Gëzohen shqiptarët e Malit të Zi, Tuzi bëhet komunë
Vitin e ardhshëm, Tuzi do të funksionojë si komunë. Sipas mediave malazeze, lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, kurse shqiptarëve do t`iu takojnë pozitat e zëvendësminitrave dhe ndihmësve.
Po ashtu, shqiptarët do të kenë edhe një nënkryetar të Kuvendit, e që pritet të jetë Genc Nimanbegu.
Pas nisjes së funksionuari si komunë, Tuzi do të kontrollojë vet buxhetin dhe do të përcaktojë prioritetet për rajonin e Malësisë.
Ndërkohë, Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike ka thënë se kërkesa që Tuzi të bëhet komunë është e kamotshme, kurse ka shtuar se duhet të dihen kufijtë se deri ku shtrihet Malësia. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment