Monday, November 21, 2016

URIM – TOPONIMI 5000 VJEÇAR I KRYEQENDRËS SË MESOPOTAMISË, I SHKRUAR NË SHQIP. Nga prof. Anastas Shuke

URIM – TOPONIMI 5000 VJEÇAR I KRYEQENDRËS SË MESOPOTAMISË, I SHKRUAR NË SHQIP.

UR-i, qyteti i famshëm i Mesopotamisë jugore, ka qenë i banuar të paktën që prej fillimit të mijëvjeçarit të IV p.e.s. Uri ishte një qendër e spikatur e kulturës së Kiengir-ës apo Shumerit në tre dinasti apo periudha të veçanta të historisë. Shumica e teksteve në kunjiform kanë ardhur te ne nga dinastia UR-III e UR-Namu-t dhe e birit të tij Shulgi-t. Prej numrit të madh të teksteve dhe të ringjalljes së kulturës së Mesopotamisë, periudha UR-III në rreth 2100 deri 2000 p.e.s, konsiderohet Rilindja Shumere.
Deri më sot, nuk ka ndonjë etimologi të studiuar në mënyrë të gjithanshme për toponimin UR. Emri i tij njihej nga Shumerët, siç pranohet tashmë gjerësisht, me leximin e plotë URIM.
Ky punim është një studim i mëtejshëm e i gjerë i etimologjisë së toponimit URIM dhe i termave të lidhur me të, i zanafillës dhe semantikës së tyre në gjuhën Shumere/Shqipe.
Siç do ta shohim, një etimologji e tillë na zbulon një të kaluar të largët, por të kuptueshme akoma dhe sot.
Lidhja e toponimit URIM me gjuhën Shqipe duket e qartë. Por, një studim vërtet shkencor ka nevojë për shumë më tepër argumentim dhe punë mbi shenjat kunjiforme që përfshihen në shkrimin e tij, leximet e secilës, zanafillën, arsyet e ndryshimeve të mundëshme, pastaj gjithë kuptimet që rezultojnë. Një studim i gjithanshëm e i lidhur logjikisht lipset të përfshijë terma bazë të cilët lidhen me zanafillën e kuptimet e

Lumit dhe Qytetit të URIM-it si:
LUMË, PËRMBYTJE, URË, MUR, QYTET, URO, VËLLA, etj.

Lumi
Lumenjtë e mëdhenj janë pjesë themelore e historisë. Lumi i jep jetë Qytetit. Është krejt e mundëshme që termi lumë në Shumerisht të shkruhet me shenjën LUM dhe të përfaqësojë kuptimet e pranuara për fjalën "lum." Shenja ngjan me një lumë gjarpërues, origjinalisht i vizatuar si pika e bashkimit të degëve të një lumi. Ky term, që ka formë të njëjtë fonetike dhe kuptimin 'lumë' në Shqip. Gjithashtu, kuptimi i dhënë në listën Daimel 'përrua,' është fare afër me 'lumë'. Fjala lumë mund të shprehë, në Shqip, gjithë kuptimet që i janë dhënë asaj nga Shumerologjia.
Fjalia e famëshme e Listës së Mbretërve Shumerë eger-a-ma-ru-ba-ur3-ra-ta, ‘përmbytja kaloi/mbaroi’, mundet “fjalë për fjalë” të kuptohet në Shqip: “eger-a-maru-ba-urata”, ‘Përmbytja ka mbaruar, (pra:) bëj urata.’
Është një fjali me bashkërenditje, jo një e thjeshtë apo e shkurtër. Barazia e dy gjuhëve tregohet përmes fjalish, e jo vetëm përmes fjalësh të shkëputura në leksik. Kjo fjali përbën një shembull mjaft të rëndësishëm.
UraUrat janë Shenjë qëndrore e Qytetërimit. Nuk eshte percaktuar ende si term nga Shumerologjia. Një urë lidh brigjet e lumit, apo i çifton ato si një urëz parmende. Pra, është krejt e mundur që fjala ul që vizatohet si urëz dhe është afër me ur ‘urë’ Shqip, të kuptohet 'urë' në Shumerisht, sic duket edhe nga figurat.
URIM
Vlera klasike e URIM = uru15 |ŠEŠ.AB| 'i uruar' e lexuar urum, mund të shpjegohet përmes rum "i uruar" Hebraisht, të cilës i mungon vetëm e padukshmja u për tu bërë urum - që jep urum/ ≈ i urum ne Shqip, urim/urun/urur ≈ i urur = i uruar. Pjesa e pare, paraqet nje vizatim flamuri, si shenje e sheshit, kombinuar me shenjen e tempullit qe perfaqeson Atin, Zotin, pra, Sheshi i Tempullit, afer me konceptin qytet, nje nga kuptimet afer toponimit UR / Urim.
Krahaso: ‘eger a maru, ba urata’ (≈ ba urime = urim5), uro Zotin/Atin, me që përmbytja mbaroi.
Pra, toponimi Urim dmth ‘i uruar, urim’ i njëjtë me Shqipen Urim.
URIM = Urim, dhe pra: Urimi ishte Qyteti i Uruar / i Urum.

Prof. Anastas Shuke


No comments:

Post a Comment