Monday, October 10, 2016

Pasqyrat Etruske shkruar në gjuhën shqipe: “N / ORAIS / KALOS”






Fjalën “Parajsë” e gjejmë në hebraisht –“pardès, në greqisht –paràdhisos” në latinisht –paradisus dhe në persisht – “pairidæza – që do të thotë; "përreth+krijues" shpjegim ky që për mendimin tim është më i përafërti.
Në botkuptimin e njeriut me fjalën “Parais – Parajsë” nënëkuptohet e parafytërohet një vend i mrekullueshëm gjithë “dritë” përcaktuar për gjithë njerzit – për shpirtrat e mirë të cilët do jenë pranë zotit  në këtë vend të begatë e do jetojnë të lumtur.
Pra “Parajsa” vend i “Shpirtit” njerzor, thënë ndryshe “Parajsa” dhe “Shpirti” kanë të njëjtin kuptim, parajsa është vend plot “Dritë –energji – Zjarr” dhe jo i “Territ” thënë ndryshe i “Ferrit” në errësirë të plotë – Terr – Ferr.
Thuhet gjithashtu se fjala “Shpirt” rrjedh prej latinishtes – “spiritum” ndërkohë dimë që fjala “Shpirt barazohet me fjalën “Frymë” kjo kundërshtuese paksa, sepse “Shpirti” është forcë e brëndshme ngarkesë “Energji” ashtu si edhe të parët tanë, përcaktuar kaq bukur –saktë; “Shpirt = Shpirto, Shkrepje – “Zjarr” – energji”I ORAIS'KALON
Në gjuhjën angleze, greke, latine dhe në shumë gjuhë të tjera, fjalët;“shpirt” dhe “frymë” japin të njëjtin rezultat ndërsa në shqip nuk ndodh kjo, sepse fjala shqipe dhe Jo-latine “Shpirt” është një fjalë e lashtë lindur bashkë me njeriun qysh në fillesë, ajo tregon forcën e brëndshme energjike trupore, ajo tregon ngrohtësi, zjarr – dritë, burim i pashtershëm riprodhimi ashtu si forca energjike prej nga erdhëm, një proçes ky i pandalshëm – infinit.
Shikoni një tabëlë krahasuese midis fjalëve, “Shpirt” “Frymë” dhe “shpirto–shkrepse” në disa gjuhë:
Shqip kemi: Frymë = frymë. Shpirt = shpirti dhe Shpirto = shkrepetimë.
  • Greqisht:                                anglisht                          latine
  • pnevma = shpirt,                      sul                                anima
  • psychi = shpirt                       spirit                             spiritum
  • spírta = shpirt –shkrepse       matches                          matches
Thamë më sipër se “Parajsa” vend i mrekullueshëm, me të gjithë të mirat e saj, vend i lumturisë, begatisë, bollëkut dhe prehjes së përjetshme-vazhdimësisë.
Kush nuk do e dëshironte, një vend të tillë, pas vdekjes-trupore, të gjithë e ëndërojnë atë edhe me “skeptikët" e kësaj bote, ashtu në heshtje pa u shprehur e shpresojnë atë, sepse; shpresa nuk vdes kurrë”
Tradita të hershme, ende akoma edhe sot ndër shqiptarë kryesisht, por edhe ndër popuj të tjerë, për të qënë të sigurtë që pas vdekjes do shkojnë në “botën e përtejme” u vendosin të vdekurve midis dhëmbve një monedhë metalike, mundësisht të florinjtë, parapagim ky për një vend në “Parajsë
Shihni figurën e mëposhtme një  pasqyrë Etruske, ku duket qartë se njeriu që kërkon të kalojë në botën e përtejme mban në dorë një qese të vogel monedhash, dhe ulur në karige; “Portieri” i asaj bote të përtejme ...
I ORAIS'KALON
Vini re sipër kësaj pasqyre - etruske, qartë dallueshëm aty shkruhet: “N / ORAIS / KALOS
Ky shkrim në gjuhën shqipe do të thotë;  N’ PARAIS KALON”
Perëndija me e lashtë egjiptiane quhej “Ra”, në gjuhën shqipe fjala “H’are” tregon gëzim, kënaqësi, fjala “orakull” tregon mrekulli, diçka krejt të veçantë, or, orikum, orient, etj të cilat tregojnë “lartësi” atje ku lind “Dielli – Ramajave të larta–Dodone, majat që prekin kupën e qejve lart në U/Ra, “Urano” ashtu si edhe fjala tjetër shqipe A/Ra = Ashtë Dritë, Reze gëzim, HAREShkëlqim, gjendur kjo fjalë edhe në gjuhën greke, huazuar prej gjuhës shqipe, oraia o/re/a = mirë, ose áristi = shkëlqyer.
ORAKULL m. vjet.1. Vendi a tempulli ku në kohën e lashtë priftërinjtë paganë  parashikonin të ardhmen ose parathoshin diçka në emër të hyjnive; që besohej se parashikonte të ardhmen ose paralajmëronte diçka. Orakulli i Dodonës. Orakulli i Defit.
Kemi një tjetër fjalë të bukur dhe plot domethenie të gjuhes shqipe Arri’, arrij, arritje, arriti (M’rriti, mbrriti, arriti ja doli mbanë) i doli nëKRYE
Në legjenden thurur për Herkulin thuhet që të bëhej “i pavdekshëm – Qiellor” ju caktuan nga “Apollon” dymbëdhjetë detyra, të cilat ai i kreu me sukses në betejen e fundit ai plagoset keq, por në vdekje e sipër atë e gjejnë “Zanat e malit” duke e ushqyer me gjirin e tyre “t’amblin hyjnor”  e shpëtojnë nga vdekja, paskësaj ai niset drejt malit të zotave “Olimp” duke fituar statusin; “Qiellor”, është ky i pari njeri që fiton këtë të drejtë por duke humbur përgjithmonë kthimin në tokë–tokësor.
Kjo legjendë gjendet e pasqyruar përsëri tek një pasqyrë tjetër Etruske, dhe aty hasim edhe fjalën që përmëndëm më sipër fjalën; “Ar, Or = Qiell = Parajsë”
anora
Dhe shprehimisht aty në fund të tabelës shkruhet:
KVANORA SCE = KU/AN/ORA SCE – KU KTHIM PRAPA SKE (An/O/rà, në krahun tjetër,nga lart poshtë, në anën e kundërt) Pra fjala “ORAIS” në pasqyrën etruske që sollëm më lart, do të thotë; “Orais = Parais” “Parajsë” në Qiell-pranë-krijuesit = “Shpirt – Dritë”

Lexoni fjalën shqipe "Orais/z" në anagramë dhe keni per të gjetur aty një fjalë madje shumë të lashtë, fjalën shqipe: Ziar/o/raiz = parais/z.
Mili Butka@Gjuha shqipe.

No comments:

Post a Comment