Poetët janë
paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim,
janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i
qënësisë tonë qytetërim!
Pikturë e
gjallë – Gentjan Hasanas / Çmimi i Tretë ” Frang Bardhi-2016″
Posted on
November 27, 2016
Poezi nga Gentjan Hasanas
Pikturë e
gjallë
Bëra
një pikturë të
gjallë:
ushtarin e
plagosur
e mbylla në
korrniza qiparisi.
Mbaje
dorën mbi
plagë
dhe renko me
zë të ulët!
Mos vdis!
Pas pak do të
shperblehemi
dhe ti
s’do ta kesh
më emrin Alfred!
Do të mbahesh
mend si ushtar i Lirisë,
si engjëll i
Paqes,
si Sakrificë,
Vetmohim!
Kur të vdesësh
do
shumfishohesh "copy-paste"
në mijëra
piktura të tjera!
Do të gjendesh
varur në zyrën e çdo ministri!
Në albumet
Bashkisë!
Numri i serisë
tënde
do bëhet
medalion në qafën e të rinjve,
në grykët e
pushkëve do të stampohet!
Do të bëhesh
personazh i
lojërave "video game"
aty do të
fitosh saherë…
sepse ke 7
jetë!
Ndoshta… do të
jesh
edhe poshtë
jastekut të deputetes,
falë teje bën
gjumin e qetë!
Mbaje dorën
te vrima e
plumbit
dhe renko me
zë të ulët!
”Kokat e
mëdha”
me një gotë "chivas" në dorë
vizitojnë
Galerinë e Arteve!
Ata ecin pa
vënë re ku shkelin…
Gjaku rrodhi
nga tabloja!
Si kutitë e
shahut pllakat e korridorit
të bardha,
të zeza…
Të gjitha
me një vulë
gjaku në mes
nga këmbët e
vizitorit…
Oh!
Ti po vdes!
Korrnizat e
qiparisit
t’u bënë pëllumba
mbi krye…
M’u lodh dora
mbi plagë
dhe rënkimet
si kandil m’u shuan.
Vleresimi i jurisë:
Poezia me nr. 96 që mori njërin prej çmimeve të treta,
është me një motiv dhe organizim të veçantë e të pahasur në letërsinë shqiptare,
plot imazhe dhe figura letrare, thuajse poliartistike, si një shkrirje midis poezisë dhe pikturës.
Posted on November 27, 2016
Kanunitv@mili butka.
No comments:
Post a Comment