy ditë rrugë këmbësore arijtën në Shqipëri. Pas një kurimi të
mirë, migruan njëri në SHBA,ku jetoi edhe 20 vjet, ndërsa tjetri në Turqi,ku
ndroi jetë më 1985. Edhe pse personat që të dy ishin në moshë të thyer
shëndetligë arijtëm të vijmë në kontakt dhe biseda jonë është e incizuar
(kasetat e incizimit gjendet në arhivën e autores.)Gjithashtu të gjitha këto
informata i kemi shënuar nga babai im dhe të afërmit e mi që i përjetuan
ndodhitë. Pasi Shtirovica u shkatërrua dhe u bë rrafsh me tokën popullsia
shqiptare e atyshme u dëbua.Shumë prej tyre ishin të detyruar të jetojnë në
Gostivar,Shkup,Saraj,Karshijakën e Shkupit kurse disa lagje ndodhen në Izmir të
Turqisë.Të shkruajsh për Shtirovicën, dhe të mos e përmendish Bajazit Elmaz
Dodën,i lindur më 1888 në fshatin Shtirovicë, është absurde. Si shumë djem të
regjionit të Rekës, edhe ai mori rrugën e mërgimit dhe shkoi në Rumani për të
punuar. Në Bukuresht më 1906 takon albanologun,kontin Franz Nopsca, i cili
tetëmbëdhjetëvjeçarin Bajazit Dodën, e pranon në punë.Edhe në vitet para dhe
gjatë Luftërave Ballkanike, Nopsca, udhëtoi nëpër shumë zona të Shqipërisë
Veriore,nëpër Kosovë e Maqedoni.Pjesë të shkëputura nga vepra e Noscës:
Nga urrejtja
kundër çdo gjëje austro-hungareze, dhe nga që unë isha angazhuar shumë
posaçërisht për Shqipërinë, nga urrejtja ndaj meje, serbët vranë në Shtirovicë,
babin dhe vëllanë e Bajazitit më 1913.
[14]Studimi
që u hartua nga Bajazit Doda, nën mbikqurjen e Franz Baron
Nopsca,titullohetJeta e bujqve në pjesën e epërme të Lugut të Rekës afër
Dibrës.Fragment nga libri i B.E. (Botoi Albanika nr.72): Shtirovica i takon
kazasë së dikurshme të Dibrës, vilajetit të Manastirit. Shtirovica , me njëqind
shtëpitë e saj të banuara tërësisht nga shqiptarët. Në Shtirovicë ka shumë
gurra … Si pasojë e një politike shkurtpamëse dhe të prirur nga barbaria, është
ndarë i tëri nga bota. Gjatë ndodhive të fundit ajo mbeti nën sundimin serb, si
pasojë e ndarjes nga bota, mund të zhbëhet tërësisht nga faqja e dheut. Me
qëllim që ta luftoj këtë të keqe, t’u ndihmoj bashkëfshatarëve të mi që të
ruajnë tërësinë e tyre dhe njëkohësisht që të lë një vepër për të qenë në
Shqipëri. Unë kam shkruar këtë studim mbi jetën e shqiptarëve në Lugun e Epërm
të Rekës. Ajo çka ka shkruar Spiridon Gopçeviq në librin e tij namkeq Maqedonia
dhe Serbia
e Vjetër, 1889, rreth Rekës, është tërësisht e pavërtetë dhe gënjeshtër
tendencioze, gjë që është argumentuar nga unë dhe shtegtarë të tjerë.
Unë nuk kam
dashur as të bëj një studim etnografik, as ndonjë punim tejtër të ngjajshëm e
shumë sfidues, por thjesht , trup e këput, të përshkruaj jetën e kësaj pjese të
botës, ashtu siç e kam përjetuar ditë për ditë. Tevona, mu ata që kanë zhbërë
shqiptarët e rrethit të Nishit, duket se do bëjnë të njëjtën edhe me
bashkëfshatarët e mi… Dy vjet pas hartimit të këtij studimi, u shkatërrua dhe u
bë rrafsh me tokën nga focat ushtarake bullgare. Sot regjioni është i pabanuar.
Një botë e përftuar.
[15]Në mesin
e shumë dijetarëve atdhedashës nga Shtirovica, dallohet edhe Matej Milani, i
cili ishte i lindur në fshatin Shtirovicë më 1886. Gjatë kohë jetoi dhe punoi
në Rumani. Sipas rrëfimit të birit të tij Danielit, i ati i tij ka qenë
atdhetar i flaktë. Aq shumë pat vepruar ai për përhapjen e librit shqip e të
dritës së shenjtë të atdhedashurisë shqipare, saqë e zënë serbët dhe e nxjerrin
ta dënojnë para krajlit në Beograd . Duke parë
konotacionet ortodokse të emrit të tij (Milan ),
mbreti serb i ka thënë “Ti s’je shqiptar”. “-Po
të mos isha shqiptar, do t’i nxjerrja sytë e mi”,ishte përgjigjur Danili në atë
kohë para mbretit e gjykatësve, duke shtuar se është shqiptar dhe se dëshiron
të vdes si i tillë. Duke parë se nuk e ka braktisur fenë e të parëve, nuk
përkulet para armikut, nuk i shet shokët dhe është shembul i rrallë i
patriotizmit shqiptar, mbreti pat dhënë urdhër të lirohet, por me kusht që të
braktisë Jugosllavinë.
[16]Aftësinë
e tyre artistike, anasit e Rekës së Epërme, i kanë shprehur qysh në shekullin
XVIII.Në qytetin e Peshkopisë, ruhet një nga brenditë më tërheqëse të krahinës,
që sipas stilit të daltimit i përket grupit të mjeshtrit të shquar Pjetër
Filipit-artizan i dalluar i cili gjatë fillimit të shekullit XIX kreu disa
vepra zbukuruese në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoninë e sotme.Punën e tyre e
vazhduan mjeshtrit Ramadan Dibra në shek.XIX.
[17]Në
gjirin e popullit liridashës e patriot të kësaj krahine lindi dhe u rrit njëri
prej figurave të shquara të Rilindjes sonë kombëtare, atdhetari, poeti dhe
publicisti Josif Jovan Bageri i lindur në fshatin Nistrovë. Fshatarët e
krahinës së Rekës në shekullin XIX filluan të emigrojnë jashtë atdheut, për të
gjetur punë e jetesë më të sigurtë.
[18]Qysh në
moshën shtatmbëdhjetë vjeçare Josifi u largua nga vendlindja dhe u vendos në
Sofije të Bullgarisë, me shpresë se do ta përmirsojë sadopak gjendjen e
vështirë ekonomike dhe do të ndihmojë në kauzën e drejtë të Rilindjes
Kombëtare. Më 1893, me ndihmën e mërgatës shqiptare, u themelua në Sofie
shoqëria Dëshira. Bageri, ishte njëri ndër themeluesit e kësaj shoqërie.
Gjithashtuudhëheqte
revistënShqypeja e Shqypenis,Sofi, 1910. Publicist në revista të ndryshme
siDrita e Shpresa e Shqipnisë (1901),Kalendari i Kombit, e tjerë. Më 1910,
mblodhi një pjesë të mirë të poezive që pat botur në shtypin e kohës dhe i
përfshiu në vëllimin me vjershaKopësht malsori.Autor i shumë poezive me
tematikë patriotike dhe motiv social. Veçuam disa vargje:“.. . Me vdek ktu uni
kët ‘rend,S’due tëm lini n’kët vend,-Korpin ktu mos ma vorroni,Po në Shqypni të
ma çoni. . .S’due ktu uni me vdek,Po n’Shqypni,atje
në Rek!”
[19]Në
veprën e saj Mirjana Mirçevska, në më shumë se 50 fjali përdorën një fjalor që
nuk i ngjanë një autori në fushën e shkencës . Edhe sot mundohet ta fsheh
realitetin. Citojmë nga vepra në fjalë, faq.46…Shpërnguljet sistematike të shqiptarëve
mysliman në rretin e sotëm të Shqipërisë së veriut dhe në hapësirën etnike të
Rekës së Epërme ku sundonte feudali Dalip Begu,pikërisht në këtë periudhë kur
ai ishte udhëheqës në malësinë e Korabit dhe Sharrit, janë popullarizuar shumë
shqiptarë mysliman barinj dhe diár. Si fise baritore (bëhet fjalë për banorët e
Rekës së Epërme) gjithmonë janë mësuar të enden me kopenë e tyre të dhenve nga
një zonë malore në tjetrën. Ashtu ka qenë Korabi i shkretuar, gjithmonë me
bandit malor, në të cilët mund të shihen vetëm me kope shqiptarësh, shqiptarë
barinj që çdoherë kanë qenë të përgaditur për luftë si kusarë.Shqiptarët në
këtë mënyrë i kanë uzurpuar tokat maqedonase krishtere të fshatrave
Vrbjan,Dëbovë, Tërnicë, Shtirovicë,Reç dhe Strezimir duke i dhunuar që ata të
shpërngulen.
[20]Siç
duket Mirçevska, shfleton literaturën e A. I.Selivçev,akademik rus që shkruan
të nisur nga motivet nacionailste e shoviniste, duke shtrembëruar të vërtetën
që në vitin 1914,autorja në fjalë përveç se t’i ofendoje shqiptarët se janë
hajdut,vrasës,barinj nuk din si ta mbroje doktoraturën e saj.Si dëshmi se kush
janë krishterët e Rekës së Epërme, do t’a veçojmë fshatin më karakteristik
Beliçicën.
Më 21 janar
të vitit 1995,në ditën e tretë të Kryshes (Voj Jordani),ishim prezent dhe të
ftuar në këtë festë. Në vendin e quajtur Te kroi i madh, inçizuam këngën:Oj ti
kryshe,bardha kryshe,Ti na shton e na ndihmon,ooo ih!Sa lula ka dardha,Ajsh
cuca me korpa t’bardha,Po sa lula kishte molla,Ajsh nuse me marhoma, ooo ih!Po
sa lula kishte dardha,Ajsh Trima me kfal me shala, o o i h!
[21]Po t’a
kishin kënduar në gjuhën sllavo-maqedone do të ishte kështu:O ti krste , belo
krste,Ti ne mno`i{ i ni pomaga{,Kolku cvetovi ima kru{ata,. . . . . . . . .
.Këngë dhe rite me kryqin mund të gjejshë në mesin e krishterëve që gjuhë
amtare e kanë gjuhë shqipe. Në librin e Mirçevskës, vërrejmë në faqen 53 edhe
këtë (citat):Nga një pjesë e fiseve të cilët janë me preardhje më të hershme
nga viset shqiptare, Reka e Epërme, për ta ka qenë etapë kalimtare stacionesh,
të cilët pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në fshatrat e Pollogut të
Epërm në fshatin |egran,Forinë,Koritë… Të gjithë këta ardhacak nga Reka e
Epërme në trevat e përmendura kanë ardhur më shumë se 150 vjet në kohën e
Perandorisë Otomane. Edhepse një pjesë e tyre janë islamizuar, e më pas janë
shqiptarizuar në maqedonas krishterë, sot ata përgjithësisht janë shqiptarizuar
dhe aspak nuk e përmendin lidhjen e tyre që e kanë preardhjen nga krishterët
sllav.
BURIMET E
AUTORËVE ANTIK PËR ILIRËT DHE ILIRINËNga literatura e shfletuar do të përmendim
vetëm disa nga argumentet e shkruara:Sipas udhërrëfyesit të shek.VI, Synekdemit
të Hieroklit, në provincat ilire aso kohe kishte 20 qendërbanime të
konsideruara si qytete.
[22] Ky
numër përputhet me të dhënat e koncileve kishtare të kohës,mbasi thuajse të
gjitha qytetet e mëdha ishin edhe seli peshkopate. Të tilla qenë Skodra,
Lisi,Dyrrahu,Skampini, Scupi(Shkupi i sotëm).Ulpiana(pranë Prishtinës)
Lyhnidi(Ohri),Apolonia,Bylisi,Amantia,(Ploça e Vlorës)Aulona,Butroti(Butrinti)
Onhezmi,Foinike(Finiqi i Sarandës) dhe Hadrianopoli- Justiniapoli.
[23]Në vitin
1774 në Lajpcig u botua libri shkencore i Joahn Tunmanit [24].Ai duke ndjekur
zhvillimet historike mijëvjeçare në këto troje shkruan: populli i parë që njeh
historia në këtë vend janë ilirët, një popull i madh, i shumtë në numër dhe i
fuqishëm që sipas Strabonit dhe Apianit, banonte në detin Adriatik, nga lumi Po
deri në Gjirin e Ambrakisë, e në veri deri në Danub. Straboni e shtrin këtë
popull drejt perëndimit deri në liqenin Boden,(liqeni Boden në Gjermaninë
Jugore shënim i përkthyesit) domethënë deri në Norik e Vindelicie. Ai lë të
kuptohet gjithashtu se edhe panonët i përkisnin po atij fisi. Apiani, thotë
shprehimisht se panonët ishin ilir.
Istrianët,inët,jastët,japodët,dalmatët,liburnët,dardanët,
ardianët, autariatët ,me një fjalë të gjithë popujt deri në malet
Keraune,përgjithësisht shiheshin si ilir. Por ata gjendeshin kudo në
Maqedoni,në Epir e në Thesali
[25]…
Thunmani që atëherë duke pasur në dispozicion vetëm burimet historike përfundoi
se shqiptarët janë banuesit e lashtë dhe si argument për këtë hipotezë solli
dokumente të shkruara të ruajtura të mesjetës, në të cilën nuk hasim gjurmë më
të vogla për ndonjë shpërngulje shqiptarësh në vendbanimin e tyre të sotëm.Ky
dokument edhe sot është i qëndrueshëm ku mbështetet teza e autoktonisë së
shqiptarëve. Gjithashtu profesori i historisë, akademik Aleks Buda, pos të
tjerash ka thënë:”Vepra e Tunmaniut përbën një ndihmesë për ta vënë mbi baza
shkencore problemin e formimit të popullit shqiptar e të gjuhës
shqipe.”Profesori Tunman në Lajpcing, duke u mbështetur bazë prej 1200 fjalësh
shqipe parashtroi tezat e para historiko filologjike rreth prejardhjes dhe të shkruarës
së shqiptarëve dhe i nxerr ata si një popull të lashtë të Siujdhesës Ilirike,si
fqinjë të helenëve të lashtë dhe,rrjedhimisht,si pasardhës vijëdrejtë të
ilirëve të Gentit,të Teutës dhe të Piros.Gjeografi më i madh i kohës,akademiku
i dëgjuar aleksandrian Klaud Ptolemeu, qysh në shekullin II(125-161)dëshmon se
në Maqedoninë mestokësore janë qytetet Arnisa e taulantëve, Elima e
elimiotëve,Amantia në Orestis, Albanopolis i albanëve,Orma,Europus dhe Apsalus
të almopëve.
[26] Këtë
dëshmi e mbështet edhe studiuesi i mirënjohur Muzafer Kortuki ku thotë se
Albanët ishin aty me siguri edhe disa shekuj më parë për të qenë i shënuar në
hartën e këtij gjeografi antik
[27].Nuk
duhet haruar edhe tezën e historianit të madh ballkanik,çekun Konstatin
Jireçek,ku shkruan:Shqiptarët kanë qenë një popullatë e vjetër krishtere me
kulturë të ndjeshme qytetare,që kanë qëndruar më afër grekëve bizantinë dhe
romakëve, dalmatinasve sesa me elementin sllav.Klerikun frëng,Guillelmus Adac,i
njohur me emrin Brocardus Monacus më 1332 në veprën e tij latinisht shkruan se
shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga
latinishtja,megjithatë kanë alfabetin latin në përdorim dhe në tërë librat e
tyre”.
[28]Gjithashtu
ua bëjmë me dije akademikëve sllavo-maqedonas se rreth kombësisë së lashtë
ilire të shqiptarëve shkruan edhe studiuesi gjerman Malte-Bruni në veprën e tij
thotë :se gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë
e veçantë,prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në
një kohë kur filluan të formoheshin,secila në sferën e saj, edhe gjuhët
greqishte, latinishte, iberishte,keltishte, teutonishte, gotishte e tjerë.Një
mendim e përkrahën edhe studiuesi gjerman Johan Gfon Hani që në fillim të
veprës së tij Studime shqiptare botuar më 1854,ku e shtron problemin e
prejardhjes së shqiptarëve dhe thotë : Meqë shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk
lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim, meqë burimet fare të
pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër(veç atij sllavit) i cili të
ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar se shqiptarët
e sotëm janë banorët e hershëm parasllav të atij vendi.
Ai në
vazhdim të veprës shkruan: se elementi shqiptar jo vetëm që e kalon malin
Sharr(Skardus),sepse Tetova,pellgu i burimit të Vardarit, është një qark i
përzier shqiptaro-bullgar, por që arrin deri në grykën e parë të Vardarit, në
jug të Shkupit, deri në bregun e djathtë të këtij lumi. Si duket bullgarët
banojnë vetëm jashtë trekëndëshit të formuar nga Vardari,Treska dhe vargu i
Goleshnicës,kurse brenda kësaj bërthame jetojnë vetëm shqiptarë…Por këta janë
vende në të cilat u ndie rëndë dora e pushtuesve bizantinë pas peradorit
Basilios Bullgaroktoni, mbi armiqtë e trashëguar bullgarë të nënshtruar e më pas
edhe pushtimi turk. Kështu ne mund të pranojmë si të padiskutueshme se
shqiptarët e sotëm janë pasardhës të ilirëve dhe epirotëve të lashtë
[29].Jozef
Riter fon Ksilanderi, ka qenë i pari që ka përmendur në një faqe të veçantë në
fillim të librit të tij:Ata-shqiptarët nuk janë aspak të huaj,por një popull i
lashtë i familjes evropiane…
[30]Studiues
kosovar, doktor Musa Ahmeti,pas më shumë se shtatë vitesh kërkimi,ka arritur të
zbuloje në Arkivat e PAPATIT (Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan), një
dorëshkrim në gjuhën shqipe që daton vitin 1210. Bëhet fjalë për një dorëshkrim
prej 208 faqesh, të ruajtur mjaft mirë në kohë, i cili është shkruar mbi një
pergament me kopertina të forta druri dhe e mbështjellur me kapakë druri.
Është i
shkruar me shkronja latine i tëri në gjuhën shqipe,në dialektin e veriut
.Autorë i veprës Teodor Shkorani ku shkruan:Me ndihmën e zotit dhe me dëshirën
e madhe që kam përfundova me këtë vepër më 9 Mars 1210.
[31])E
pyesim Mirjana P.Mirçevskën,se cili popul në Maqedoninë e sotme është më i
hershëm ata me vepër që nga vitet 1210 në gjuhën shqipe me alfabet latin ose
gramatika e Bllazhe Koneskit e vitit 1945?Të shkruash një studim historik mbi
islamizimin e laraminizmin e shqiptarëve, dhe njëkohësisht ta njihnim zhvillimin
e disiplinës kishtare që nga fillimi e deri më sot, është një punë mjaft e
vështirë . Kështu , ai(ajo) do të duhej të jetë njëkohësisht historian,
kanonist,teolog… madje bile edhe një poliglot. Për hirë të asaj që nuk duam t’a
lodhim lexuesin do t’i veçojmë disa të dhëna që në veprën e saj Mirçeska,nuk ka
njohuri të shkruaje:Po t’i hedhim një sy veprës së Dr.Don Gaspër Gjinit
Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj,ku ndër të tjerat shkuan se: Dardania
ishte një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative.Selia e parë ipeshkvore
në Dardani,me sa dihet deri më tani ka qenë në qytetin e Scupit.Ilirët
(shqiptarët) kanë filluar të kalojnë në krishterim shumë herët.Madje, dihet se
edhe Shën Pjetri dhe Shën Pali,apostuj të Krishtit, pra, bashkëkohës të tij,
kanë predikuar fenë e re ndër shqiptarët në Iliri.
[32]Pas
ndarjes së krishterimit në kishën e lindjes-ortodokse dhe në kishën e
perëndimit-katolike më 1054, shqiptarët mbetën me kishën ortodokse,sepse në
trevat e tyre sundonte Bizanti (Greqia), e më vonë Serbia
[33]. E
tillë ka qenë gjendja, sidomos në Kosovë. Gjatë sundimit të Bizantisë e të
Serbisë,shqiptarët janë asimiluar nëpërmasa shumë të mëdha,ata bënë presion
edhe në (|amëri dhe në vise të tjera në Greqi) dhe sidomos në Maqedoni e në Mal
të Zi, duke i sllavizuar kështu një numër të madh.
[34]Në
veprën Psaltiri, e shkruar në ebraishtën e vjetër, e përkthyer nga
K.Kristoforidhi (1872), citojmë: në kishat shqiptare të Maqedonisë, është
mbajtur liturgjia në gjuhën shqipe,objektet fetare krishtere nuk janë sllave
por shqiptare,ndërsa emërtimi i kishave ndryshoi pas ardhjes së sllavëve
[35]. F E S
T A TGjatë viteve (1920-1935) kur nëpër kishat e fshatrave të Rekës së Epërme,
erdhën priftërinj nga vendet e tjera, na thonë nënat ortodokse, mesha dhe
këngët filluan të mos këndohen më në gjuhën shqipe. Prifti ua ndaloi këtë
reptësisht. Përsa kujton brezi i moshuar, ato kanë filluar të përshpëriten në
vehte, Edhe sot nënat përshpërisin meshën në gjuhën shqipe.Për shembull:Voj
Jordani pagezuet,Dy-tre vetë t’u m’pal e t’u u m’fat,Ere shokët, ere shoçet t’u
kënduet,Ere fryma jote si pëllumb vegëtuet,Edhepse ishim të detyruar meshën ta
këndojnë në gjuhë të huaj, por nuk mundeshim,ashtu e kemi mësuar nga
nënat,gjyshet tona na thotë brezi i moshuar i nënave.
[36] P a s h
k ë tNë këto reshta,nuk është qëllimi ynë dhe as që mundemi t’i përfshim të
gjitha kremtet . Rituale të shumta që kryhen nga banorët e Rekës së Epërme që i
praktikojnë janë plot e përplot me besime magjike. Pashka, është fesë e
hebrenjve (e çifutëve) e cila festohet shumë shekuj para Krishtit,si kujtim i
ditës, kur këta dolën nga robëria e egjiptianëve dhe u vendosën në Palestinë.
Kësaj dite hebrenjtë i thoshin pas-ha. Kjo fjalë depërtoi edhe në gjuhën
shqipe.
[37]Banorët
e kësaj krahine kudo që gjenden festojnë Pashkët, shkojnë për urime te
njëri-tjetri,vizitojnë të afërmit dhe farefisin. Gjatë vizitave shënuma disa
shprehje të bukura:Për shumë mat ( mot) Pashkët! Tjetri ia kthen: Gzuet qoft e
për shumë mat!. Ngrejnë dolli duke thënë :Gzuet qofshim e për shëndet!Amin,
n’mat ngjefshim ma mirë! Në orët e pasditës, Ditën e Pashkës, tubohen fshatarët
grupe-grupe e shëtitin për të uruar festën në çdo shtëpi. Pasi perëndon dielli
( para se të errësohet ) në rrugicat e fshatit Beliçicë, fshatarët kapen në formë
rrethi dhe ndezin duaj thekre . Ato na thonë bëjmë xhuguli dhe “ceravitemi”
Djegin,përcëllojnë këmbët, duke thënë t’dojxha, t’pojsha (të dogja, e të
poqa).Gjatë ritualit grupi i grave këndon:Proni lula bardhë e duku bardhëProni
te ajo kisha mes kërshelePo aty kishte trima shumë,Trima shumë e nuse
t’rejaCuaca t’reja e fmij t’rijQera here ene ma shumë, o o i h
[38]Kulti i
diellit është dëshmuar edhe nga një lajm interesant i shkruar, Filozofi
Maksimnga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antonomit në librin e tij A duhet t’u
ngrihen perëndive shtatore, përmend se Peonët, fis ilir në Maqedoninë e sotme ,
e adhurojnë diellin në formën e një disku të vogël, të ngritur mbi një shtyllë
të gjatë
[39].Me
ritualet e djegies së zjarreve, fshatarët besojnë se gjatë vitit dielli do të
ndriçojë si flaka e duajve.
[40]Pra, ua
bëjmë me dije akademikëve sllavo-maqedonas, se kemi të bëjmë me një popull të
lashtë ilir siç janë Peonët.Karakteri i këtyre zjarreve është i mbështetur mbi
veprimet imitative magjike. Përmes imitacionit aludohet në rezultate pozitive
në dritësi dhe nxehtësi më të madhe nga dielli, si kusht i rendimenteve më të
larta nga të lashtat në bujqësi
[41].Elementin
solar e plotëson edhe mënyra e të manifestuarit të këtyre ceremonive. Kështu në
mënyrë simbolike-imitative përmes heqjes së valleve në rreth, duke iu sjellë
zjarrit, imitohet rruga e diellit në horizont .Gjithashtu edhe kryqi ka filluar
të përdoret në shekullin VIII-IX,por jo dhe më herët.
[42]
Ceremoni rituale me ujinËshtë Dita e ujit të Bekuar, e premtja e parë pas
Pashkëve.Ritet e kësaj feste qoftë parakrishtere, qoftë krishtere kanë të bëjnë
me kultin e ujërave e me rite magjike të ujit për pjellori e mbarësi.
[43]
Ceremoni rituale magjike të shumta që kryhen nga ana e popullatës vendase i
hasim te kroi i fshatit. Në fshatin Bogdi Te Kroi i Kryshes, në fshatin
Beliçicë Te Kroi i Madh në fshatin Krokornicë Te kroi i Katundit, në fshatin
Sencë Te Izvori i Kryshes, në fshatin Duf Te kroi i Madh . . .
[44]Nga
grupi i grave shënuam këngën:Oj ti kroi,kroi naltë, o o i h!Po sa trima pret me
natë, o o i h!Po sa nuse t’reja,ooih!Pa bukën e kryshes,,ooih!Bashkë do ta
dajmë,ooih!Po venën e ombël,ooih!Bashkë do ta pijmë,ooih!Po penin e
kryshes,ooih!Bashkë do ta dajmë, o o i h
[45]Të
shkruajsh për vendasit e Rekës së Epërme dhe të mos e përmendish veshjen
kombëtare është e pamundur. Etnograf të shumtë shkruajnë:Veshja e femrës është
shumë vështirë t’a përshkruaj me pendë,por edhe me fotografi nuk mund ta
prezentosh atë. Qendisjet janë të bukura, simtrike në anën artistike të jep
mjaft interes që të merresh me motivet të një artisti të rrallë
[46]. Këtë
qëndisje artistike mundesh t’a gjejsh vetëm te fermat e kësaj krahine, ku
dukshëm shifet preciziteti,aftësia, imagjinata,kreativiteti i saj gjatë
thurrjes,qëndisjes,të cilat me shekuj e kanë traditë artizanatin, edhe sot këto
femra të vyera ia përcjellin gjeneratave që vijnë mbas artizanatin e tyre..Edhe
vetë Mirçevskën, e habit fakti që në Rekën e Epërme: janë të përbashkëta rite
që krhyhen në burimin e fshatit(dhe ajazma) që kan veti shëruese dhe gjapëri si mbrojtës i
shtëpisë
[47].Në këtë
libër të Mirçevskës mund të gjejsh edhe shkrime mjaft qesharake,(citat faqe
52):Eshte per t’u cituar gazeta Dnevnik 26 Nëntor 2003, që shkruan:Ngjarje të
tilla janë regjistruar në të gjitha fshatrat e Rekës së Epërme të cilët gjenden
në kufi me Shqipërinë, të pasigurtë nga plaçkitja e barinjve shqiptarë, të
cilët edhe sot hyjnë dhe e vjedhin bagëtinë dhe e dërgojnë jashtë kufirit në
Shqipëri…
[48]E pyesim
Mirçevskën, sa vjedhje janë bërë në Maqedoni që nga viti 2003 deri më sot
20.01.2011? A thua vallë vetëm shqiparët janë ata që vjedhin.E drejta e çdo
njeriu është se cilës fe ai i takon, dhe si ndjehet ai shqiptar apo
sllavo-maqedonas.Por, ortodoksëve shqiptar u duhet thënë e vërteta, t’u thuhet
se deri tani kanë qenë të mashtruar, sepse kombin e bëjnë gjaku i njëjt, gjuha,
trditat, doket , zakonet,folklori e jo besimi fetar.Definicioni i Sh.Sergej
(citat) Etnosi është grupa e njerëzve të cilët flasin të njejtën gjuhë, të
cilët pajtohen se kanë të njejtën preardhje, me rite të përbashkëta, mënyra e
jetesës, traditat, diçka që dallohen ata nga grupi tjetër.
No comments:
Post a Comment