Rusia, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!
Vlen të theksohet që Rusia, filloi ngritjen si shtet, që në kohën e Carit Pjetrit të Madh.
Pretendimet hegjemoniste-okupuese në drejtim të Europës ( Polonisw, Baltikut etj),[1]
ishin që nga viti 1715, kur i
proklamon Car Pjetri i madh, që
asipronte marrjen e
Konstantinopojës-Stambollin duke e
siguru paraprakisht edhe
territoret që shtriheshin
në tërë gadishullin
Ilirik-Ballkanin, po ashtu edhe
aspironte edhe drejtimet tjera
nga Europa qendrore( Poloninë etj)! Edhe pse
ushtri ruse asnjëherë nuk ishin sulmuese ndaj
territoreve Shqipëtare, pos në disa raste
që ishin të inkuadruara si pjesë të
ushtrive të sllavëve të
Ballkanit. Rusia që nga ky Car,
filloi ekspansionin, i cili më pas
kaloi edhe si
ekspansion kolonizues ndaj fqinjëve. Të
qartësohet, rusët kundër perandorisë Osmane kishin
zhvillu edhe disa luftra
të mëhershme sesa vitet 1715, mirëpo me
rastin e Car Pjetrit të Madh, rusët filluan
luftrat për kolonizim!
Rusina
në vazhdimsi, bëri
luftë kundër Turqisë-Otomanve[2],
në krahasim me pretendimet
territoriale për zgjerim
kolonialist të saj në drejtime tjera po ashtu ishin prezente por jo kaq,
sa në drejtim të Ballkanit![3]
Luftimet që shënojnë pushtim
territoresh janë luftrat
e vitit 1735-1739[4],
kur ushtritë ruse
mposhtin ato Otomane, ku
edhe në
anën e Rusisë
dhe të Otomanve ishin
rreshtu edhe Monarkitë
Europiane Franca dhe Austria![5]
Lufta tjetër ruso-turke,
e viteve 1768-1774, sërish luftimet
zhvilloheshin për rreth Detit të
Zi, ku sërish arrihet
mposhtja e ushtrive
otomane.
Derisa
Perandoria Osmane zhvillonte luftë me
Austrinë, në vitin 1787,
Rusia shfrytëzon rastin dhe
i shpall luftë Osmanve, me qëllim të
pushtimit edhe më tej
të territoreve të okupuara nga
Osmanët! Perandoria Osmane u
detyru të nënshkruante
armëpushim në Jashi më
9 janar 1792, ku Rusia
fitonte territoret që kishte pushtu më 1783 ( si
Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë)![6]
Lufta
ruso-turke e vitit
1806-1812, filloi me nismën
e Perandorisë Osmane, e cila mendonte që
nga pësimi i trupave ruse në
Austerlic nga Napoleon Bonaparta, ishin kushte të volitshme
që t’i rikthente humbjet që kishte pësu nga
Rusia. Rusia përfitoi Besarabinë
lindore dhe Transkaukazin në
disa pika, gjë që u bë një
fuqi danubiane.[7]
Lufta
ruso-turke 1828-1829, ishte si shkak
i kryengritjes greke për
pavarsi.[8]Lufta e
tillë rezultoi me avansimin e forcave
ruse deri në Dobruxhe, përmes Vllahisë dhe
Moldavisë, ku në Bullgari rusët mban të rrethuar tre kështjellat
Shumla, Varna dhe Silistria, ku nga ndihma
e flotës detare të detit të
zi, Varna u mposht. Derisa nëpër Kaukaz ekspeditat tjera të ushtrive
ruse avansuan deri në
Erzurum .[9]
Lufta
ruso-turke 1853-1856, e njohur edhe
si “lufta e Krimesë” ku Rusia
humbi aleaten e saj Francën, ndërsa si
aleat të Perandorisë Osmane ishin Mbretria e Bashkuar-Britania, Sardenja.[10]
Francezët kërkonin të drejtat e
katolikëve nën Osman, derisa
Rusia promovonte Kishën
ortodokse.[11]
Fuqit Europiane nuk donin ta
lejonin daljen e Rusisë
në Mesdhe, gjë që ia
arritën, por që Rusia edhe
në këtë rast përfitoi disa territore
që i humbi gjatë kësaj
lufte![12]
Lufta
ruso-turke e vitit 1877-1878, u zhvillua në
mes koalicionit Ortodoks lindor të
kryesuar nga Rusia, të përbërë nga
Bullgaria, Rumania[13],
Serbia[14]
dhe Mali i zi[15], kundër perandorisë Osmane.[16]
Luftimet u zhvilluan në
Ballkan dhe në
Kaukaz. Rusia shpresonte të
mbulonte shpresat e humbura-thyera nga lufta
e Krimes( që nuk ishte aq e kënaqur,
sepse kishte shpresu ta
merrte Stambollin!). Nga kjo luftë
shtetet ballkanike përfituan
autonomi deri pavarsi, si
Bullgaria.[17]
Si rezultat e kësaj lufte,
Rusia gati sa nuk e futi në dorë
Stambollin, e që Fuqitë e Mëdha
Europiane thirrën Kongresin
e Berlinit![18] Ku nga
ky kongres rezultuan
pavarsit e shteteve të
ballkanit ( sllavo-ortodoksve), gjymtimin total-barbar të trojeve tona, duke i identifiku Shqipëtarët
si turq dhe Atdheun tonë, si nocion
gjeografik( dmth nuk ekzistonin
Shqipëtarë!).[19]
Rusia
kishte ndikim edhe në
Luftën e I Ballkanike që u
zhvillu në njërën anë koalicioni
i sllavëve të Ballkanit kundër
Perandorisë Osmane, pos influencës
në Ballkan, gjë më të madhe
nuk përfitoi![20]
Në
Luftën e I Botërore, ku pjesë e
saj aktive ishte
edhe Rusia, e cila sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të
Serbisë.[21] Rusia
nga kjo
luftë doli përfituese edhe
territorialisht, duke përfshi nën thundrën e vetë edhe
shtetet si: Bjellorusinë( 1922), Ukraina( 1922), Uzbekistani dhe
Turkmenistani më 1926, Taxhikistani
1929, ndërsa Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Kazakistani dhe Kirgistani më 1936.[22]
Përfitimet e tilla shumica
i erdhën pas Luftës së I Botërore,
duke përfitu nga bolshevizmi si parim
kinse universal, mbi të cilën arrinte të
përfitonte Rusia ( mbi këso parime kanë
përfitu edhe Perandoria Osmani përmes
islamit; Greqia[23],
Serbia, Rumania, Mali i zi etj përmes
fesë ortodokse etj)!
Në
Luftën e II Botërore, po
ashtu sërish ishte
aktive në luftë
Rusia, e cila si edhe shumëherë
më parë( edhe nga Napoleon
Bonaparti, edhe nga Gjermania më 1914, sërish edhe në këtë
luftë) u mposht rëndë ushtarakisht, mirëpo ishin Franca, Britania dhe SHBA-të
që e shpëtuan këtë
“Ariun polar”![24]
Edhe nga kjo luftë,
Bashkimi Sovjetik përfitoi
në zgjerimin e
territorit të tij, e po
ashtu edhe më shumë
shtroi influencën e saj-
dmth u bë superfuqi
botërore! Shtetet që i gllabëroi
ishin: Finlanda më 1940, Estonia ,
Letonia, Lituania dhe Moldavia më 1940. Ndërsa influenca
e këtij shteti ishte e shtrirë
në shumë vende tjera,
madje edhe në
Ballkan, si në Hungari , Rumania ,
Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria etj!
Të
theksohet që Rusia, në
luftrat e viteve 1768-1774,
1787-1792, 1806-1812, 1828–1829, 1853–1856,1877–1878,1914–1918 si dhe në lutën e
II botërore 1940-1945, në secilën
nga këto raste kishte
përfitu, ca herë më shumë e ca më pak, por
nuk mbeste pa fituar ndonjë
gjë!
Në tërë historinë është i njejti fat, kur shtetet ndërtohen
mbi baza-parime jo të qëndrueshme, siç ishte edhe rasti
i Rusisë, por edhe i Perandorisë Osmane, Arabe, Bizantine etj, që thirreshin mbi parime mbi nacionale, derisa nacionalizmi ishte bë doktrina substanciale e njerzimit veçmas në shekullin XIX, por edhe më herët
ishin determinues si gjuha, kultura, feja, etnia( e që në
rastet që nuk ishin të njejta
këto, nuk bënin të besohej
në qëndrueshmëri të asaj
ngrehine shtetrore)!
Edhe
Bashkimi Sovjetik, shumë shpejt,
as 100 vite nuk iu nevoitën, që të
demaskohet fytyra e vërtetë, që nuk ishin
teoria e socializmit, por ishte
hegjemonia pansllaviste ruse që përhapej
nën velon e socializmit! Kjo krijesë artificiale, shoveniste, kolonizuese,
gjenocidale për njerëzimin, jo vetëm për
shtetet nën okupim( a bashkim) të
saj, por edhe në
mbarë botën, shkaktoi qindra miliona vdekje
njerëzish. Sado që do
mund të kundërshtoj ndokush,
duke thënë, që kanë përkrahur Luftra Çlirimtare nëpër vende
të ndryshme të botës,
në të gjitha këto
raste, thjeshtë Bashkimi Sovjetik përkrahte vetëm
fraksionet majtiste, ku përmes
tyre pretendonte të shtrinte
influencën. Ky është element shumë
i rëndësishëm, sepse do shihet që
edhe në ditët
e sotme aplikohet
nga Rusia.
Organizatat
komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik, pas luftës së II Botërore,
por edhe më përpara, e deri me shkatrrimin e saj, ishin: Celulat e Luftarve
komunist-CCC( Communist Combatant
Cells) në Belgjikë, veproi mes viteve
1983-1986;[25] Partia Komuniste e Australisë, e formuar
më 1964[26];
Mot Dag, Norvegji që nga 1921;[27] Armata e Çlirimit Kombëtar- National
Liberation Army( spanjish Ejército de Liberación Nacional- ELN), grup i
armatosur në Kolumbi që nga 1964[28];
Grupi 22 tetori, grup terrorist në Itali, që nga 22 tetor 1969[29];
Unioni i Punëtorve dhe Intelektualve(
Union der Hand- und Kopfarbeiter), të
lidhur me Partia Komuniste të
Gjermanisë, të formuar
që në fund të 1925[30];
Aleanca-Lidhja e Njerëzve Punëtorë të Jugosllavisë, e themeluar
që nga 1945; Shërbyesit e Popullit-Lidhja komuniste, në Norvegji e themeluar
më 1998[31];
Organizata revolucionare 17 Nëntori, në Greqi, që nga 1975[32];
Brigadat e Kuqe, të themeluara
më 1970, në Itali; Fraksioni i Ushtrisë
së Kuqe( Red Army Faction), i
formuar më 1970 në Gjermani; Vija e Parë,
në Itali e formuar më 1970;Armata
e Kuqe Japonese( Nihon Sekigun-
JRA) e formuar më 1971: Armata
e Proletarve për Komunizëm (
Proletari Armati per il Comunismo- PAC) e formuar më 1976 në itali;
Federata e Rinisë Demokratike të
Indisë ) DYFI, në Indi e formuar
më 1980; Organizata e Pionerve
José Martí në Kubë, e formuar më 1961; Federata e Rinisë Demokratike në
Irak e formuar më 1951; Organizata
e Rinisë Demokratike në Afganistan e
formuar më 1978;Unioni i Rinisë Socialiste
Polake, i formuar më 1976; Rinia
Komuniste Portugeze e formuar më 1979;
Unioni i Rinisë Rebele, në Brazil i
formuar nga Partia Komuniste
Revolucionare më 1998; Rinia e Kuqe,
Holandë e formuar nga viti
1971; Lidhja e Rinisë Socialiste, në
Britani e formuar nga 1911;
Rinia Komuniste, në Itali e formuar më 1991; Lidhja
e Rinisë Komuniste në Suedi, e formuar më 1972;Lidhja e Rinisë Komuniste e Persisë, e formuar në
Iran më 1920; Lidhja e Rinisë Komuniste të
Greqisë, e formuar më 1922[33];
Rinia e Punëtorve komunist, në Spanjë, e formuar më 1977; Pararoja e Rinisë së Kuqe, në Rusi,
e formuar më vitin 2005; Lidhja e Rinisë Komuniste në
Japoni e formuar
më 1960; Lidhja e Rinisë komuniste
në Finlandë e formuar më vitin 2000;
Rinia Komuniste
Marksiste-Leniniste ( Kommunistisk Ungdom Marcister-Leninister) në Banimark, e formuar më 1969; Partia
Komuniste Greke e
formuar më 1976; partia Komuniste në Danimark, e formuar më 1990; Partia
Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë,
e formuar më 1989 ( Çeki); Partia Komuniste e
Territorit të Lirë të Trieshtës,
e formuar më 1945; Veprimi i Kuq, Kroaci nga viti 2008; Lidhja Komuniste
e Kroacisë, e formuar më 1952;
Partia Komuniste e Gjermanisë e formuar,
më 1990; Partia Komuniste e Irlandës e formuar më
1933; Partia Komuniste e Finlandës
e formuar mesviteve 1980; Partia Komuniste Franceze, e formuar më
1920; Partia komuniste e
Gjeorgjisë, e formuar më 1992;
Partia Komuniste e Maltës, e formuar më 1969; Partia Komuniste e Republikës së Moldovës,
e formuar më
1993; Lidhja Komuniste e Malit të
Zi, e formuar 1943; Partia Komuniste
në Serbi e formuar
më 1910; etj etj me qindra e me mijëra të tjera.
Bashkimi
Sovjetik mbështeti, motivoi, madje edhe
ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, si: Afganistan ishte Partia Komuniste e Afganistanit; Bangladesh ishte Purba Banglar Sarbahara Party; Butan ishte Partia Komuniste e Butanit
; Bolivi Fronti Popullor Revolucionar; Kinë ishte Partia
e Komunizmit Maoist; Kolumbi ishte Armata e Çlirimit Kombëtar, Armata e
Çlirimit Popullor, Forcat e Armatosura
Revolucionare të Kolumbise- Armata
popullore; Ekuador ishin Partia
komuniste e Ekuadorit- Dielli i
kuq, dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; Francë ishte ETA( Socializëm revolucionar); Indi
ishte Partia Komuniste e Indisë, Armata
Guerile e Çlirimit të Popullit,
Partia komuniste maoiste e Manipur; Iran ishte Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e
Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse
të Kurdistanit Lindorë, Forcat e Mbrojtjes së
Grave, Unioni i Komunitetit të
Kurdistanit; Palestinë ishin Organizata
e Çlirimit të Palestinës, Fronti
i Çlirimit Arab, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah,
Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni
Demokratik i Palestinës, Partia
popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustapha, Fronti Popullor për Çlirimin e
Palestinës etj; Paraguaj, ishte
Armata Popullore e Paraguajit; Peru, ishte Shtegu i Dritës;
Filipine ishte Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar, Partia e Puntorve
Revolucionar; Siri ishin Batalioni i Lirisë Ndërkombtare, Partia
komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste
etj; Turqi ishin Partia e Puntorve Komunist të
Turqisë, Partia Komuniste e
Kurdistanit, Partia Komuniste
Revolucionare e Turqisë, etj;
Ukrain, ishte Borotba; SHBA, ishte Familja
e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj etj.[34]
Nga shkaku i këtyre mbështetjeve për
sisteme qeverisje totalitare, të cilën
edhe vetë Rusia
më 1991 e abrogoi-e hoqi plotësisht, u vranë
me qindra miliona
njerëz.
Mirëpo për
fat të mirë, kjo
krijesë monstruoze, më në fund
u shkatërru. Shkatërrimi i saj
dihej tashmë. Me rënijen e
Murit të Berlinit, kur Rusia kishte pushtu tashmë territore edhe të shteteve satelite të saj, si Hungari, Çekosllovaki, Gjermaninë Lindore etj etj, ra tërë ngrehina
falso Socialiste. Me rastin e
Revulucionit të 1989, që filloi
në mars 1989 në Poloni, vazhdoi në
Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin
Lindore me rastin e rënijes së
Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989,
Bulgaria më 1990, Çekosllovakia më
1990, si dhe Rumania më 1989[35].
Edhe të gjitha sistemet
komuniste në shtete tjera u lëkundën së paku, e në të shumtën
u ndërruan, duke kalu në sistemin
demokratik( të etiketuar nga
socializmi si sistem kapitalist)- ishte
një shembje totale. Regjimet ranë në Poloni, Hungari, Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki ( e cila u nda në 1993), Bullgari, Shqipëri, dhunshëm u mor pushteti
në Rumani nga jokomunistët, Bashkimi Sovjetik u shpërbë,
Jugosllavia u shpërbë duke fillu
luftrat në të, Afganistani u çliru prej
okupimit Sovjetik, ra komunizmi në Afganistan,
Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen,
mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina,
India dhe Vietnami bën liberalizim
ekonomie.[36]
Me këtë
revolucion të 1989 mbaroi
edhe Lufta e Ftohtë,
sinonim i luftës mes
Perëndimit ( NATO-s) kundër paktit
Varshava( Bashkimit Sovjetik), me këtë
rast Bashkimi Sovjetik humbi statusin e Superfuqisë ( duke u shpërbë
pakti i Varshavës)!
Bashkimi Sovjetik, krijes e
hegjemonisë ruse, u shpërbë, me këtë kronologji kohore: Lituania më 11 mars 1990, Estonia më 30 mars 1990,
Letonia më 4 maj 1990, Estonia më 20 gusht 1991, Abkazia më 25 gusht 1990, Transnistria më 2
shtator 1990, Gjeorgjia më 9 prill 1991, Gaugazia më 19 gusht 1991,
Ukraina më 24 gusht 1991, Bjelorusia më
25 gusht 1991, Moladavia më 27 gusht
1991, Kirgizia më 31 gusht 1991, Uzbekistani më 1 shtator 1991, Republika
e Nagorno-Karabakh më 2 shtator 1991, Taxhikistani më 9 shtator 1991,
Armenia më 21 shtator 1991, Azerbejxhani
më 18 tetor 1991, Turkmenistani më 27 tetor 1991, Republika çeçene e Içkerisë më 1 nëntor 1991, Osetia jugore
më 28 nëntor 1991, Rusia më 12
dhjetor 1991 dhe Kazakistani më 16 dhjetor 1991.[37]
Rusia mbeti një shtet i kolapsuar totalisht[38],
ku shiteshin femrat për
prostituta nëpër Europë, lulëzoi
kriminaliteti, nuk kishte
stabilitet ekonomik, çdo gjë kishte
rënë keqas. Rusia e
viteve të 90, të shekullit të shkuar, mbeti sinonim i çdo gjëje të keqe!
Skender Jashari i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
[1]Peter the Great: The Struggle
for Power, 1671-1725, Paul Bushkovitch, Cambridge University Press, 2001, faqe
334 dhe 351.
[2] Russia’s Balkan
entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991,
faqe 147.
[5] A
Military History of Russia: From Ivan the Terrible to the War in Chechnya,
David R.Stone, Praeger Security International, Westport, Connecticut-London,
2006, faqe 66. The Seven Year’s War, Mark H. Danley, Patrick J. Speelman,
Brill, Leiden-Boston, 2012, faqe 184.
[6] https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars;
The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis
Group, 1998, faqe 203.
[7] The Routledge Companion to European
History since 1763, Chris Cook, John
Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.
[10] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 157.
[11] Russia’s Balkan
entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press,
1991, afqe 32.
[13] The Christianization of
Ancient Russia, a millennium: 988-1988. Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.
[14] Russia’s Balkan
entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press,
1991, faqe 235-248.
[15] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 60-64.
[16] Russia’s Balkan
entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press,
1991, faqe 32,
[19] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 190.
[20] Russia’s Balkan
entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press,
1991, faqe 200-206.
[21] Po aty, faqe 197.
The Cambridge History of Russia . Volume II. Imperial Russia , 1689-1917. Dominic Lieven, Cambridge University press, 2006, faqe 670.
[23] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 40.
[24] Resource mobilization for World War II: the U.S.A. , U.K. , U.S.S.R.,
and Germany , 1938-1945* Mark Harrison** Department of Economics University of
Warwick * Published in the Economic History Review, 41:2 (1988), faqe 171-192.
[25] The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA
Historiacal Review program release as sanitized 1999, faqe 17.
[34] The Soviet Union
and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal
Review program release as sanitized 1999; The Organizational Strategies of
Communist Parties in East Central Europe, 1945-89, Anna Grzyma≈a-Busse, Department of Government, Harvard
University Cambridge, 1997,(Çekosllovaki dhe Hungari).
[35] Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An
Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for
Graduation ―with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies‖ in
the Undergraduate Colleges of the Ohio State University by
Erik Lauritzen The Ohio State University June 2011
No comments:
Post a Comment