“Guri – një monolit”_ Etimologji
Zef Krispi, ne veprën e tij madheshtore; "Shqipja, nëna gjuhëve“, shkruan:
“GUROS ose GLURO, në gjuhën frigje, do të thotë: GUR ARI, ose copë ari, një fjalë që ka mbetur te shqiptarët;
GÛR – GUR.
Por kjo një temë e gjerë dhe ndoshta e patrajtuar shumë nga studjuesit; lidhja e fjalës “gur” me fjalën “ar” (Në këtë shkrim mundem tu them vetëm kaq; në gjuhën e vjetër shqipe Rufeja quhej: “Rê”)
Studjuesi i radhës - Gustav Majeri, për tju shmangur disi të vërtetës thotë:
“Fjala sllave GORA etj. duhet mbajtur larg.” (f.183).
A nuk është “guri” një masiv i fortë, dhe përkatësisht në çdo gjuhë qoftë ajo, ka të njëjtin kuptim figurativ vizional dhe konkret.
Ky është “guri” materie-lidhje e fortë nyje si një trup i vetëm –mono/lit, ... ku qëndron e keqja pse nuk duhet krahasuar fjala e ashtuquajtur sllave; Gora, Gorica me fjalën
Gur, pse të gjitha vendet maja malesh kryesisht e sigurisht të “Gurta” quhen ➛ “Gorica” ?
Në gjuhën shqipe kemi një emërtim lidhur ngushtë ku duket qartë barazimi fjalës “Gur” me Goricë – pemë frut i “e/gr” e cila në gjuhën sërbe quhet jo “Goricë” por: (дивља крушка) divlja kruška = e egër dardhë.
Pra nga fjala “gur” sigurisht që kemi të tjera zhvillime semantike të saj, “i egr- egër, gri, gripa, grillë, të grin, ngrin-(ftohtë - krýo) krepa-shkrepa, i kretë - i shkretë (Creta- Κρήτη) e të tjera emertime e sinonime të pafund, “kor, kore, koriçkë, guriçkë, kur/iz pjesa e kreit maleve dhe tek gjallesat pjesa e pasme e fortë – “Kuriz” pse jo; Koritza – Korça, etj.
Në gjuhën homerike kemi; “Λιθ/οσ -Lith = Gur” - (Stone)
Pra qartë kemi të bëjmë me fjalën shqipe; Lith, lidh, lidhje (mono/lit)
Kjo e shprehur po aq bukur dhe saktë nga gjuha shqipe gjendur tek tullat prej balte-lithur (tharë në diell) dhe qe ende quhen: “Plithar” ku një imitim i gurit, ashtu si “bashka – bashkësia” e leshit e njomur me ujë të ngrohtë dhe shkumëzuar me sapun lihet te thahet dhe produkti i fituar quhet P’lith –pilis –plis –qe/leshe.
Në gjuhën e vjetër gjeorgjiane: Tulla quhet; აგური = Aguri – kjo një domethënie e madhe; Asht si Guri ➛ აგური - aguri = tullë.
Lidhja e dy a po më shumë trupave në nji trup të vetëm masiv, quhet; “monolit” e
cila në shqip sapo e thamë: M’ni/lidh =Monolith – monolite” (lidhur bër Nji; m'
njo -lidh ➛ dialektore kemi; ni = nji, një, njo, njehësoj)
Duke patur parasysh se guri është një “lidhje” anagrama e saj në gjuhën shqipe sjell fjalën: Rogoz, rugicë-prej robe thurur por edhe Çorgë- lidhje e fortë prej leshi si dhe; Guna – Gur e fortë”
RROGOZ m.
1. Thurimë e gjatë dhe e gjerë, e punuar me kashtë plishi e me xunkth, që shtrohet përdhe për të ndenjur, hasër. Rrogoz plishi (xunkthi). Kashtë rrogozi. Bëj (thur) rrogoza. Shtroj rrogozin.
Një sinonim të pastër të fjalës shqipe: “Siguri, e sigurtë” huazuar thuajse nga të gjitha gjuhët europiane të sotme, në lidhje me çka thamë më sipër kemi fjalën ≼greke≽ αληθεια –alitheia – A/lith-ia = vërtetë- e sigurtë – si/guri-security.
Pra kemi: "Lithos" = Gur dhe A’lith = Ashtë gur e
sigurt - αληθεια, e vertetë -.
Së fundi po ju sjell një monedhe ku tregon “lidhjen e dy duarve Shqiponjë: “Besa” e hershme tradiconalisht; shqipare – iliro –pellazge.
Në këtë monedhe gjendet e shkruar kjo fjalë; "λιθ" sigurisht në tw parat shkronja fenikase sjellë nga "Cadmi", përshtatur në gjuhwn greke të sotme. Pra kemi; λιθ = Lidhje - besnike.
Mili Butka@Gjuha Shqipe.
No comments:
Post a Comment