Saturday, October 22, 2016
Vrau dy Shqiptarë - dënohet turku racist, me burgim të përjetshëm
Një 44-vjeçar me kombësi turke është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasje të dyfishtë, që ndodhi më 30 prill të 2011.
Murat Baran ekzekutoi me armë dy shqiptarë, të cilëve u kishte ndaluar hyrjen në lokalin e tij për motive raciste.
Të nesërmen, Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç, sapo hynin në lokalin e tij, u qëlluan nga 44-vjeçari turk, shkruan Abc News.
Njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend, kurse shqiptari tjetër u plagos. Turku nuk ndaloi të shtënat, duke lënë të plagosur edhe disa kalimtarë të rastit.
Pasi hyri sërish në lokalin e tij, qëlloi në kokë shqiptarin që kishte mbetur i plagosur. Gjykata e Antverpenit dha dënimin maksimal ndaj turkut, atë të burgimit të përjetshëm.
kanunitv.blogspot.al/2016/10/22.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment