Tuesday, December 13, 2016

Etimologji, e fjalës: Burrë - burrëri.



Etimologji: mbi fjalën  Burrë - burrëri.
Burrë - kjo një fjalë e gjuhës shqipe, e rrallë e veçantë, tipike.
Fjala “Burrë” ka kuptimin e një qënie, gjallese, (por jo vetëm) mbirë mbi të Dheut, ashtu si uji që buron nga thellësia e dheut dhe del në sipërfaqe, furishëm, i kristaltë e pandërprerje.
“Burr” dhe “Bir” është e njëjta fjalë ajo pra tregon; m’birje, “Bir” im/bir, burim, buron burrë i dheut – Rob.

Kjo afirmuar dhe e huazuar edhe tek gjuha greke, fjala “Rob” e gjuhës shqipe gjendet tek kjo gjuhë ashtu e plotë katërcipërisht-shqip; (άνθρωπος) ánthropos = burrë, njeri. 
Pjesëtarët e familjes, njerëzit e shtëpisë, frymë (si njësi numërimi), në gjuhën shqipe quhen “Rob”; Robtë e shtëpisë, bëhemi shumë rob,
Është rob i mirë - njeri i mirë, etj.

Kuptimi dhe sinonimet e fjalës “burrë” tek gjuha shqipe janë të shumta me fjalën “burrë” nënkuptojmë, i fortë, i madh, burran, burim të mirash “buri”
Në gjuhën shqipe era që fryn nga krahu i Veriut në gjuhën e detarve, quhet “Burri”, burri e lehtë, e ftohtë e fortë, etj, prej nga ku rrjedh, buron edhe fjala; “furi” por sigurisht këtu kemi edhe fjalën “Veri” dhe ashtu siç ndodh vazhdimisht në gjuhën greke b= v kemi borri – Vorias = Veri 

Në rast se i referohemi gjuhës Angleze fjala “burr” kjo fjalë mer kuptimin e njëjtë si tek shqipja ngjashëm kjo me fjalën “burrëror” i fortë, i ashpër – burr, e krahasuar kjo sërish me gjuhën greke ku fjala e anglishtes; burr = agriáda (i egër) – përse ndodh kjo?
Ashtu jo e pa kuptimtë, në greqishte kemi; (μπορώ) bori-s = mund, mundem- i aftë burrë, ndërsa tek sllavishtja këtë fjalë të shqipes “burrë” e gjejmë si emër i gjinisë mashkullore “Boriz”

Po fjala Burizan a ka lidhje me rrënjën e fjalës “burrë” apo më saktë me burimin e kësaj fjale; sigurisht që po, sepse kemi të bëjmë me perëndinë më të lashtë pellazge (egjiptiane e njohur) Perendia “Ra”
Tek gjuha turke fjala Burrë do të thotë “Adam”?
Ajo që ja vlen të përmëndim këtu është fjala e shqipes “Bori” nga ku kemi fjalën “borizan” tek të gjitha gjuhët europiane atë e gjejmë baraz Trompeta, tek sllavët; trobenta.

Çfarë ndodh pse fjala “buri vegël muzikore” “bori – qyngji i sobës”, borie, buri, "burri" borigë, “borit – anët e arrës rrotull saj të cilat nuk i zë plugu gjatë lerimit të saj” tregojnë rumbullakesi, pamje rrethore e plus këtyre fjalëve kemi këtu edhe fjalët; Rob – robëri, i rrethuar i zenë rob, e sigurisht fare qartë vjen fjala shqipe “Robe” robat që vesh njeriu –(robi) ato që na rrethojnë na mbajnë ngrohtë e që na kanë zënë rob.
Tek shqipja gjejmë ende, fjalën; “Rob” i rrjeb lekurën kafshës pra e xhevesh atë i heq roben.
Mili Butka @ Gjuha Shqipe



No comments:

Post a Comment