Sunday, November 27, 2016

Gjuha shqipe dhe origjinaliteti i saj, etimologjia e fjalës: “Le = lind, lindje, lindur”


Gjuha shqipe dhe origjinaliteti i saj. Kuptimi i fjalës: “Le = lind, lindje, lindur”
Në gjuhën shqipe, kjo një gjuhë pranuar e deklaruar si një gjuhë e “vetme” e para degë lindur mbi rrënjën “boshtore” të  gjuhës hyjnore “Zeus”, kemi midis fjalorit të saj kompleks, fjalën: Le = Lind, lindje, pra diçka e re krijuar mbi – Të ~ sipër, mbi e’T = J/et, e re një “Gjë” apo “gjë/kafshë” e re.

Thjesht “llustër” apo letrare – ilustrim, 
sjell dy strofa poezie nga Yjet~Rilindasi shqiptar:
ÇAJUPI
Ku Kemi Lerë
Në ç’vend kemi lere?

Ku na bëjnë nderë?
–Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,

cilë do në jetë?
–Do vend’ e tij.


Pra dukshëm qartë fjala; “le, lerë = lind, lindur”
Anagrama e fjalës shqipe; “Le = El –Yll,, Yje … (A’L)

Image result for lindja e nje bebi
Femra – Amë, kur lind ‘yllin’ e saj të ri quhet pikërisht; “Lehonë” për të vetmen arsye sepse sapo ka sjell ,“Le” në jetë pasardhësin e saj më të ri, ri-gjene/rim, rinis geni i ri.
Ashtu e njohur  prapashtesa “Um, us ~latine” dhe  “as, os is ~ greke” në gjuhën shqipe kemi pri/mare prapashtesën “ON”
E pas kësaj kemi: LE + ON = Le(h)on, por jo vetëm kaq fjala shqipe: “On, An’, Ana” kanë një domethënie kaq shumë të zgjeruar sa do duhej një studim tepër i mirëfilltë ekipor –studiuesish.
(Në shqip kemi; Ane e kand pra në këtë rast; Ane = vend i papërcakuar), ashtu si:
An = vendi i fëmijës, “tokë e vogel-mi/ter” etj.

Për këtë po sjell dy shembuj;  kur fillojmë një punë të rë një krijim të ri, fillimisht na duhet, “mendimi-vizioni-shëmbëlltyra” pik/nisja “Ana” ku nisim të ngreme, ngrehinën kreative – të re.
Në gjuhën frënge kemi: “naissance = lindje”, e cila në shqip ka kuptimin: Nis/anë, pra një “nishan-shenjë-nisje e re”

– Muaji “Janar” quhet pikërisht kështu sepse kemi të bejmë me nje nisje te re një “An’” të re  I An i Ri” [në latin. anni = vit, vite (et-e)]
– Jo rastësisht në gjuhën e vjetër asiriane; “Viti i Ri = Rish Niss/anu
“Lexoj” kjo fjalë e cila në gjithë gjuhët e tjera me bazë latine, si tek ajo greke e gjejmë: Lex = Leks, leksiko, (η λέξη, i léxi).
Në gjuhën e lashtë shqipe kjo fjalë ashtu edhe nga shembujt e mësipërm do të thotë: “Le zë, Le xë – lexoj” pra leximi ka kuptimin e shprehjesme zë mbi simbolet – gërma-shkronja duke i bërë të zëshme të kuptueshme të dëgjueshme,  nxjer – Zë, le zë, lind zëri, akoma dhe më qartë vjen kjo në dialektet e shqipes ku: “Lexoj = lëçoj, lëçit, lëshoj~zë”.
Në rast se e kuptuam pra, fjala shqipe: “Le” ka kuptimin e lindjes së Re, e nxjerjes së diçkaje të një “Gjëje” të re, mbi apo nga trupi “Amë”

Një sinonim të pastër  të fjalës:  “Le” – sërish sjell rilindasi i madhi Andon Çako Çajupi në poezinë e tij:
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë” koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.


Në latinsht, fjala;  ‘Le-lindje’ e shqipes, njehësohet me fjalën “genus” e cila ka vlerën e një “Gjëje” të re, përsëritjeje rinisje, ashtu si ende në dialektin e Devollit – Korçë ku në vend të fjalës “përsëri” përdorin fjalën e shqipes së vjetër; “Gjene = Përsëri” njëjtë si në letraren e sotme shqipe; “gjen/de = përsëri, përsëritje”

Ndërsa në gjuhën angleze kemi fjalën; “birth = Le – lind, lindje” mos harojmë se kjo fjalë e gjuhës angleze shqiptohet: Bërth (birthday) dita e “bërjes”  born child  (lindjes ler, i rënë i bërë, (piell)
Tek gjuha greke këte fjalë e gjejmë; tok/etó τοκετο, dhe “ana/tolí ανατολή – lindje gjeografi) ” por edhe génnisi (γέννηση)

Një nga mbretërit nga më të njohurit i shqiptarve ishte GENTI, ashtu dhe lulja me të cilat shëronte plagët e rrënda ushtarëve të vet u quajt për nder të tij Gentiana (Sanca) prej tw cilës sot prodhohet (apja) “barna” më e mira shwruese “gentamicina”

Mili Butka 
#Aleksander Hasanas*
Korçë më 14-9-2016


No comments:

Post a Comment