Dielli, një trup i zjarrtë, burim i pashtershëm energjie, burim i dritës, i dijes, burim i ngrohtësisë, i dashurisë, burim i jetës, e gjithçkaje që na rrethon, por jo vetëm …
Shikojmë fjalën Orë, nga fjalori shqip-shqip.
ORË II f.
1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej, si një gjarpër (si një grua-zanë ) etj.,
besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut, e shtëpisë, e fisit. Ora e Shalës.
besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut, e shtëpisë, e fisit. Ora e Shalës.
2. fig. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e tetë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! ur. I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s’e ndihmon më fati.
* Ora e shtëpisë – bolla. Bolla – Një demon shqip në formën e një gjarpri. Këta demonët hapin sytë e tyre një herë në vit dhe pastaj hanin çdo njeri që ata e shihnin. Vitin e dymbëdhjetë ata bëhen si Kueçedra herë, të identifikuar si Bolla, Bullan, Bullan, Bullar ose Bullar.
Shikoni sa e lidhur ngushtë, domethënëse dhe tepër kuptimplotë, kjo figurë e besimit popullor-shqiptar, *Ora ose bolla e shtëpisë – Një demon shqip në formën e një gjarpri, e këta demonë hapin sytë e tyre “një herë në vit” dhe pastaj hanin çdo njeri që ata e shihnin. Pas “dymbëdhjetë” vitesh ata bëhen “Kuçedra” herë të identifikuar si Bolla, Bullan, Bullan, Bullar ose Bullar.
Çfarë kuptojmë prej kësaj?
Dimë që; tek pellazgo-ilirët, figura e gjarprit “Serpen” (xarpen-gjarpër) shfaqet si simbol i prejardhjes së tyre, gjarpri njëkohësisht është simbol i pafundësisë, i së tërës-gjithësisë, pikës zero-infinit, i jetës së pakufijtë në vazhdimësi.
Pra, “Ora” ose “Bolla” e shtëpisë, është shënja e “Zotit-Atit-Zeus” ajo tregon prezencën e tij kudondodhur, Dritë-sjellës = Jetë dhe tek pellazgo-ilro-shqiptarët si Bij-pasardhës të Tij.
Pra, “Ora” ose “Bolla” e shtëpisë, është shënja e “Zotit-Atit-Zeus” ajo tregon prezencën e tij kudondodhur, Dritë-sjellës = Jetë dhe tek pellazgo-ilro-shqiptarët si Bij-pasardhës të Tij.
Tek Yllirianët, gjejmë figura-artifakte me “gjarprin-serpen”, vendosur mbi kokë, shënjë kjo e YLLIT të vetëm e të Zjarrtë në këtë U’nji-bërës – Univers, Jo më kot quhemi; YLLIR, “Lerë prej Yllit”, lindur prej tij!
Shkëpusim dy vargje nga poeti i madh Çajupi
Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
Po njeriu vetë
Cilën do në jetë
Do vend’ e tij …
MEMEDHEU
Shqipërin’ e mori turku,
I vu zjarr!
Shqipëtar, mos ri, po duku,
Shqipëtar!
Mjaft punove për të tjerë
O fatkeq!
Kujto vendin tek ke “lerë”
dhe tek heq.
…
Në gjuhën e bukur shqipe, Bekuar qoftë dialekti Geg, ku në vend të fjalës “lind” kemi fjalën; Le “Ler”, pra ajo që, “le Ylli nga pas” rrezet e tij të “arta” ashtu si “Lindin” rrezet e para në “Agim<>mingjes”, nga ku kemi dhe fjalën shqipe, “D/el”, Led, lid, lider – i pari, e paksa i shkëputur nga tema që po trajtomë, ju kujtoj edhe fjalën tjetër të mirënjohur tashmë “Anadoll” pra kemi; “Ana del” ana nga ku del Dielli = Lind/je.
Unë d/al, ti d/el, ai dolli, (Doli)
Ne, jemi Yl-ler = Ilir, “pasardhës” të dritës-Diellit vet, njerëz të Lirë, liridashës dhe të d’lirë, shqipfolës, i gjuhës hyjnore: Shqipes-Zeus.
Shqipja në fillesën e saj, gjendet figurë me trup shqiponje dhe dy koka gjarpri, quajtur “Amphisbaena” ndaj ende sot shqiponja jonë dykrenare shfaqet me gjuhën e gjarprit skicuar, kjo jo rastësisht, sepse gjarperi-serpen dhe shqiponja-qiellore, janë simbol i padiskutueshëm i vetë Atit tonë, la/rt në qiell “Zeusit-Diell”
Gati në të gjitha artifaktet antike, të lashta e të reja qofshin ato, prodhuar e riprodhuar me figurën e atit-Zeus, ai na shfaqet, përherë së bashku me birin e tij të Besës-dhënë shqipes, zogut-qiellor, simbol i flamurit, popullit me të veçantë, po me të njëjtin emër; Shqiptar.
Ky popull, mban dhe trashëgon njëkohësisht, gjuhën mëm’ e njohur dhe e miratuar nga shumë studiues akademikë e albanologë të huaj si degë speciale e veçantë treguar dhe në pemën gjenetike të lindjes se gjuhëve indoeuropiane ashtuquajtur.
Sot shumë të tjerë historianë, gjuhëtar, studiues, vendas dhe të huaj, me keqardhje po them, përveç shqiptaro-akademik-kolltuk-paguar, gjithë të tjerët po i drejtohen studimeve gjuhësore me shqipen gjuhën bazë.
Tashmë duke ju rikthyer temës sonë çdo të thotë; “Yllir” e çfarë përfaqëson “gjarpri-serpen” tek ta, i hedhim një vështrim Wikipedias, mbi Yllin e vetëm, trupi më i madh i zjarrtë qiellor.
Aty thuhet se Dielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm, grekët e quajtën atë “Helios” (Yllios) ndërsa romakët e quajtën atë “Sol”.
Kuptohet ne, Yllirët e quajtëm dhe e quajme ende Yll, huazuar më pas nga grekët ku gërmën “Y” e lexojnë; Ipsilon, kemi: Yll – Ill, Ilios.
Dielli, nuk është një organ solid-i ngurtë si Toka. Vazhdon wikipedia…etj.
Pra Dielli është një trup-vorbull materjesh të ngurta, të forta, një pështjellim në Kurora- Corona sipërfaqja e saj, duke formuar rajone aktivë, nga fushat magnetike, që janë burim i fishekzjarrëve intensivë diellorë = ndriçim, Qëndra e saj bërthama, brumë i zjarrtë, arin temperatura të larta deri në
15.000.000 °C
Nxjerrja në masë më të madhe e materialëve nga Corona. …
tregon ciklin e plotë 11-vjëçar diellor, pra vitin e 12-të (dymbëdhjetë) kemi të ashtuquajtura “reshje” apo shpërthimet diellore.
Fiks ashtu trashëguar nga gojëdhënat e mitologjitë shqiptare të besimeve të ndryshme, se vitin e dymbëdhjetë Bolla-gjarpër kthehet në kuçedër, nxjerr zjarr nga goja dhe ka etje, për tu “shuar” ashtu si kundër thuhet se “Bolla” për çdo vit hap sytë nga gjumi i rëndë dimëror “çmbështillet” dhe ha këdo gjen para …pra kemi ringjalljen e tij.
Ky, është simbol i gjarprit-serpen, tek ne Yllirët, trashëguar nga Pellazgët, raca e parë pjellë mbi këtë tokë, Ai është shënja-simbol i “Shqiponjës-Zeus”, Atit-Diell, e drita e tij “fara” hyjnore e racës sonë, ashtu si shqiponja në mesin e flamurit shqiptar si dhe mbi kokën e të madhit, THOT.
“Zeus, zoti ynë i vetëm, i plotfuqishëm, ABSOLUT, i gjithçkaje dhe i së tërës, sigurisht që edhe gjuha mbarë njerëzore, i përket Atij.
Mili Butka @ Gjuha Shqipe
# Aleksander Hasanas"
No comments:
Post a Comment