Monday, October 10, 2016

Meta në Greqi, ska ... të flase për çështjen çame


Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, e ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me çështjen çame pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. I pyetur për çështjen çame, gjatë të një interviste për agjencinë e lajmeve greke ‘Ana’, Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë strategjike dhe se qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të qëndrojnë larg raporteve spekulative sa i takon çështjes çame.
“Mendoj se duhet të tregohemi të zgjuar dhe të qëndrojmë larg raporteve spekulative që kanë si synim të krijojnë keqkuptime. Nuk ka asgjë që nuk mund të diskutojmë si fqinjë të mirë”, tha Meta. Nga ana tjetër ai pohoi se në Shqipëri nuk ka asnjë parti politike serioze me axhendë nacionaliste.
“Të gjitha partitë shqiptare e respektojnë Greqinë dhe integritetin e saj territorial dhe sigurisht dhe qytetarët e saj si fqinj dhe partnerë socialë dhe ekonomikë”, tha Meta. Kreu i Kuvendit, Meta gjendet për një vizitë zyrtare dy-ditore në Athinë. Si fillim është pritur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Ndërkohë politika greke është trazuar nga deklarat e fortë e komisionerit të BE-së Johanes Hahn, i cili kërkon nga qeveria greke dhe ajo shqiptare të zgjidhin dy çështje me rëndësi, siç është çështja çame dhe ajo e kufinjve detarë. Është e para herë që Brukseli rekomandon shtetit grek zgjidhjen çështjes çame. Ndaj dhe kjo deklaratë ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën greke.

http://27.al/meta-ne-greqi-anashkalon-pergjigjen-per-ceshtjen-came/
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment