Shoqata Disutni Albania
Arben kosturi
Një mundësi e artë për të rinj romë ose egjiptanë dhe nxënës me aftësi të kufizuar deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç!
Një mundësi e artë për të rinj romë ose egjiptanë dhe nxënës me aftësi të kufizuar deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç!Një mundësi e artë për të rinj romë ose egjiptanë dhe nxënës me aftësi të kufizuar deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeç!
Shoqata Disutni Albania ka kënaqësinë t’iu paraqesë një mundësi të shkëlqyer të gjithë të rinjve romë deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, për të përmirësuar formimin profesional dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë në jetën e tyre.
Shkolla profesionale “Isuf Gjata”në qytetin e Korçës, dega “Shërbime sociale shëndetësore” iu mundëson të rinjve nga komuniteti rom që vendosin të aplikojnë për studim pranë kësaj shkolle kushtet si më poshtë:
1- Strehim në konviktin në dispozicion të shkollës
2- Mundësimi punësimi pas mbarimit të studimeve si asistentë socialë
3- Mundësi për të vazhduar pas studimeve në këtë shkollë, studimet e larta në programin e studimit “Infermieri”
Nxënësit që do të regjistrohen pranë kësaj shkolle përfitojnë:
1- Bursë 4500 lekë në muaj
2- Konvikt falas
3- Libra falas
4- Veshje.
Kushtet më sipër iu ofrohen të gjithë nxënësve :
1- që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike
2- nga komuniteti rom/egjiptian
3- me aftësi të kufizuar
rregulli bazë, kur nxënësit i përmbushin kërkesat e mësipërme, është që të mos kenë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Jeni të ftuar të kontaktoni me drejtorinë e shkollës ose me shoqatën “Disutni Albania” për të krijuar kontaktet e nevojshme.
Mos voni, është një mundësi për të përmirësuar si duhet jetën tuaj.
No comments:
Post a Comment